
Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili u zgjodh në krye të shtetit duke rrëzuar nga froni pas 3 dekadash Milo Gjukanoviç-in.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se mbështetja që mori nga zgjedhësit u ktheftë në më shumë mbarësi për Malin e Zi.
“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama.
Eshte mbeshtetje shume e mire
I urojme suksese
Bravo per mbeshtetjen qe po jepni zoti kryeminister.
I urojme shume suksese ne kete post te ri.
Urime presidentit te ri qe eshte zgjedhur!
Po presidenti Begaj a e uroi presidentin e sapozgjedhur malazez? Se presidenti duhet ta uroj para kryeministrit! Apo Rama u ngut se u gëzua që edhe Mali i Zi do të futet në Organizatën Otvoreni Balkan? Kosova do të mbetet e rrethuar nga të gjitha anët!
Edwin Rama me ke je? Suksesi i diversionit elektoral rus është kaq publik, sa që edhe gazeta ruse “Vzgljad” afishonte qysh në titull për zgjedhjet presidenciale malazeze se “Rënia e NATO-s fillon nga Mali i Zi”. Radio shtetërore amerikane “Svoboda” në 2 prill e cilësonte Jakov Milatoviçin “kandidati i forcave proserbe dhe proruse”. Ndërsa media ukrainase “Europejskaja pravda” shtronte në 3 prill pyetjen: “A do të bëhet presidenti i ri i Malit të Zi” kali i Trojës i Putinit?”.