Përçarja në PD, Korreshi: Demokratët ta kenë të qartë se lufta s’po bëhet për ta, por për b*thën e këtyre

22 Qershor 2023, 11:19Politika TEMA

Përçarja në PD, Korreshi: Demokratët ta kenë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka dalë kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat, Korreshi u shpreh se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar rrugës, ndërsa theksoi se kanë kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë.

Korreshi, duke ju drejtuar demokratëve u shpreh se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti, s’bëhet për ta por për interesa personale.

‘I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa.

Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Në shtëpi jemi përditë, ideja është se  Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në.’- tha Korreshi.

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Paska ngrene buke misri te djegur me fasule te nxehta qe i kane percelluar gjuhen dhe shoqeruar me qepe Bozhigradi, e cila i ka qelluar shume teper djegese, andaj mos ja vershelleni shume ketij shalqixhiut te "Muzakajve" Oh mjere Shqiperia, secili kerkon ta perdhunoje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje