Në dy editorialet e doajenit të gazetarisë shqiptare Mero Baze, pasqyrohen momente të pikës kulminante të politikës shqiptare gjithandej, nga e cila priteshin të prodhoheshin efekte për ta anuar procesin në njërën nga anët.
Po kush ishin akterët strategjik?
1. Jugosllavia, e cila kishte vlerësuar se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhej ashtu siç kishin vlerësuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta, përmes të një “blic krigu”. Tani çështjet ishin komplikuar më shumë seç serbët kishin vlerësuar. Në strategjinë e re të hartuar nga inteligjenca serbe ishte paraparë që në kuadër të konditave të krijuara, të goditej strategjija e shqiptarëve dhe kjo konsistonte që të veprohej në disa drejtime:
- Në planin e brendshëm insistohej që të defunksionalizohej shteti funksional i Republikës së Kosovës dhe kjo aë pari: fillo me intensifikimin e propagandës kundër Presidentit Rugova si “çyçan”, “është matufosur”, “pijanec”. Pastaj kundër figurave kryesore si Fehmi Agani, i cili etiketohej “udbash”, “belba”, bile nje gazetë “patriotike që botohej në Zvicër, kur e përmendte atë, mbiemrin ja sllavizonte në Aganoviq. Së dyti, bëhej përpjekje të defunksionalizohej Qeveria e Kosovës, Fondin e Republikës, Qendra e Informimit të Kosovës, sistemi arsimor, të gjitha këto institucione, që e gjithë bota perëndimore i shikonte me admirim. Në këtë kohë, agjentura serbe e akomoduar mirë në jetën e atëhershme shtetërore kosovare, nga informator, u shndërruan në pjesë të realizimit të aksioneve, që kryesisht merreshin me krijimin e klimës përçarëse; në emër të “patriotizmit” LDK filloj të ndahet në pjesë, filloj realizimi i atentateve kundër figurave kryesore të LDK, agjentura serbe në Prishtinë dhe diasporë punonin me të madhe në hapjen e hendekut Presidencë – Qeveri, etj, etj.
2. Evropianët: Në planin e jashtëm, gjithashtu diplomacia serbe filloi ta sulmoi strategjinë e Kosovës, e cila ishte formuluar sipas standardit të demokracive perëndimore “liri – demokraci – barazi”, strategji kjo e cila me marifet e kishte rrënuar për tokë diplomacinë serbe.
Në rrethanat pas Dejtonit, diplomacia serbe kishte filluar të rikuperohet dhe në përpjekje për të krijuar iniciativë ju kishte drejtuar aleatëve tradicional Francës, Anglisë dhe Rusisë. Në këtë kohë në Evropë ishte krijuar një klimë, e cila nuk e duronte prezencën amerikane në politikat evropiane dhe, duke e shfrytëzuar këtë, politika e jashtme serbe, aleatëve të saj ju kishte ofruar opsionin për zgjidhjen e “Problemit të Kosovës”(siç e quanin ata), i cili ishte kthimi i autonomisë së vitit 1974 dhe atë jo një kuadër të Jugosllavisë që atëherë përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi, por në kuadër të Serbisë. Por, para se ky opsion të shtrohej publikisht, duhej rrënuar “Shteti i Rugovës” (siç e quanin Serbët atëherë Republikën e Kosovës). Për të ndodhur kjo, u intensifikua agjentura serbe, në radhë të parë në drejtim ta asaj që theksuam më lartë “përçaj e sundo”, në karremin e të cilës, përpos që ranë shumë personalitete politike kosovare, ra edhe politika shqiptare e kohës. Prandaj gazetari i nderuar Mero Maze, në analizën që i bënë ngjarjeve të kësaj kohe, gabon vetëm këtë e redukton në “konfliktin e heshtur Berisha – Rugova” (siç i referohet ai), e analizon pa këtë dimension.
Dhe nga analiza e jonë e asaj kohe, këtij konflikti ne nuk i kemi dhënë epitetin e “tradhtisë”, të personaliteteve politike të dëshmuara kosovare, në këtë rast Adem Demaçi, por e trajtuam si injorancë, pasi shërbimi inteligjent serb, karremin e kishte kamufluar në përkrahja e opozitës serbe për ta rrëzuar Millosheviqin. Të njëjtin vlerësim Rugoa kishte edhe për politikën shqiptarë, lider i së cilës në atë kohë ishte Sali Berisha. Në fakt, injoranca e politikës shqiptare jo vetëm e kohës së Berishës, por të pas vitit 1992 e deri më sot, vuan nga sindromi mosinterceptimit të thellësisë strategjike të veprimtarisë armiqësore të Serbisë në drejtim të shqiptarëve. Dhe kjo është pasojë e pas vitit 1992, kur u shkatërrua sistemit operativ në kuadër të SIGURIMIT, i cili e kishte monitoruar me sukses për gati 50 vite këtë veprimtari. Dhe në kuadër të këtij rezonimi ndodhë deklarata e Presidentit Rugova me 7 nëntor 1997, të cilën Mero Baze e citon editorialin e tij: “Njohja e Republikës së Kosovës është bërë nën mandatin pluralist të Ramiz Alisë dhe po ashtu, siç dihet, ai është njëri nga kryetarët që ka bërë më së shumti për çështjen e Kosovës, hapjen e Zyrës sonë, njohjen e Republikës dhe fillimin e programit televiziv satelitor. Kërkojmë nga parlamenti shqiptar që t’i sigurojë Ramiz Alisë statusin e ish-Presidentit. Kosova do të ketë marrëdhënie të rregullta dhe të mira me Shqipërinë dhe deklaratat e momentit nuk do të ndikojnë shumë në këtë”.
Në këtë rast Mero bën një gabim, ndoshta duke mos e njohur thellësisht karakterin e Rugovës kur thotë se ai e bëri këtë deklaratë “i zemëruar me Berishën”. Rugova ishte pragmatist, nuk mbante inate, ai kishte vlerësime reale, gjë të cilën për Ramiz Alinë e bëri në funksion të afirmimit të një veprimi pragmatik, e që ishte standard që në kohën ë Enver Hoxhës:”Tirana zyrtare mos të ju imponoi politikat e veta shqiptarëve të Kosovës, por t’i përkrahë ato që i artikulonin vet ata”.
Pjesa e mozaikut të përpjekjeve serbe për ta defunksionalizuar “Shtetin e Rugovës” janë edhe takimet e Brezovicës të vitit 1997, që ishin të organizuara nga shefi i shërbimit inteligjent serb Jovica Stanishiq. Sipas informacioneve qe Rugova kishte dhe ata që duhet t’i kishin, përpjekjet ishin që shqiptarët e Kosovës të pranonin autonominë e vitit 1974, të dilnin në zgjedhje që do t’i organizonte Serbia, ku një parti e cila do të formohej sipas këtij programi, do ta rrënonte rezistencën që i printe Rugova. Sipas asaj që është kuptuar atëherë, këtë e kishte pranuar lideri ishkomunist Mahmut Bakalli, dhe në një takim që kishte mbajtur në Prishtinë me një pjesë të ishkolegëve të vet, ju kishte kumtuar se “Në në një takim me Lorenc Igëlbergerin, ish ambasadorin amerikan nga koha e komunizmit, e me të cilin ky kishte raporte shoqërore, ai i kishte komunikuar se SHBA, nuk përkrah pavarësinë ë Kosovës pos autonomisë se vitit 1974. Prandaj duhet ta formojmë një parti”. Gjithnjë sipas informacioneve, edhe pse Bakalli e kishte zëvendësuar Stanishiqin me Igelbegerin, shumica e të pranishmëve nuk e kishte mbështetur idenë e tij, kështu kjo çështje mbeti pezull.
Si një pjesëmarrës i vogël i këtyre ngjarjeve, nga editorialet e Meros mësova shkakun se Bashkim Gazideda nuk më kishte takuar më (si duket0 nga inatet se nuk e kishte pritur Presidenti Rugova!?
Në vazhdim po bashkëngjis një pjesë të intervistës time bërë para dymbëdhjetë viteve, ku epen vlerësimet tona të asaj kohe për këto ngjarje:
telegrafi.com, Para 12 vitesh
Pse mendoni se Berisha ia ktheu shpinën Rugovës dhe u drejtua nga Demaçi e Surroi?
Kajtazi: Tani disa gjëra duken absurde, sikur të mos shikohet retrospektiva. Por, në qoftë se kihet parasysh tabloja e plotë e mozaikut politik të asaj kohe, të krijohet imazhi më i përafërt i zhvillimeve politike.
Shtetet kryesore evropiane, Britania që udhëhiqej nga konservatori John Mayjor, dhe Franca nga François Mitterrand, pas shpërbërjes së BRSS-së, sikur ishin çliruar nga pesha e Luftës së Ftohët dhe në politikën e jashtme mundoheshin të ishin përtej asaj që në realitet mundnin. Kështu, në këtë fazë nuk ia kishin dalë që me amerikanët të krijonin partneritet në politikën jashtme, por ndiheshin inferiorë. Nuk di se a do të jetë ndonjëherë më afër zgjidhja e problemit izraelo-palestinez sesa në kohen e administratës së presidentit Clinton. Bile atentati ndaj Isaac Rabinit i atribuohet lobit çifut, pro britanik, për shkak të shqetësimit të tyre nga rritja e dominimit të lobit pro amerikan.
Edhe në kontinentin evropian rivalitetet ishin të theksuara. Britanikët dhe francezët ishin të interesuar që amerikanët t’i mbanin sa më larg Ballkanit dhe konfliktit jugosllav dhe atë ta zgjidhnin me çdo kusht në favor të Serbisë. Kundërshtimet e vazhdueshme të Mayjorit dhe Mitterrandit për intervenim ajror të NATO-s në caqet serbe në kohën e masakrave të llahtarshme në Bosnjë reflektojnë, më së miri tregon këtë rivalitet. Ndërkohë Gjermania luante rolin neutral. Kjo ishte përshtypja jonë.
Francezët dhe anglezët zgjidhjen e konfliktit jugosllav mendonin ta bënin duke e mënjanuar Milosevicin nga pushteti dhe duke e zëvendësuar atë me Vuk Draskovicin. Në këtë paketë parashikohej edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës, duke u ofruar një “autonomi të zgjeruar në kuadër të Serbisë” të cilën Drashkovici e kishte pranuar. Nga faktori politik në Kosovë kërkohej që t’i bashkëngjitej protestave që organizonte e djathta e bashkuar serbe e udhëhequr nga lideri i SPO-së, Drashkovic, në mënyrë që t’i ndihmohej ta rrëzonte Milosevicin nga pushteti. Rugova këtë nuk e kishte pranuar. Ishte kategorik dhe insistonte në vullnetin e shprehur në referendumin e vitit 1991. Ndërkohë që Demaçi, Qosja me një grup të kryesisë së LDK-së, që me vonë formuan LBD-në, si dhe kryeministri Bukoshi, kishin pranuar ofertën evropiane.
Në atë kohë në Tiranë qëndroi një delegacion i LDK-së në krye me nënkryetarin Hidajet Hyseni. Nga një burim yni që rastësisht ishte prezent, Hidajeti kishte marrë porosi nga kryeministri Bukoshi që të dilte në RTSH dhe haptazi ta sulmonte Rugovën. Nuk di pse ai në intervistë nuk e bëri këtë, por nga i njëjti burim di që Bukoshi u acarua shumë. Dhe, realisht ky ishte një komplot. Prandaj, jam detyruar të kërkoj takim me njerëzit e mi në Kosovë.
Më 31 dhjetor 1996, kam mbërritur në Kumanovë, ndërsa më 1 janar 1997, aty kanë mbërritur Sabit Rrustemi, Naser Latifi dhe Avni Kamberi. Atyre iu sqarova gjendjen dhe i porosita ta njoftojnë Plakun. Për këtë punë evropianët në Berishën kanë bërë presion direkt, dhe si duket ai nuk u rezistoi. Kjo është evidente, pasi në zgjedhjet e vitit 1996, në fushatën e PD-së mori pjesë edhe një këshilltar i presidentit Mitterrand.
Pse Berisha insistonte që të formohej një parti tjetër nga LDK-ja dhe që shqiptarët të dilnin në votimet serbe?
Kajtazi: Nuk di që presidenti i atëhershëm, Berisha, ka kërkuar që të shkatërrohej LDK-ja. Ai, si president që ishte, nuk mund të ishte indiferent ndaj asaj se çka po ndodh në Kosovë. Ne po flasim për periudhën e gjysmës së dytë të vitit 1996, kur kriza e piramidave vetëm sa nuk kishte shpërthyer. Kundërshtimi i fuqishëm evropian ndaj angazhimit direkt amerikan në çështjen jugosllave mund t’i kenë luhatur për një moment Berishës mendjen, por mendoj se kjo ka qenë e shkurtër dhe kalimtare.
A ju kujtohet takimi i mbajtur në Tiranë mes Sali Berishës e Ibrahim Rugovës, në të cilin u vërejt “ftohja” e Berishës ndaj Rugovës?
Kajtazi: Po, nëse nuk gaboj, ka qenë dhjetori i 1996, kur presidenti Rugova erdhi nga Amerika, pas një takimi të nivelit të lartë me sekretarin e shtetit Ëarren Christopher. Më saktë, atë ditë Tiranën e vizitonte edhe lideri i OÇP-së, Jaser Arafat. Si duket Rugova nga Christopheri ka pasur ndonjë porosi për Berishën që këtij të fundit nuk i ka pëlqyer. Takimi Berisha-Rugova në Presidencë dhe në darkë në “Pallatin e Brigadave”, e cila u shtrua për nder të Arafatit, kaloi në atmosferë të zymtë.
Me keta traperit e Kosoves ndodh dicka e cuditshme. Po te thuash qe sot eshte e shtune, ata do thone :po te mos ish e premtja, s'do kish te shtune. Ne shkrimin e Meros flitet vetem per kameleonizmin e kufomes non grata, kurse ky trapi I ka hyre historise se Kosoves. Vari hebet se me keta keshtu do shkojne punet. Njeri I bie gozhdes e tjetri patkoit.
Ramiz Alinë e bëri në funksion të afirmimit të një veprimi pragmatik, e që ishte standard që në kohën e Enver Hoxhës:”Tirana zyrtare mos të ju imponoi politikat e veta shqiptarëve të Kosovës, por t’i përkrahë ato që i artikulonin vet ata”. Me kete citim nga shkrimi kuptoj se autori i shkrimit te mesiperm se ka idene fare si se fuksiononte politika enveriste ne drejtim te ish shqiptareve te Jugosllavise. Ata enveristet besonin, vetem ata njerez qe ata i kishin testuar se ishin besnik te vijes politike enverizmit qe ata e kishin titulluar "marksiste leniniste" per te tjeret kishin nje mosbesim apsolut duke i cilesuar si te UDB e duke i trajtuar si te tille. Realisht ne betejat e gjata e te kushtueshme nga te dyja palet sigurimi shqiptar e kishte te veshtire te besonte shqiptaret e ish Jugosllavise se nuk ishin agjenturen e UDB. Autorit i sugjeroj te lexoj materialet i ish sigurimit te shtetit shqiptar qe kane lidhje me shqiptaret e ish Jugosllavise e te mesoj realitetin e mendesise se shtetit shqiptar te kohes se komunizmit ndaj çeshtjes te shqiptareve te ish Jugosllavise.
Vetëm UÇK,solli panvarësinë e Kosovës.Pirdhte sërbi,Milosheviçi,Drashoviçi etj.për lepujt di Rugova,Bukoshi,Berisha e co.Me hjithë atë ushtryëi që kishin nga pas.Kurvat franceze italiane evropuane. Fal UÇK,Usa,Klintonit dhe Bletit,që nuk i pordhën perverdët.evripianr dhe goditën Milosheviçit dhe çliruan bashkë me UÇK Kosovën.Harchuan miliatda$ .vetëm një rsketë Tomahouk e hedhur në Sërbi,kushtonte 400000$. Pa UÇK,KLINTONIN,BLRRIN DHE GJENETSLËT E NATOS.Kodova sot fo idhte sërbe mbase me Rugovën president.
Po ceshte ky Fadil Kajtazi mor aman.Po keta te hapin barkun .Per ca flet Mero e cderdellis ky..Po ka politikan ,analist e patriot plot kosova ,cna dalin keta megallomane qe kerkojne tu japin mend shqiptareve ketej e matane kufirit..Sa te veshtire e kane ky soj njerezish qe Shqiperia eshte shteti ame , me jetgjate ,me i konsoliduar ,me i njohur nderkombtarisht dhe pa dyshim duhet mesuar prej saj.Po keta lloj fudullash se lene kosoven te ec para.
Berisha ka qenë detyruar nga europianët, të mbajë një qëndrim të përkohshëm, për Kosovën Autonome nën Serbi, thotë ky artikullshkrues........ . Po jo o trushplarë, jo! Berisha e ja patur bindje të tij, se Kosova nuk duhet të jetë e pavarur..... . Dhe jo nga presioni i europianëve, por nga presioni i UDB-së.....Ndiq qëndrimet e tjera të Berishës ndaj çështjes kosovare dhe bindesh se ai ka patur një vijë........ Sabotimin e luftës së popullit kosovar për liri e pavarësi.......E PARA--- E gjithë bota e bllokoi Milosheviqin nga furnizimi me naftë e armatim.... . E shpëtoi Berisha. I vetmi në të gjithë botën e furnizoi me naftë e armë. Për tanket e Milosheviqit, për të mirën e popullit kosovar, të vriteshin disa, sepse ishin shtuar shumë............ . Po UÇK, kush e quajti organizatë terroriste?--------Kush i bëri thirrje delegacionit kosovar, të mos shkojnë në Rambuje, sepse aty do të vendosej çlirimi i kosovës?... . ..Kush ankohej për sulmet e NATO-s mbi Beograd sepse po vritej populli i pafajshëm serb?.... . Megjithatë ju kosovarët vdisni për Sali Berishën... Rugova e kuptoi se kush ishte dhe në vitin 2000 nuk e lejoi të futej në Kosovë, duke e bërë shqiptarin e parë i cili kthehet mbrapsht në kufi në Morinë.
Ky artikullshkrues joserioz dhe jo fort i besueshem, harron disa gjera thelbesore te qendrimeve te Berishes, qe z. Mero i trajton pergjithesisht sakte ne librin e tij dhe qe komentuesi i mesiperm, Pejani, i ka renditir jo keq. 1 Berisha doli hapur qe ne fillim kunder UCK-se, duke e quajtur organizate marksiste leniniste. Dhe kete qendrim mbajti deri ne fund. Por pa shfaqjen dhe luften e UCK-se, aleatet perendemore, sidomos Amerika e Anglia, por edhe NATO ne teresi, as qe do te kujtoheshin te nderhynin per pavaresine e Kosoves. (Ndoshta jo rastesisht, pikerisht me keta aleate i ka prishur marredheniet sot A. Kurti, deri sa ata i vune sanksione Kosoves; dhe ndoshta prandaj e urren UCK-ne). 2. Ndryshe nga Europa, qe i kishte vene embargo ish Jugosllavise, Berisha e theu embargon e vendosur dhe furnizoj rregullisht me nafte makinerine e luftes te Milloshevicit, duke nxitur kontrabanden, madje duke krijuar per kete qellim dhe kompanine e famshme shteterore Shqiponja, (ne fakt, te PD-se), nen drejtimin e T. Shehut. 3. Berisha, per qellime ae i di vete dhe qe ne i marrim me mend, doli hapur kunder marreveshjes se Rambujes dhe beri thirrje te mos nenshkruhej ajo. Pa ate marreveshje, nje zot e di se c'rruge do te kishin marre zhvillimet ne Kosove. Ka dhe plot gjera te tjera per te thene per qendrmet e Berishes ndaj ceshtjes kosovare, por nuk i vlen te zgjatem me tej. 4. Sa per raportet Rugova - Berisha, nuk kam se cfare shtoj asgje perpos atyre gjerave qe shkruan z.Mero ne librin e tij.
Pyetje: Po sikur marrëveshjen e Rambujesë ta kishte firmosur dhe Millosheviçi i quajtur "kasapi i Ballkanit", si do shkonin punët me Kosovën? A do ishte bombarduar Beogradi dhe a do vazhdonte përkrahja e deriatëhershme ndaj UÇK-së?! Përgjigjen e kësaj pyetje komplekse askush nuk mund ta dijë, sepse ngjarjet ndodhën ashtu si ndodhën. Erdhi marrëveshja e Kumanovës (futja në Kosovë e trupave tokësore), projekti Ahtisari dhe në finale në snkurt 2008 pavarësimi i saj. Shprehja: "politika vërtetohet atëhere kur ndodh", gjen mishërimin e saj pikërisht në ngjarjet që shoqëruan aspiratën e Kosovës për liri dhe shkëputjen e saj nga Serbia. Gjithsesi, për konsolidimin e arritjeve të deritashme të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, njohjen e plotë ndërkombëtare, përfshirë 5 vendet e BE dhe në finale anëtarësimni e saj në OKB, ka ende shumë rrugë për të bërë. Kjo do varet sa nga konjukturat gjeopolitike ndërkombëtare, por aq dhe nga vetë kosovarët dhe faktori politik atje.
Shkrim per burg me kalu kohen . Autori ka filozofi me kam ne uje
Rugova e dinte njejt siq e diti edhe Hashim Thaqi qe Sali Berisha asht nji shkaa i shkineeess dhe tradhtia e tij qone drejt e te kasapi i Beligradit tek Milosheviqi.