Rama në Kongresin e Arsimit: Të bindim BE që të krijojë mundësi që universitetet tona të hyjnë në sistemin europian

12 Shtator 2022, 10:38Politika TEMA

Rama në Kongresin e Arsimit: Të bindim BE që të krijojë

Në ditën e parë të këtij viti të ri shkollor, po mbahet Kongresi i Arsimit në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me temë ‘Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt Integrimit Europian.’

Në fjalën e tij, Rama theksoi se dy element në të cilët duhet të fokusohet Kongresi është arsimi profesional dhe universiteti, ndërsa vëmendje të madhe duhet të marrë njehsimi i diplomës në vendet e BE dhe krijimi i kolegjeve profesionale.

“Këtu do të ketë 2 ditë panele dhe punë me aspektet e veçanta, por dua të ndalem dhe pak tek 2 elementë të tjerë, arsimi profesional dhe universiteti.

Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishëm por të pamjaftueshëm. Ashtu si me universitetin. Por të kthehemi për një moment nga jemi nisur, është dita me natën.

Të gjithë i kujtoni universitetet fantazëm që shisnin diploma, i kujtoni radhët kaotike, merita nuk ishte e gjitha, lidhjet partiake, shoqërore e korruptive përcaktonin shumë. Sot kjo nuk ndodh më, nuk ka shans që fëmija i një deputeti të zërë radhën e një fëmije të një bariu se i gjithë procesi është i dixhitalizuar dhe rëndësi ka rezultati.

Çdo ndërhyrje lë gjurmë dhe nuk ka të tilla. Sot procesi nuk ka asnjë ankesë për padrejtësi. Edhe ai proces ka nevojë për përmirësime, të cilat janë diskutuar dhe ne po i bëjmë hap pas hapi. Ndërkombëtarizimi i të gjithë sistemit tonë universitar është domosdoshmëri.

Shpresojmë që përmes lobimit politik pranë BE dhe KE duke përfituar dhe nga pozicioni i ri që kemi si vend që negocion së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, ta bindim BE që ta përfshijë sistemin universitar të vendeve tona në sistemin europian për t’i krijuar mundësi universiteteve tona të hyjnë në sistemin universitar europian, ku më pas sinergjitë dhe njehsimi i diplomës është shumë i thjeshtë dhe proces i mbështetur financiarisht.

Krijimi i kolegjeve profesionale është objektivë që duhet ta ndjekim e plotësojmë. Dua të rikapitulloj se për ne, dixhitalizimi i vendit dhe i ndërveprimeve në nivelin e sipërmarrjes dhe të marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si një proces themelor për të krijuar kushte për një punësim cilësor dhe të ardhura më të larta është prioritet në arsim”, tha Rama.

27 Komente

  1. x
    xhorxh

    mendim te mire paska dhene kryeministri i vendit pse jo mos te bindet BE qe universitetet tona te hyjne ne sistemin europian

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eno

      Arsimi ka pesuar nje mdryshim mjaft te madhe ne te gjithe vendin dhe shpresoj qe kjo gje te arrihet sa me shpejt

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arnoldi

        Ka ca universitete qe njihen jashte por duhet qe te gjithe te jene te akredituara ne europe dhe jo vetem

        Përgjigjjuni
        1. d
          denis

          shkollat tona duhet te njihen jo vetem ne europ por ne te gjithe boten pasi shkollat tona jan shume te suksesshme

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            Nese universitetet tona do te njihen ne te gjithe europen kjo do te ishte nje plus i madh per te gjithe ne

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tini

              Me ju do ecim perpara si ne ekonomi si ne arsim

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kalec Dega

                ahahahhahahahaha, boj fushata ose nje fleterrufe...ose demasko armikun e jashtem- sipas zedhenesit te arsimit shqiptar...... = ose me mire akoma, dergo delegat mesuesin Ahmetaj, ti mahnise me Anglishten e tij.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vini

                  arsimi ne shqiperi eshte duke ecur shume perpara duke marr staf cilesor por dhe eshte ndertuar shume shkollat e reja

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    koli

                    Duhet bere sepse ajo i jep shume perparesi zhvillimit te nje arsimi ne vend

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alesja

                      I gjith sistemi arsimor ka ndryshuar he esht permirsuar ndjeshem per hir te se vertetes. Duhen dhe shume pak ndryshime dhe mund te jemi ne te njejtin nivel me universitetet europiane

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ergi

                        Me aq pune sa jane bere ne arskm nuk me duket dhe aq e largeg si dite

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mark

                          Ha...ha..., sipas Edit: "...shpresojmë që përmes lobimit politik pranë BE dhe KE .... ta bindim BE që ta përfshijë sistemin universitar të vendeve tona në sistemin europian ....." Lobimit politik? Ne cilin planet jeton Edi? Ne planetin e Albanistanit? Edi mendon me mentalitetin shqiptare, i 'fut miq politikanve Europian'. Qe sistemi universitar shqiptar (edukimi, R

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lani

                            Universitet edhe me kontributin tend i keni kthyer ne institucione ku kalohet koha e lirë z kryeminister. Pedagoget aty varin vetem xhaketen se punen per te ushqyer familjen e bejne diku tjeter. Ato qe marrin aty te Universiteti yt nuk u dalin as per te paguar fee-te e konferencave dhe botimeve qe jane te detyruar te bejne.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hansi

                              Ishalla pranojne vertet qe universitet tona te hyjne ne sistemin europian sepse e meritojme

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Besa

                                Uroj qe ta marrin per baze dhe te realizohet deshira e te gjithe shqiptareve dhe jam e sigurt qe me ju Edo do na plotesohet sepse drejt asaj rruge jemi por thjesht duhet pak durim

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jon

                                  Gjerat e mira duan pak kohe dhe jam plotesisht i sigurt qe me ju do na plotesohet dhe kjo deshire qe BE te aprovoje qe universitetet tona te behen me standarte europiane

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Geni

                                    Keto jane synimet ideale per nje shqiperi qe po zhvillohet

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bona

                                      Arsimi ne vendin tone ka perparuar shume dhe keshtu do vazhdoje fale punes suaj

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arti

                                        Bravo zoti rama keto kane ambiciet e shqiperise europiane

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Evi

                                          Jam e sigurt qe si cdo gje qe ka menduar e ka arritur do e arri dhe kete

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alban

                                            Pse jo te gjithe shkollat shqiptare te njihen ne gjithe europen , do ishte arritje fantastike per arsimin

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lea

                                              Do ishte vertet nje mundesi e mir qe universitetet tona te njihen dhe jasht vendit per vet faktin qe mujd te punojme dhe andej

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Luan

                                                Duhet te behen sa me shume binjakezime mes shkollave te shqiperise dhe atyre europiane

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  erma

                                                  do jete vertete lehtesim per te gjithe studentet nese universitetet tona do futet ne sistemin europian

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. o
                                                    olsi

                                                    gjithmone i eshte dhene vemendje e madhe arsimit ne vend dhe po bejne cmos qe te afrohemi sa me prane standarteve eurpiane

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. r
                                                      regi

                                                      keta jane investime te duhura ne fushen e arsimit dhe ka lezet te duken shkollat sikur jemi jasht shtetit

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        teo

                                                        hallall per keto pune kaq te mira qe keni bere fushen e arsimit e meritojne femijet

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje