Rama pas deklaratave të Borrell për zgjedhje të reja në Veri: Pa u liruar tre policët nuk ka hapësirë për përparim! Të ndërhyjë Franca dhe Gjermania

22 Qershor 2023, 22:01Politika TEMA

Rama pas deklaratave të Borrell për zgjedhje të reja në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Josep Borrell se në veri të Kosovës duhet të zhvillohen zgjedhje të reja sa më parë, me qëllim qetësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Për kryeministrin Edi Rama pa u liruar tre policët nuk ka asnjë hapësirë për të bërë përparim të vërtetë.

Sipas tij, pasi të lihen të lire tre policët duhet një veprim i fortë i Francës dhe Gjermanisë, për të ndaluar sipas Ramës këtë spirale absurditet.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! 

Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRO 3 POLICET!”, shkruan Rama ne twitter.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se në takimet që i ka pasur sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua në shumë në çka por në atë se si dhe kur – do të qetësohet situata në terren, me shumë konkrete , si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell të enjten.

6 Komente

  1. i
    infantil

    Rama tja ngreje si ceshtje Vucicit ne takimin e Ballkanit te hapur. Kryeminister idiot qe i duket vetja udheheqes vizionar

    Përgjigjjuni
    1. A
      AI

      Pra djemte u burgosen per shkembim...po nos ishin burgosur? Pra po u vjen pershtat te gjitheve kjo pune...gjetje e zgjuar.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Ata lumdhenjtë janë peng tani,lirimi i tyre nuk bëhet pa një koncension politik. Ose sërbët do kërkojnë lirimin e atij sërbit që arrestuan KFOR dhe Kosovarët. Nuk e bënë Sërbia edhe me ndërhyrjen e Francës dhe Gjermanisë, pa vjelur diçka qoftë dhe politike. Janë të njohura këto sjellje nga qeveri të korruptuara politikisht si në këtë rast Sërbia.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qazimi

          Po mire mer plak, kur te tha ty kryeministri greqise liro nga paraburgimi at mutin e himares ti i the se e ka drejtesia ne dore dhe nuk varet nga une. Tani prit deri sa te dalin ne gjygj edhe trimat police te kosoves. Se mos e pranojne qe kane trafikuar mallra kontrabande ore!!

          Përgjigjjuni
          1. a
            armand

            Foli prape ky "tradhtari" . Ata policat duhet te qendrojne ne Serbi se vetem keshtu bitha e binit dhe vuqiqit mund te ulen ne kolltukun e kryeministrise dhe presidences. Rri urte "tradhtare" mos na nderhy ne punet e perbrendeshme se s'kemi nevoje per qetesi . Shyqyr qe vuqiqi na rrembeu djemte qe te quravisemi pak kancelerive te evropit se vetem kete dime te bejme.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neri

              Po perse mor Rama e bere kete gabim.Sala,Meta dhe Kurti,megjithse ketu e kishin theksin do te pranojne pa kushte kete :zgjedhje te menjehershme,packa se policet te mos lirohen.Shqiptari e ka per fis:per inat te vjeres, shkon fle me mullixhiun.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje