
Enkelejd Alibeaj i cili mbajti postin e kryetarit të Partisë Demokratike deri në përfundim të zgjedhjeve vendore të 14 majit, në një komunikim me gazetarët nga oborri i Kuvendit u shpreh i kënaqur nga drejtimi i përkohshëm që ai i bëri partisë.
I pyetur përse nuk kandidoi përballë Bashës, Alibeaj tha se: Unë e kam bërë të ditur dhe në deklaratën time të dorëheqjes, jam shumë serioz në detyrat e mia në PD.
Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet."
Lini një Përgjigje