Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha. Gabimet a mëkatet e disave prej nesh s’e zbehin përmasën historike të transformimit të Shqipërisë

31 Dhjetor 2025, 19:53Politika TEMA
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të

Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij të fundvitit, përsëriti arritjet, sipas tij, të qeverisjes socialiste në 3 mandate dhe sfidat e radhës në mandatin e katërt.

“Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare kudo ku jeni. Ja dhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart se në ditën kur hyri”, shprehet kryeministri.

Rama përmendi investimet në sektorin energjetik, infrastrukturë e fusha të tjera që "e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend që sot aspiron për t’ju bashkuar në vitin 2030 familjes evropiane".

Mesazhi i plotë i Edi Ramës:

Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare kudo ku jeni. Ja dhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart se në ditën kur hyri

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.

Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin.

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.

Një Shqipëri tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur, falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as ënët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.

Një Shqipëri tjetër, e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinë e këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.

Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.

Gëzuar!

29 Komente

  1. E
    Enver

    Ec or plak, sa do ta dhjesesh prap je me i miri i ketyre trapave qe duan te zevendesojne. Beje Shqiprine te madhe, me cfaredo ményre. Urime e Vit te mbare.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhë Pështan Tribune

      Palloshi pederast Edvin Suma lëngon për vdekje nga Sindroma e Sekretimit të Papërshtatshëm të Hormonit të Gënjeshtrës dhe Mashtrimit të Panderprerë. 2026 të sjelltë prangat o mbeturinë e fekaleve kanceroze të PPSHsë.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Këto lloqe kavaje na i kishte treguar Enveri.Kemi ndonjë lajm të ri për ujin,dritat apo kanalizimet ? Nuk po pys fare për vjedhjet,korrupsionin ,pastrimin e parave të pista,bankat e pasura kurse populli i varfër,hametajt në arratiste,ballukët në hardallisje,kriminelët në organet e shtetit,drejtësinë ,ekonominëe,shëndetsinë,etj,etj,se nuk ka asnjë zgjidhje dhe perparim.Punë të mbarë për popullin jo per oligarket se ata i zgjidhin vetë hallet.

        Përgjigjjuni
      2. m
        malesori

        Edhe urimet e ketij njeriu, jane mallkim per Shqiperine dhe shqiptaret. Ky eshte aleat i Berishes dhe Berisha aleat i Rames. Te dy mendojne si ta shqyejne kete vend

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Po ik mor bythqir e hajdut. Zhduku nga sytë tona, o hale që kundermon.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini me tangat e Beles

            Ky vit qe po lem pas te nxorri cullak jo vetem moralishte po dhe menderisht. 2026 qofte viti kur Shqiperia do clirohet nga nje hajdut i permasave te tua dhe ti shpetofsh prej vetes e marrsh mjekimet qe te duhen.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Urim propagandë 2026

              Ça gënjeshtari që është. Tani i ka dalë në shesh sheti i kapur e i korruptuar, mjafton të shikosh katandisjen, dosjen e AKSHIT dhe Ballukut. Pensionet minimale qesharke, minimum jetik ska, shpopullimi në masë, papunësia, rroga të ulta dhe informale, ky del e bën propagandë e thotë se paskan ardhur ca liderë europianë në Tiranë për mbledhje. Balluku e quante pallosh dhe kurvë në sms me Berberin, e ky e mban akoma në post si zëvendëse. Njeri pa cipë. Pse s'e shkarkon? Se kanë ngrënë dardha bashkë. Është peng i korrupsionit të Ballukut.

              Përgjigjjuni
              1. 2
                2026

                Mire flm

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Urimi per 2026

                  Gabimet e "disa prej nesh"????????????????! Per nje "gabim" prej 700 mije euro te Metes nxorre popullin ne bulevard dhe i kerkove doreheqjen! U vrane kater vete per ty! Pastaj e more ilir meten dhe qeverise. Se pa te nuk vije dot ne pushtet! Nderkohe keto "gabimet" e tanishme jane disa miliarde! Se thua ti ka prova ska prova, po as mungesa e provave per ilir meten nuk te pengoi ta shpallje fajtor dhe te nxirrje popullin ne rruge! Prandaj ishalla SPAKU po ju shkerdhen robt ku ti keni! Ty berishes, ballukit metes veliajt e kujtdo te rraces tuaj! Ky eshte urimi im per ju per 2026

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vit i ri hajdut i vjeter

                    Amon na kthe leket qe na vodhe dhe merre mbrapsht kohen qe "na fale" nepermjet reformave te Akshi

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      No digital ID, go cash. Jo Diktatures moderne

                      Qelbesire globaliste nje mut keni per te arritur me agenden tuaj perverse.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Spiro

                        Mut qe hash ti me gjithe sojin tend!U shporrshi nje ore e me pare! Kemi 5 ore pa drita or hajduta ti na thua transformime...Mutra

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pirro l

                          Gezuar hajdut!

