Balla: Avokatin e Popullit mund të propozojë opozita, por nuk mund të jetë avokat i PD

22 Qershor 2023, 11:43Politika TEMA

Balla: Avokatin e Popullit mund të propozojë opozita, por nuk mund

Kryetari i grupit parlament të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Avokatin e Popullit mund ta propozojë opozita, por kandidatura duhet të jetë një figurë e larguar nga politika dhe që nuk ka qenë figurë PD-së gjatë viteve të fundit.

Në fjalën e tij në Parlament, Balla theksoi se mazhoranca nuk do ta pranojë asnjë kandidaturë me profil politik.


“Ne duam që Avokatin e Popullit ta propozojë opozita dhe asnjë deputet i PS nuk do përshihet në mbështetje me firma të një kandidati sikurse e përballon ligji dhe rregullorja. Avokati i Populllit nuk mund të jetë avokati i PD. Nuk mund të jetë një figurë e spikatur e PD brenda viteve të fundit”, tha Balla. 

Balla ka ftuar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi që javën e ardhshme të ulen në takim për të diskutuar për kandidaturat.

“Të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me drejtuesit e Komisionit të Ligjeve në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë dhe të fillojmë të shkojmë drejt një grupi 3-4 kandidaturash që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus.

Dhe pastaj secili prej nesh në grupet parlamentare të kërkojë mbështetjen. Ky është një model që duhet konsoliduar. Ne të shkojmë drejt një kandidature që ju mund të keni të drejtën për të propozuar, por as tradita parlamentare dhe as Kushtetuta nuk ja u ka thënë që ju keni të drejtën të emëroni Avokatin e Popullit.

Mendoj që duke qenë se javën e ardhshme kemi javë pa angazhime të mëdha ta shfrytëzojmë kohën në dispozicion”, u shpreh Balla. 

4 Komente

  1. Y
    Y

    Lerjani PD edhe kete funksion si kudo tjeter neper rrethe ci doni socialist me votat I moret nga ata tani hidhni me rruge si cdo here mos I luani ata te Pd nga puna se me ata punohet me mire .Votat I merrni nga socialist te punesuar jane pdistet etj etj .......

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Tualet Palla per Avukat Popullli…. Lol Ose Vangjush Dakja e Tahir Audi …..

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Y

      Lerjani PD edhe kete funksion si kudo tjeter neper rrethe ci doni socialist me votat I moret nga ata tani hidhni me rruge si cdo here mos I luani ata te Pd nga puna se me ata punohet me mire .Votat I merrni nga socialist te punesuar jane pdistet etj etj .......

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tiku

        Nuk late socialist pa hequr nga puna dhe nuk late demokrat pa pune

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje