Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si lryetare e Komisionit të Shëndetësisë

22 Qershor 2023, 14:35Politika TEMA

Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si lryetare e Komisionit

Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.

Nga mbledhja bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.

Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë.

Lini një Përgjigje