Rama nga Durrësi: Synojmë 1 milionë vota dhe 9 mandate në këtë qark!

10 Prill 2025, 20:20Politika TEMA
Rama nga Durrësi: Synojmë 1 milionë vota dhe 9 mandate në

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste synon të marrë 1 milionë vota në zgjedhjet e 11 majit, përfshi edhe ato të emigrantëve.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi në Durrës, ku tha se në këtë qark, PS synon 9 mandate deputetësh.

Sipas shefit të ekzekutivit, PS sot është në një moment që duhet të finalizojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai shtoi gjithashtu se sot PS është në momentin dhe kohën e duhur, njëlloj si PD në mars të vitit 1992, kur u votua masivisht për të mbyllur 50 vite të komunizmit.

“Në vitin 1992, jo të gjithë ishin me PD, por e votuan masivisht pasi donin të mbyllnin atë faqe. Por në mars ’92 shqiptarët llogarinë me historinë e bënë si duhet dhe e votuan masivisht.

Sot ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë një votë përtej mbështetësve natyralë dhe tradicionalë të PS. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë vota, por 1 milionë, duke përfshirë dhe emigrantët”, tha Rama.

1 Komente

  1. M
    Meti

    Shum e ngrite steken or taj. Thuj 9-2 me ken mrena

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje