
Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi ish kryetarin e komanduar, Enklejd Alibeaj se ishte orkestruesi i rikthimit të Lulzim Bashës.
Ai tha për Report TvAi se kjo situatë brenda PD-së është e njëjta me atë që krijoi Berisha. Pra sipas tij, Basha është duke e kopjuar për të mbajtur peng PD-në, por me ndryshimin e deputetëve që e përkrahin.
“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë. Kështu është situata e PD fatkeqësisht. E vërteta është kjo, që PD po shkon drejt greminës. Atë që bëri Berisha, po e bën tani Basha, do të mbajë peng PD.
Gjej rastin t’i bëj thirrje të gjithëve që janë në këtë marri, që duhet të kuptojnë një gjë. Alibeaj ishte njeriu i cili orekstrimi i këtij plani, ose zbatuesi i këtij plani.
Unë gjithnjë i thosha që të dilte më shpesh në media dhe asnjëherë nuk përqafohej ky arsyetim. Një ditë të bukur pas 14 majit, me shpirt me xhudën e tyre për ta kryer sa më shpejt këtë punë.”-tha Sula.
Sula thotë se qëllimi kryesor i dyshes Alibeaj-Basha është të mbajnë karriget e jo të fitojnë.
“Paska qenë skenar dhe më vjen shumë keq. Kam besuar që do e kishin aq dhembshuri. Basha i ka dhënë shumë PD-së, edhe t’ja bësh këtë demokratëve tani vetëm për të mbijetuar, se për të fituar s’fiton dot. Është një opozitë lesh e li, s’ke ca të fitosh.
Thjesht duan të rrinë në politikë. Po të ishim për t’u lëpirë, mund të shkonim tek Berisha, apo dhe te Basha... por ne nuk duam këtë. Vetëm kjo është rruga.”-tha ai.
Sula madje ironizoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të mbajtur 2 ditë më parë ku tha se nuk ishin prezent anëtarët, por disa “call center”. Ai shtoi se situata do të bëhet edhe më keq në vitin 2025.
“Jemi bërë për të e qarë e për të qeshur. Ata ishin anëtarë të call centerit që kanë futur këta. As për dasmë nuk mblidhen kaq njerëz sa ne Do më kujtoni në 2025 sesi do shkojë ajo gjendje. Këta duan të marrin partinë me vete në varr.”- tha Sula.
Ik ore fshatar qurrash, sahanlepires i vashaj t'peqinit. Ti je modeli i lepirjes ne PD, sa ne prehrin e sales e sa ne ate te Bashes. Tani qe te kane shqelmin te dy, hedh vickla. Gjithe jeten pleh ke qene, mafioz i prokurorise se Elbasanit. Sa para ke vene nga mafiozet qe policia i kapte e ti i nxirrje. Qelbesire, mbetje e pariciklushme.
Ky eshte ai trimi qe qellon me pistolete ne stadium? Bir selman i nenes vertet, jeni mbledhur gjithe llumi i shoqerise nen cadren e PD-se. Edhe PS-ja ka llumin e saj, por juve jeni specie e vecante, vini ere me shume.
“Shtat’ sahati natës, të shkova te porta. Zërin t’a dëgjova Meri, thoshe më dhëmp koka. Zërin ta dëgjova , thoshe më dhëmp koka , Të të sjell doktorin Meri, më vjen turp nga bota…!” Kjo është kënga e një të “marri”, ç’do darkë kur kalonte rrëzë kalasë …! Marrë nga “Kronikë në gur “ e I. Kadare.
Po mire kush ju ndalon secilin prej jush te sfidoni Bashen.Ai te pakten eshte gati te marre pergjegjesi jo fort te lehte me nje kundershtar si Berisha.Ju me ne krye Bardhin vetem mblidheni e protestoni se e dini qe baza nuk jua var por nuk doni te konkuroni se me rehat eshte te rrish qyl pa ngarkesa e lodhje