Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas dhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp këtë të martë, më 4 nëntor, në lidhje me progres-raportin e publikuar sot mbi vendet kandidate për anëtarësim, mes të cilave bën pjesë dhe Shqipëria.
Gjatë fjalës së saj, Kallas theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të paprecedentë, madje shtoi se e shikon të mundur anëtarësimin e vendit tonë në BE deri në vitin 2030.
“Zgjerimi mbetet një përparësi politike, një investim gjeopolitik mbi të gjitha. Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet politike e bëjnë mjaft të rëndësishëm procesin e zgjerimit. Shanset për ta zgjeruar BE-në nuk vijnë shpesh, këtë e dëgjuam në KE, ku u tha ‘o sot o kurrë!’.
Nuk do të ketë një rrugë të shkurtër pasi procesi i anëtarësimit është proces që bazohet në merita. Është një mundësi mjaft realiste të kemi disa vende të anëtare të reja brenda vitit 2030, Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina.
Më pas duhet të punojmë me vendet e tjera, Kosovën, Turqinë… Shqipëria ka një përparim të paprecedentë. Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të jetë një garanci e fortë sigurie, por ndërkaq pavarësisht se është një vend në luftë duhen reforma të thella.
Zgjedhjet e mëparshme në Moldavi treguan një rritje po të fortë të dëshirës së qytetarëve të këtij vendi për anëtarësim. Është ngadalësuar procesi i zgjerimit në Kosovë dhe Serbi për shkak të konflikteve mes tyre”, tha Kallas.
Duhet te punojme shume dhe me standarde te larta per te perfituar nga ky moment historik. Edi Rama te shterngoje mire qeverine, administraten dhe gjithe vendin per te punuar me ritem te larte. Ndersa opozita ti lere intrigat, akuzat dhe thashethemet e vogla te dites dhe ti bashkohet ketij procesi madhor kombetar. Ata na thone po ju presim, dera eshte e hapur, hidheni hapin e duhur per tu futur brenda nesh, ndersa opozita jone thote se nuk i plotesojme standardet. Historia do tju denoje, ndersa populli ka kohe qe ju denon me vote. Antaresimi ne BE duhet te prevaloje mbi gjithe te tjerat ne vitet qe do te vijne. Te gjithe jane teper te vegjel perpara ketij objektivi madhor dhe Shqiperise. Te gjithe jane kalimtare, por Shqiperia eshte e perjetshme.
Per sqarime te metejshme rreth ketij lajmi te mire per qeverine e Edi Rames shume shpejt do shprehet dhe gerdalla bythderre me bythet e teta Ollges Ediththththhhyhhhth harxhi dhe Shalepiprra e Zhulalit me turinjte si te kalit dhe gjysme kile krem ne surratin e salduar.