Berisha shpreson dhe ëndërron se do të ketë fatin e kryeministrit indian

22 Qershor 2023, 12:28Politika TEMA

Berisha shpreson dhe ëndërron se do të ketë fatin e

“Si Modi, dikur non-grata, tani po shkruan historinë në Uashington”.

Kështu shkruan portali i familjes Berisha, që ka publikuar një shkrim të mediave amerikane për vizitën e kryeministrit indian në SHBA.

“Modit, dikur kryeministër i shtetit Gujarat në Indinë perëndimore, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara më 2005 me akuzat të lidhura me dhunë të ushtruar nga turma besimtare.

Në atë kohë, kryeministri i ardhshëm i Indisë u përball me sanksione sipas një ligji që ndalonte marrjen e vizave për zyrtarë të huaj që shiheshin përgjegjës për “dhunime të ashpra të lirisë fetare”, pasi revoltat në Gujarat më 2002 çuan në vdekjen e rreth 1000 njerëzve, shumica myslimanë.

Në një deklaratë të asaj kohe, ambassdor David C. Mulford tha se vendimi i Departamentit të Shtetit ishte bazuar mbi një raport të Komisionit Kombëtar Indian për të Drejtat e Njeriut që thoshte se kishte pasur “dështim total nga ana e qeverisë së shtetit për kontrollimin e shkeljes së vazhdueshme të së drejtës së jetës, lirisë, barazisë dhe dinjitetit të popullatës së shtetit”.

Por gjërat ndryshuan me shpejtësi kur Modi u bë kryeministër i Indisë më 2014. Atë vit ai mbajti një fjalim në Madison Square Garden pas marrjes së vizës që dikur i ishte mohuar. Ai foli për herë të parë në Kongres më 2016 dhe, tre vjet më vonë, pas rizgjedhjes me një fitoreje të qartë, u takua me Presidentin Donald Trump në Houston. Darka shtetërore e së enjtes dhe fjalimi në Kongres konfirmojnë se Modi jo vetëm është rehabilituar, por edhe jashtëzakonisht i mirëpritur”, thuhet në shkrimin e botuar nga portali i familjes Berisha.

Nënteksti në shkrimin e botuar nga portali i familjes Berisha, është se një ditë edhe ata mund të rehabilitohen dhe t’iu hiqet non grata, siç ndodhi me kryeministrin indian.

Gjë që normalisht, është thjesht një ëndërr vere e familjes Berisha.

6 Komente

  1. J
    John Qelbashi

    Modi eshte po aq qelbesire sa Saliu, por ka 1.4 miliarde bythe Indiane ne ngarkim , dhe tregeti prej 120 miliarde dollaresh si dje interesa per te angazhuar Kinen, prandaj kane zene hundet dhe po e perballojne eren e qelbesires. Sala nga ana tjeter eshte nje qelbesire qe ska asnje lloj vlere dhe e ka vendin tek vrima e qelbesirave

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Edhe berishës do i hiqej non grata , sikur të bëhej……….indjan .

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bubuzhel Berati

      Te enderoshe nuk eshte keq se mbane veten me shprese por kur krahasone nje shtete me 1 miliarde e 200 milione banore dhe 100 mije votues te fraksionit te non grata Berrisha kuptone qe ke te beshe me njerez jo stable menderisht...... India puissance e armeve nucléaire ndersa Shqiperia e non grates nuk ka nje avione ehhhhh kemi te bejme me debila qe aksidentalishte kane hyre ne politike . Shpresojme qe mbas vdekjes Berrishes ti heqim non grata familjes kriminale Berrisha

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        Une bisedova ne Departamentin e Shtetit per punen e Sali Berishes dhe mora kete pergjigje: "Zotit Berisha do t'i hiqet cilesimi "Nongrata" pasi te kryeje denimet me burg te perjeteshem per krimet dhe vjedhjet qe ka bere ne Shqiperi."

        Përgjigjjuni
        1. f
          fjala vjen

          Mund ti hiqet non grata Saliut, por atehere ai do jete nen toke, vetem po e mori ne dore Shkelzeni me Argiten dhe ta fusin ne goje.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Indiani Raxhkapur

            Sigurisht që është ëndër behari ,po nuk janë një lloj dënimet . Non grata Sali është dënuar për korrupsion madhor , d,m.th hajdut me çizme , sabotim të drejtësisë , d.m.th mbrojtje të hajdutëve dhe kusarëve të familjes . Le të rrojë me ëndra se mbase dhe realizohen !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje