Rama i del në krah Veliajt: Sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, cirk që turren si te torta e pavarësisë

28 Korrik 2024, 16:39Politika TEMA
Rama i del në krah Veliajt: Sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, cirk

Ne fjalen e tij ne Kongresin e PS, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat para Bashkise se Tiranes, duke i dalë në krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama i krahasoi sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, si cirku i atyre që u turrën si te torta e Pavarësisë.

“Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga cirku i tyre që turren tek Bashkia e Tiranës si para tortës, e në vend të saj hanë muret e bashkisë, nga minjtë që dalin nga vrima syshqyer nga presioni që u bën në stomak kaçkavalli i mykur apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, tha Rama.

5 Komente

  1. f
    fredi

    Nje nenhajdut qe merret ne mbrojtje nga hajduti qe po ben Zahon miliarderin me te madh te Ballkanit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Nga i di këto gjëra ti fredi loqia ? Ke qënë prezent kur mbushnin thasët me lekë , apo ashtu të thotë shpellari i Viçidollit ?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati

        Nga i di këto gjëra ti fredi loqia ? Ke qënë prezent kur mbushnin thasët me lekë , apo ashtu të thotë shpellari i Viçidollit ?

        Përgjigjjuni
      2. c
        ce

        Besoj e mbani mend torten e fameshme te pavaresise qe na turperoi para gjithe botes. Si u turren shpellaret e Bathores, te Astirit, trushplaret bushkolas kokpalare morragjinj te Kurbinit, te Mamurrasit me legena e tepsija e kova ne dore mbi torte a thua se kishin nja dy jave pa ngrene. Kjo ishte shpikja me qesharake e perbindeshit te vicidolit qe ja hodhi pertoke prestigjin e tij para botes dhe ketu filloi renja e tij e pandalshme drejt fundit apokaliptik me 14 maj 2023 kur spiuni Agush dhe perbindeshi i vicidolit rane nokaut nje here e pergjithmone dhe nuk do ngrihen me kurre ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mateo

          O Fred, po ku ia pe djalit llogarine bankare, qe deklaron me kaq siguri?! Na thuaj edhe neve qe ta perhapim.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje