Ambasadorja franceze nga Korça: Ka akoma shumë punë për të bërë për luftën kundër korrupsionit

22 Qershor 2023, 13:03Politika TEMA

Ambasadorja franceze nga Korça: Ka akoma shumë punë për

Pas diplomates amerikane Yuri Kim, edhe ambasadores franceze Elisabeth Barasacq i përfundon mandati. Nga Korça ambasadorja franceze ka folur në lidhje me reformat e qeverisë e deri tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

E pyetur në lidhje me integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, ambasadorja franceze u shpreh se Shqipëria është në fazën ku BE po verifikon se çfarë ka bërë Shqipëria në zbatimin e reformave.

"Duhet të kujtoj se Shqipëria tashmë është në fazën ku komuniteti evropian po verifikon se çfarë Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave",- tha Barasacq.


Ajo tha se ka akoma shumë për të bërë në fushën e reformave veçanërisht në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

"Ka akoma shumë reforma për të bëre në fusha të ndryshme në atë të qeverisjes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Ritmi i shkëmbimeve dhe marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë është një ritëm që përcaktohet vetëm nga Shqipëria"- tha diplomatja franceze.


Ambasadorja Franceze në përfundim të mandatit shtoi gjithashtu se në 3  vitet e  saj në Shqipëri marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar jashtë mase, por do donte të bënte më shumë pasi në vitin e parë të mandatit të saj ishte vit pandemie.

3 Komente

  1. A
    AX

    Foli dhe kjo idiotja qe me shume perfaqeson Saliken sesa francen e cila ka pergjegjesi te madhe qe con diplomate medioker ne vende si Shqiperia qe perfaqesojne interesa strategjike të unionit evropian dhe jo të Rusise dhe salikeve te saj ne ballkan. Kishte lezet Yuri Kim dje!!!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Madam!As qe ka filluar ndonjehere kjo pune qe thua zotrote.Ky vend eshte vendi i qelbesirave qe nuk behet kurre !

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lindita

        Zonja ambasadore Elisabeth Barasacq nuk ta degjuam zerin ketu e tre vjet per korrupsionin galopant te mikut te Frances, Sali Sheqere Vuk Berishes. Te urojme suksese ne detyrat e tjera.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje