Kryeministri Edi Rama në konferencën për shyp pas mbledhjes së qeverisë me kryebashkiakët, është ndalur te largimet brenda vendit, duke iu përgjigjur dhe pyetjes së gazetares për klasat kolektive në shkollat me pak nxënës.
Rama tha se kanë diskutuar për shkolla të përqendruara, me konvikte.
“Duhet me pas parasysh që po, kemi problem me largimet brenda vendit po them, por nëse po shikoni sot përqindjen që zë bujqësia në ekonominë tonë dhe të punësuarit në bujqësi, ne jemi dhe kjo nuk është pozitive, por jemi me diferencë dhe nga rajoni jonë. Pra, largimi drejt qytetit është i pandalshëm në vendet që zhvillohet. Nevoja dhe pritshmëria e të rinjve për të pasur një punë të mirëpaguar, është gjithmonë arsyeja pse një sërë punësh që nuk i mirëpaguan, bëhen me krah pune të importuar.
Nëse do të shikoni planet e vendeve të zhvilluara si Italia, Gjermania, nëse do të shikoni radhën e shteteve të BE në derën e agjencisë së punësimit në Filipine, është radhë lufte. Europa është futur në një luftë për krah pune.
Përsa u përket shkollave, kemi diskutuar për shkolla të përqendruara, me konvikte. Po punojmë me 5 konvikte të shkollave profesionale, për t’i bërë me kushte më të mira. Kam parë konviktin në Rrëshen, që është iniciativë e kishës, por është fantastike nga pikëpamja sesi është menaxhuar”, tha kryeministri.
Rama foli dhe për largimet e të rinjve nga Shqipëria, ku u shprej se duhet të mësohemi me këtë ide sepse jemi vend i lirë. Ndalimi i tyre, tha ai, nuk është çështje e qeverisë.
“Që shqiptarët largohen, duhet të mësohemi, sepse jemi vend i lirë, jo bunker. Shqiptarët janë qenie kurajoze, dinamike që duan të shohin lart e më lart. Ndalimi i ikjeve nuk është çështje e qeverisë. Nuk jemi për të ndaluar ikjet, por për të krijuar kushtet për qytetarët”, tha ai.
Kjo Partia Socialiste Kurva ka e kurva kishte Por qe kur e mori Edi Rama Embushi me putana
Citjonezi,je karabush komplet ,leri njerezit te ndertojne,krijo zona ikonomike ne toka jopjellore,ngri vleren e tokave truall,largo ndertimet nga qytetet,jepi vlere zonave bregdetare duke ndertuar rruge e cuar uje apo korent,mos deno robin pse ndertoi nje kasolle per lopen....ti je nje vend kantier ( i viteve '50 per evropen) ,lehteso cdo njeri qe mundet dhe do te ndertoi a te hap nje kantier pune e mos i caj karin me nje thes letra!? Mos zbato ligjet e frances,a evropes sot se ata jane 200 vjt perpara....
Citjonezi,je karabush komplet ,leri njerezit te ndertojne,krijo zona ikonomike ne toka jopjellore,ngri vleren e tokave truall,largo ndertimet nga qytetet,jepi vlere zonave bregdetare duke ndertuar rruge e cuar uje apo korent,mos deno robin pse ndertoi nje kasolle per lopen....ti je nje vend kantier ( i viteve '50 per evropen) ,lehteso cdo njeri qe mundet dhe do te ndertoi a te hap nje kantier pune e mos i caj karin me nje thes letra!? Mos zbato ligjet e frances,a evropes sot se ata jane 200 vjt perpara....
Pikerisht se nuk po krijohen kushte qe qytetaret te jetojne me dinjitet, po ndodh shpopullimi. Dhe cfare te thote kur nuk i mban dot njerezit, thjesht i le te ikin dhe me pas hakeron censusin sepse jane me pak se 2 milion
Kjo Partia Socialiste Kurva ka e kurva kishte Por qe kur e mori Edi Rama Embushi me putana
Rama eshte pikerisht ai qe per nje dekade pergjysmoi popullsine e vendit. Vertet njerezit levizin se jane te lire, por jemi te gjithe deshmitare qe na kane ikur njerez te afert e te njohur, te neveritur nga arroganca e qeverise dhe nga abuzimet qe pengojne dhe demtojne cdo aspekt te shoqerise
Ne vitet 1800 shume angleze largoheshin ne mase nga Anglia per ne USA. U mblodh Parlamenti dhe po e diskutonin kete problem qe ishte bere shqetesim per popullin dhe per qeverine britanike. Nje deputet britanik tha: ata (qytetaret britanike) largohen nga vendi jo se duan, por se duhet te largohen, per shkak te kushteve te veshtira te jeteses. Qeveria britanike studioi situaten, gjeti menyren per te rritur mireqenien e tyre, dhe ne vitet 1900 nuk ishin me britaniket qe zinin vendin e pare si emigrante ne USA, por njerezit e ardhur nga shtetet lindore te Europes. Dihet pse. Pra i nderuar zoti kryeminister, te takon ty dhe gjithe klases politike shqiptare te gjeni zgjidhjen. Si e gjeten britaniket per shtetasit e tyre. Arsyet pse largohen njerezit nga nje vend per ne nje vend tjeter jane te natyrave te ndryshme, por nje gje kane te perbashket te gjitha keto arsye: ata nuk ndihen mire me kushtet me elementare te jeteses ne vendin e tyre, ne atdheun e tyre. Kjo i detyron te lene cdo gje dhe ta nisin jeten nga fillimi ne nje shtet tjeter.
Kete shqiptari i thjeshte e shqiperon:Duhet te mesoheni me sundimin tim,qe ja u bej vendin tuaj ta ndjeni me te huaj se i vendi i huaj.
A pika thuaj . Lideruc që s'merr asnjë përgjegjësi. Kështu është po t'ja japësh të gjitha gjërat oligarkëve... Që duan t'ju punojnë njerëzit me 10.000 Lekë/muaj. Dhe me arrogance të thonë se I mbajnë me bukë. Kështu është kur ti me madhtruesat e tjerë politikanë të 30 vjet "tranzicion" vratë shpresën e tyre. Ketu fut dhe Rilindjen Artisto se është përgjegjësi për 1/3 fazën përmbyllëse. Punë ka boll, por nuk ka profesionistë thoje zotrote. Ty dhe kastës ju duhet kështu Shqipëria se e para qeverisni me kollaj . E dyta mendoni se kaq shumë njerëz ku do të shkojnë? Do të sjellin remittanca ose do kthehen të investojnë. Duke I rritur ju aty ti zhvasni ! Me çmime 5000€/m² banim apo barrierat për hyrje realisht në biznes në mjedis që nuk garantoj konkurrencën. Merr përgjegjësitë o lideruc. Dhe mos dil si gjeli majë plehut. Ik bashkë me Salehun dhe Liken se na vjen për të sjellë kur ju shkojmë e dëgjojmë në mediat e uzurpuara 24/7.
Rroga minimale 500€ e ndalon emigrimin o Derr Global. Ta ka thene Berzh. Dil thuaj nuk e bej dot aq rrogen. Këllirë
Po, e vertetë, mund të ikin si turistë psh, por jo përgjithmonë.
Edhe 2mije euro ti besh rrogat njeriu i ndershem qe mendon per te edukuar femije te ndershen nuk jeton aty por e merr rrugen e mergimit.Pse?sepse edhe ato 2 mije euro duhet tja japesh:policit,doktorit,zyrtarit e lista eshte e gjate.Pra cfare mungon ne kete vend?SHTETI!Tanime ska nevoje per propagande se edhe barinjte e dine se jashte kufinjve te ketij vendi kudo funksjonon shteti.