Rama nga Davosi: Jemi ende nën sulm kibernetik nga Irani

17 Janar 2023, 19:10Politika TEMA

Rama nga Davosi: Jemi ende nën sulm kibernetik nga Irani

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në forumin e Davosit për sulmet kibernetike. Rama theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

Në Forumin Ekonomik të Davosit, kryeministri Rama ndau eksperiencën me agresionin që erdhi nga Irani, që sipas tij vazhdon çdo ditë.

Pyetje: Shqipëria verën e kaluar është një shembull konkret se si sulmet kibernetike mund të ndikojnë qeveritë dhe kombet. Kryeministër, presim të dëgjojmë nga ju.

Edi Rama: Kurrë mos fto dikë nga Ballkani dhe t’i vendosësh një limit kohor. Nisi me shërbimet, por e dimë që infrastruktura kritike është në rrezik. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është mallkimi i teknologjisë.

Sipas kryeministrit, ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde.

Edi Rama: Po të pyesësh çdo kryeministër në botë se çfarë mendon për kostot, do të thotë që ndjen dhimbje. Ndaj nuk është një pyetje shumë e mirë, por do përpiqem t’i mbijetoj dhimbjes. Është ndryshe kur investon për të bërë diçka, sepse njerëzit do ta shohin dhe do të të mbështesin; Është ndryshe kur investon për të mos lejuar diçka të ndodhë. Njerëzit do thonë, nga çfarë po e mbron, nuk ekziston.

Pyetje: Kryeministër, uji të shëron më së miri.

Edi Rama: Nuk jam ende në atë pikë. Mos më ndërprit. Duhet ende të mbledh mendimet e mia.

Panelistët arritën në konkluzionin se hakerat do të jenë gjithmonë një hap përpara në luftën kibernetike, por me anë të bashkëpunimit midis qeverive dhe kompanive, dëmi i tyre mund të kufizohet.

4 Komente

  1. a
    ala duke fjetur Kau duke menduar te jet Ender

    nderkohe qe Ujku kafshon -Si nuk u mesuan njiher shqiptaret te marrin kte boze seriozisht ? Lufta ka filluar ,gjithcka eshte paralajmeruar ,kriza do thellohet , e gjitha Bota eshte sulmuar si edhe Shqiperia akoma jo fizikishte ,por me metoda Kibernetike ,gje e cila eshte nji Sinjal i mjaftueshem per te kuptua se Lufta ka filluar ! Ukraina eshte pushtuar fizikishte por kjo mundet te ndodhi gjithandej kur dihet tashme se asgje vec Forces nuk Dikton kte Bote . Ka 10-vjet merret me nji Bande Shkerdhatash ( nji tufe injorantesh qe i nai Ngeci Miku ne Qypin e Politikes ) ne vend qe te fuqizoje vendin ,e pregatitet per me te keqen e cila po vjen , e qe s'e shikojne vetem naivet , vetem ata qe jetojne ne Rolin e Viktimes i pelqen ta shikojne si iluzion , qorra qe s'arrijne te shikojme qarte ,ne ate cfar ndodh ne Ukraine . _ Eshte gabim Fatal qe mundet te na kushtoje shume si Komb e na coje nji hap large gremines

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Nje mesues vizatimi flet per kibernetiken. E keqja nuk eshte qe flet, por qe beson se mund te jape mend edhe ne kete fushe. Kryeminister edhe HAJDUT edhe IDIOT.

      1. T
        T

        Mo's.pi mall mo shoku rame

        1. D
          Desy

          .Pak nga pak me sa duket po marrim edhe ne nga mentaliteti i i"lavdishem" i popullit serb se ata e kane zakon qe deshtimet i paraqesin si suksese kombetare dhe dhe i kthejne madje ne dite te shenuara

          Lini një Përgjigje