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hajdutet me kollare

                            Hajdut i madh paskerkeshe qènè zotrote.! Te keq do e kesh fundin,kjobeshte e sigurte. E bere popullin te besoje se Salihi eshte engjell para teje.Ptuuu

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shpellaret

                              I marrshi te keqen...keto peshtymat e "komentatoreve" mbi surratin e tyre do bijne se ne gjiriz e keni koken Ti, o "plako" ec perpara e Zoti te dhente ymer. Ne pas na ke, ca te tjere le te zhyten me shume aty ku e kane vendin.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                                50 milion Euro te firuara vetem ne tenderin e Tunelit Llogarase na qenka vecse njeri nga Gabimet e mekatet e vockla te suites Rama! I diskretituar tashme publikisht si pushteti me zevendeskryeministra njeri me mut se tjetri e me ministra te shurrosur der ne fyt ne vjedhje, Rames i ka mbetur vetem nje gje te beje : gjelin maj plehut te bere tashme mullar!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lubija

                                  Po ik or b.thq.r mos na prish edhe kete feste! Hajdut ordiner.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I neveritshem

                                    Permasa historike e regresit te Shqiperise e ka llafin. Kjo eshte e verteta qe kerkon te mbuloj me shosh Palaçopalloshi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nje mergimtar

                                      Urimi eshte urim dhe te jep kenaqesi.Populli eshte i vetedijshem per shume ndryshime qe jane kryer ne keto vite ,prandaj ju kane dhene voten.Ashtu sic thone popujt:Se edhe Roma nuk u ndertua ne nje dite,edhe Shqiperia nuk mund te ndryshoj ne kaq pak kohe.I vetmi ndryshim qe prisnin shqiptaret ishte DREJTESI e cila nuk po vjen akoma.Z.K/minister krahas arritjeve duhet te na permendje edhe dicka per mosrealizimet e premtimeve Tuaja.Nje qeveri e ligjeshme ,sic jeni ju,duhet te kish bere me shume per mbrojtjen e vendit,sigurine e rendin,per ekonomine(qe nafta dhe resurset e tjera te mos shkonin ne drejtim te pa ditur),qe arsimi yne baze te ishte me i mire e femijet me te sigurte,e plot te tjera.Urimi eshte fjale qe te kenaq por,nuk ka pse te kete Po...Ne kete vit te ri qe hym,cfar do te beni per nevojat bazike te qytetareve?A do te mbeten me qytete si Vlora nje jave pa uje?Urimi duhet te na thosh se kush po e pengon kete qeveri qe edhe pas 13-vitesh populli nuk e ka ujin te pranishem 24-ore si gjithe Europa ku duam te integrohemi.Ne kete urim prisja nje analize te mos realizimeve e jo nje "parade"suksesi.Perseri faleminderit per fjalen e mire.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sapa

                                        Please, USA! Free Albania from corrupt politicians and from corruption!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Goni

                                          Hahaha USA nuk po heq dot maduron...

                                          Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          Alfred

                                          "Kemi bere realitet nje Shqiperi krejt tjeter" - je i sakte, s'e luan topi!!! Kjo eshte deklarata me e vertete, e pohuar ndonjehere nga Edvin droga! Mos ki merak, as dyshimin me te vogel, se mos ndokush nuk e beson kete! Shqiperine qe ka "prodhuar" Edvini, as hasmi me i madh i shqiptareve nuk do e kishte arritur! Vjedhje monstruoze, dorezim te shtetit ne duar te krimit, shpartallim te administrates, shpopullim te vendit! Cfare bilanci!!! I paarritshem!!!!.....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alfred

                                            Rama qe flet si klerik, per gjynahe e mekate!!! Eshte projekti yt djallezor!!! "Mekataret" jane veglat e tua nje-perdorimshe, qe ti i flak pa meshire!!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alfred

                                              Jane me qindra familje pa energji, vetem ne Tirane kete moment! Sepse rrjeti elektrik eshte bo sallate!!! Rama tregon perralla! Nuk mjafton qe vjedh si monster, por si pervers qe eshte ka nevoje "jetike" te shaje e te ofendoje shqiptaret! Nje anti-shqiptar i terbuar!!!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dhë Pështan Tribune

                                                Ymeri çensuron edhe urimet për KM, zotin Pallosh Llapa ?!?! Pse kështu kapter Ymeri? Të mungon kromozoni I 46-të? Je shterp ?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Q
                                                  Qytetare i Tirones.

                                                  Kur punet e shtetit jua e besove analfabeteve dhe injoranteve....armet u le ne dore krimineleve..kjo ka vetem nje rruge dalje largimin sa me pare nga Shqiperia e Ramoduros..!!!!!! Shteti i Ramoduros kurre mos ardhte ne Shqiperia , o popull i vuajtur , vjedhur , neperkembur nga Regjimi i NeoDiktatorit RmoDuro. Mallkimi te befte gropen qe meriton o Sojsezi i pa perseritshem RamiDuro.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qytetare i Tirones.

                                                    Kur punet e shtetit jua e besove analfabeteve dhe injoranteve....armet u le ne dore krimineleve..kjo ka vetem nje rruge dalje largimin sa me pare nga Shqiperia e Ramoduros..!!!!!! Shteti i Ramoduros kurre mos ardhte ne Shqiperia , o popull i vuajtur , vjedhur , neperkembur nga Regjimi i NeoDiktatorit RmoDuro. Mallkimi te befte gropen qe meriton o Sojsezi i pa perseritshem RamiDuro.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      dijetari

                                                      Ke pune sa te spastrosh gjithe idealistet dhe te vjetrit nga PS ,sa te mos lesh funderrine dhe ordiner pa marre ne qeverisje ,sa bashke me Sali Berishen te mbani njeri tjetrin .I paturp

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tutu

                                                        Ky megallomani vazhdon lajthitjenpa mderprerje.. po bohet si Ali Pazari ne vakt ..!

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje