Rama thirrje kompanive të ndërtimit: Paguani punëtorët siç duhet, ose s’do merrni dot leje! I nxirrni në mes të dimrit dhe u jepni 300 mijë lekë

7 Prill 2023, 16:33Politika TEMA

Rama thirrje kompanive të ndërtimit: Paguani punëtorët

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje kompanive të ndërtimit në vend që të rishikojnë pagat e punëtorëve të tyre. Sipas asaj që tha kryeministri, nëse punonjësit nuk paguhen në mënyrë dinjitoze, kompanitë në fjalë do të privohen nga marrja e lejeve për ndërtim.

“Ne do të marrim disa masa dhe duhet ta dini sot që do ta konsultojmë, do ta shohim, por sikundër ne do të ndalojmë pjesëmarrjen ose aksesin në fonde publike për ndërtim, do të ndalojmë dhënien e lejeve të ndërtimit për kompani që nuk i paguajnë punëtorët në mënyrë dinjitoze dhe natyrisht kjo mënyra dinjitoze është diçka që nuk e vendosim ne, është diçka që e vendos tregu, e vendos logjika e tregut dhe e vendos dhe një gjë tjetër, domosdoshmëria për t’i dhënë fund mashtrimit me pagat që një pjesë e pagës i jepet me bankë, një pjesë i jepet nën dorë e të tjerë”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të jetë ajo që do të vendosë për këto “paga dinjitoze”, por ato i përcakton vetë tregu.

Ai mori dhe një shembull konkret kur tha se punëtorët nuk mund të punojnë në mes të vapës apo në mes të dimrit, në kushte tepër të vështira, dhe në fund të muajit të marrin 300 mijë lekë të vjetra.

“Ne mund t’i themi kompanive që nëse ti punon në ndërtim dhe nëse ti ngjit punëtorë në katin e 12 në mes të dimrit ose në mes të vapës dhe vjen dhe më thua që, këta ti i paguan 300 mijë lekë, përveçse mua më vjen shumë turp për ty, ti nuk merr dot asnjë lloj fondi nga taksat e shqiptarëve, sepse ti je një shfrytëzues, nuk je një sipërmarrës, këtë mund ta themi.

Ndërsa për sa i përket kompanive në këtë sektor ne do ta lidhim këtë me fondet e projektet. Sigurisht, duke u konsultuar, duke vendosur një dysheme të arsyeshme, patjetër, por ta bëjmë gjithmonë e më të vështirë që të merren fonde me punëtorë që paguhen gjysma kështu e gjysma ashtu, apo me paga që janë të paarsyeshme për punëtorët”, përmbylli Edi Rama.

9 Komente

  1. 2
    2023

    Vendosni paga dysheme ( minimum)per cdo profesion. Mbroni puntoret nga abuzimet dhe skllaveria

    Përgjigjjuni
    1. C
      Communist Republic of Albanistan, lol

      Mjaft o komunista….. ndac puno ndac gjej pune qe paguhet me mire… me urdhera nga Partia e xhaxhi Enver nuk vazhdohet me kapitalizmin

      Përgjigjjuni
    2. O
      Olsi

      Bravo qe merrni masa qe puna e ketyre punetoreve te vleresohet sic duhet

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Shume e nevojshme ishte rritja e pagave ne keto kohe te veshtira

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Keni folur ashtu sic duhet

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Gjeja me e mire qe mund te behet

            Përgjigjjuni
            1. J
              Joni

              Ka folur shume mire dhe shume drejt,dicka qe eshte mese e. Nevojshme

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                Dicka shume e drejte per cdo qytetar

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nje punonjes buxhetor

                  Kush flet e ka goje per Punetoret ky Rrenacaku Rama qe ne 10 vjet qeverisje kurre nuk ka thene Rritje rrogash per Buxhetoret, por vetem per Mjeke e Arsimtare. Thua se vetem ata punojne e marrin rroga ne shtet.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje