Fatos Tarifa, jeta si diplomat në Washington, mbrëmjet xhaz në Ambasadë dhe takimet me familjen Bush

7 Prill 2023, 17:04Politika TEMA

Fatos Tarifa, jeta si diplomat në Washington, mbrëmjet xhaz në

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte ish-ambasadori në Washington Fatos Tarifa, i cili këto ditë ka botuar librin e tij të fundit “Afrimi i Madh” për të cilin siç u shpreh, i  janë dashur 17 vite .

“Shkrimet i kam bërë gjatë qëndrimit tim në detyrë, në 3 kontinente. Ky libër, ka në brendi kujtime dhe foto gjatë karrierës time në dy vendet ku kam shërbyer si diplomat për shtatë vite me rradhë” tha ai.

Ish-diplomati dhe intelektuali i angazhuar foli në studio për jetën, sfidat dhe vështirësitë e një pune të stilit klasik dhe barok në diplomaci. Pritjet e rëndësishme në zyrën shqiptare në Washington si edhe festat e organizuara me zyrtarë të rëndësishëm.

”Përpara se të shërbeja në Washington, kam shërbyer në Mbretërinë e Hollandës po si Ambasador dhe kjo përvojë më mësoi shumë gjëra për diplomacinë me anë të kulturës dhe artit, duke ndërthurur eventet kulturore që ne organizonim, ku na është dhënë mundësia të bënim takime informale dhe miqësore me diplomatët, pra arti dhe kultura në diplomaci janë të rëndësishme. 

Gjatë qëndrimit 7 vjeçar në detyrën e ambasadorit në Washington, puna që bëja ka qenë me pasion dhe shumë personalitete diplomacinë time e kanë quajtur të stilit barok. Kam kënaqësinë të flas për këtë eksperiencë, pasi u përpoqa të bëj një diplomaci jo vetëm klasik, por atë të stilit barok dhe kjo nuk ishte e thjeshtë. Ne kishim dalë nga katrahura e 97 -ës, kishim nevojë t’i imponoheshim botës, ndaj më duhej një diplomaci ndryshe, me një energji të madhe, që të arrija interesat dhe qëllimet. Në Hollandë psh. ishte e pamundur të mundësoje vizitën e Ministres së Jashtme në Hagë, apo vizita të tjera” -  theksoi ish- ambasadori.

Falë punës diplomatike të Fatos Tarifës është bërë një lobim Kombëtar për të zgjidhur çështje të natyrave të ndryshme, duke u treguar fleksibël dhe praktik në shumë drejtime në interes të vendit tonë. Gjatë shërbimit në Amerikë, në vitet 2001-2005, Tarifa tha se çdo vit priste në Ambasadë gati 2000 vizitorë, ndërsa numëroheshin 5-6 pritje në javë”.

“Një ambasadë do ishte e vdekur nëse nuk hap dyert për zyrtarët e lartë të atij vendi, për diasporën, nëse nuk tregon fytyrën e atij vendi. Çdo kush që jetonte në Washtington apo jashtë tij mund të vinte në Ambasadë, vinin shpesh kongresmenë amerikanë, studentë shqiptarë, vizitorë nga Tirana, politikanë shqiptarë. Organizonim plot aktivitete muzikore. Sallonet ishin të hapura, blemë një piano dhe luhej muzikë, madje ime shoqe sillte gratë e anëtarëve te kongresit apo te senatorëve dhe këto kishin shumë efekt, mbaj mend gruan e ish-drejtorit të CIA –s që bleu një pikturë shqiptare. 

Më të rëndësishme në Ambasadë kanë qenë vizitat e zyrtarëve  të lartë të administratës amerikane, Këshilltari i afërt  i presidentit amerikan Bush për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, ndihmësja e Sekretarit të Shtetit, Ambasadorët Amerikanë që vinin në Tiranë, Guvernatorë shtetesh etj. Ajo që më bën më tepër krenar është sjellja në Tiranë në 2003 e dy sekretarëve të lartë Colin Powell dhe  Donald Rumsfeld” tregoi Tarifa.

Sa i takon Shqipërisë së sotme, Fatos Tarifa tha se vendi ynë është shumë i pasur, pasi ka çdo gjë që i duhet, për të qenë një faktor i rëndësishëm, por shpesh politika nuk luan një rol pozitiv. Ish- Ambasadori u surprizua në fund të bisedës nga i biri, Jon Tarifa, me një videomesazh nga Bali, ku ai jeton momentalisht. Këngëtari i njohur tha se shoku më i ngushtë i jetës së tij ishte pikërisht babai, të cilin e falenderoi përçdo këshillë në jetën e tij. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Amerikë Fatos Tarifa, ka mbajtur pozicione akademike në disa Universite në Shqipëri dhe në Universitetet perëndimore, si dhe është titullar në fushën e Sociologjisë dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

5 Komente

  1. P
    Populli

    Pas këtyre paradave që të bëjnë për të vjellë, ka shumë haléra...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga Takimi me Bushin pas vizites ne Shqipni

      Fatosi . O mer Busho ,ca ke bo mer Bossi ksaj Bote ! Heh he he .Njatjeta Toso . Ti mire ? Mir mo mir z.Presdiente . Ku ka mo mir se ne Amerike mer yahoo . - Oh yess - yess Toso Thank you . E di qe ju shqiptaret e doni shume my cantry ,por edhe Skiperia nuk ishte keq . Ho mer daj ,na fol nji cik si kalove ne Shqipnin ton ? -Hah ha ha .Toso . Jam knaq. Me cfar z.Presidente ? Me te gjitha . Vcse dy gjona me lan ni shije jo ashtu si deshiroja un . Cfar ishin ato z.President ? E para , ate Sadamin tuj nuk e duhroja dot ,jovetem se qelbte era shurre , ose e ka pas noj far Deodoranti te Markes se Shpelles se vet s_e di Toso -Pardon por ishte aq injorante e Primitive sa as ke Sadam Hyseini nuk e kam pa ! Nji tip injoranti e servili qe te bonte me vjell vetem ur eshifje se si zgerdhinte bulcit e tij ,si dhie zgjebsur . E di ,z.President .Te kuptoj . Por ja ,c'ti bejme ne ati Hajvani Shpelle ,kur Ju Bosat , e doni me pa gallat me ate Primitive . Tosso , mos fol ashtu . Pak zbavitje ,kemni te gjithe nevoje . Por Shqipeia do e marri veten perseri .Me beso. Do ja bejme edhe ktij si Sadamit te irakut .Beni pak durim ,se kemi gjera te tjera neper duar tani . Rendin Boteror . Jo mo jo .s'them gje un . Ju jeni Bosat e ksaj Bote . Beni si te doni . _Po supriza tjeter z.President kush ishte ? Aaaaaa Toso Tosi hahahaha .Me vodhen Oren e cmuar ? Por nuk u merzita aspak per oren. Menjiher kuptova se sa te talentuar jane shqiptaret .Kane aftesi te papara . Thash me vete ,nji ore ishte 20 000$ e ne i kemi marre ktij Cantry Miljarda hahahaha .E fala djaloshin .Nuk kisha kohe te kthehesha se po nisej Avioni se desha me e dekoru hajnin e vogel diku ne Fush Kruje me duket s'me kujtohet mire por Sadami i shpelles tuj e tuj tuj tuj Toso duhet me e dit mir se cili ishte . Hajt gezuar Tosso per Shqiperine e Lire ! - Gezuar z.Presidente . Hm .Me falni .Pse s'jemi ala ne Demokraci ne Shqiptaret ? Cfar the Tosso ????? Haaaaaaaahahahahahahaahahahahahaaaa degjo Xhazin sonte e harroje ate gje . hahahahah -Afroje pak veshin e gjat ktu : Ajo qe beme me Shqiperine ishte nji shaka !

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        O presor, ke të drejtë për këto që thua, por babait tënd, për të cilin je krenar, nuk ja ndryshove dot kaplloqen. Ai akoma i quan tradhtar Mehmetin e Kadriun pavarësisht se ata ishin "agjentët" e "Afrimit të Madh". Apo jo? Presor, xhaxhi Sefua e ka akoma dashurinë e pakufizuar për BRSS, dhe Putinin e mbështet njëlloj si Stalinin?

        Përgjigjjuni
        1. a
          alphade

          Keshtu i harxhonin valuten e shtetit amba- sa ditet e djeshem dhe aq me shume sot ! Rush e kumbulla gjenin sebep per te mos henger darke apo dreke ne shtepine e vet! Fatos Tarifa I ka shume borxhe shtetit dhe ka fytyre e shkrun e flet ?! Po i permend dy rastet qe nuk i ka thene ata te sllishverishit me punimet qe dihet boterisht ne Shqiperi dhe canta 6 mije dollareshe qe bleve sepse ashtu sic e kishte edhe Presidenti Bush ….! Nje miku im (ambasador) me qante hallin se mos ”digjesh” kontigjenti prej 90 mije dollaresh ! Si “digjesh” kjo valute ? Hidhesh ne zjarr e pyeta une me ironi , mua me duket kursim ? Keshtu benin te tjtullaret e ambasadave si dhe dje dhe sot dhe as qe mendonin se keto para ishte mundi dhe djerrsa e popullit …..Rrush e kumbulka …!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Astriti

            O tarif tartufi, na tregove as budallenj paskemi patur ambasasore, kryedebili paskesh qene ti o trashamak njeri....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje