Betejën në Gjykatë e cila e akuzon për korrupsion, Sali Berisha zgjodhi ta bëjë përmes avokatëve të tij, duke refuzuar që të paraqitet në gjyq, por zgjodhi të përdorë si mburojë ata që e mbështesin, demokratët e Rithemelimit.
I ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetaren Esmeralda Dodaj avokati Arbër Hoxha shpjegoi skenarët që mund të ndiqen në këtë rast. Ai nënvizoi se Berisha nuk mund të merret forcërisht në gjykatë, por tha se prokurorët mund të kërkojnë që masa ndaj tij të përshkallëzohet nga detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, në një masë më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.
"Neni 248 i kodit të procedurës penale thotë jo më vonë se tre ditë nga momenti i ekzekutimit të çfarëdolloj mase sigurimi gjykata të marrë në pyetje personin ndaj të cilit është caktuar masë sigurie. Berisha ka caktuar dy mbrojtësit e tij dhe është e drejta e tij legjitime. Por zoti Berisha duhet të kishte qenë vetë aty, nuk e di përse gjykata e ka bërë këtë ndryshim.
Në momentin që gjykata ka caktuat masën ndaj një personi dhe nuk paraqitet personalisht në prani të një apo dy mbrojtësve sigurisht që neni 73 i kushtetutës dhe neni 288 dhe 289 i kodit të procedurës personale nuk parashikojnë në rastet kur deputeti i Kuvendit nuk paraqitet personalisht në këtë moment nuk mund të shoqërohet me forcë se realisht pastaj që do të shkelej kushtetuta, por sigurisht prokurorët e çështjes mund ti kërkojnë drejtuesit të prokurorisë që masa e sigurimit të përshkallëzohet nga detyrim për tu paraqitur dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit në një masë sigurimi më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.
Në një rast të tillë drejtuesi i prokurorisë duhet ti drejtohet kuvendit, komisionit të mandateve për të dhënë autorizimin për përcaktimin e një mase sigurimi arrest në shtëpi ose arrest në vburg dhe më pas gjykata miraton kërkesën e prokurorit. Një deputet nuk mund të shoqërohet forcërisht por mund të kërkohet përshkallëzimi i masës së sigurimit”, tha avokati.
Kurse anëtari kryesisë së PD-së zyrtare Marsid Gupi tha se Berisha duhet të tregonte respekt ndaj gjyqësorit, pasi refuzimi i tij për t’u paraqitur krijon një precedent të rrezikshëm.
“Unë jam me idenë që këto janë precedentë të rrezikshëm që krijohen. Do marr një rast analog siç është rasti i Trump, në Amerikë e akuzon gjykata,. Ai shkoi në gjykatë. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Berisha të tregojë respekt ndaj gjyqësorit dhe pretendimet që ka ti ezaurojë nëpërmjet procesit gjyqësor. Mos-vajtja e tij që nga pjesa e simbolikës që përcjell krijon një precedent të rrezikshëm në lidhje me pretendimet e veta për masën e sigurimit që është marrë ndaj tij konkurrojnë disa dispozita që kanë të bëjnë që nga rasti i disa normave kushtetuese që kanë të bëjnë me kufizimin e lirive dhe lëvizjes së personave.”
Edhe gazetari Sokol Bregu nënvizoi se Berisha e ka detyrim juridik që të përballej në gjykatë me akuzat dhe të parashtronte pretendimet.
“Berisha sot duhet të ishte në gjykatë. Ai duhet të ishte në gjykatë për ti dhënë një formë një frymëmarrje të gjithë reformës në drejtësi. Po të më kishe ftuar përballë me Gjokutajn nuk do vija sepse është një nga njerëzit që i njeh mirë ligjet e drejtësinë dhe mund ta çojë këtë çështje edhe 10 vjet. Kjo nuk është çështje e Gjokutajt por e zotit Berisha. Nëse Berisha nuk shkon të përballet me gjykatë kush do të shkojë? Unë? Ky është ai që nuk i afrohen dot policët, ky është ai që gjithë ky shtet nuk i afrohet dot. Detyrim juridik mund ta ketë kushto detyrim moral ndaj kombit dhe vendit që të paraqitet e ka Berisha. Berisha e ka edhe juridik dhe moral. Nëse ai pretendon që procesi është i manipuluar të shkojë ta denoncojë në sallë të gjyqit”, shtoi ai.
Ti rruni karrin
Aa, po ti ke 20 vjet që i rri me brisk para mbrapa. S'ke lene gjë per ne, sepse ja ke rrujt ti, e ke bo dritë fare. Mbasi të mbarosh Berishën, hidhe edhe ketej nga ne.
aa,,,ik rruaja ti bashk me motren,,KOPIL i saliut,,,do ja presin fare,,do e bej shurren me tub ne Burg,,,
or taj aaaaaaaaaaaaaaaa! rruaje ti se nje popull i tere e urren VAMPIRIN !!!!!!!!
Ju te SPAKUT mos i beni shume ledhatime Berishes,por futeni ne burg. Ai nuk eshte me i forte se ju. Ai eshte dredharak dhe frikacak.
A eshte vendim gjykate "detyrim paraqitje" ? Si qenka qe per kete palaco nuk u zbatoka vendimi? Sepse ca jane me te barabarte se te tjeret? Nxirreni per veshi nga banja dhe cojeni te pergjigjet perpara hetuesve, prokuroreve, gjyqtareve. Dhe mbylleni gjekundi pa telefon e pa internet te na bien veshet e syte rehat, se ky me ato qe pi, nuk pushon cdo dite neper televizione. Madje dhe TV-te kane faj qe e therrasin e i japin ze palacos kriminel
I dashur arikullshkrues. Marr mundimin te te them se ke bere nje gabim trashanik qe krahason Trampin me Berishen. Trampi u paraqit dhe mbrojti vehten para gjykates sepse ka frike nga shteti, kurse Berisha nuk u paraqit sepse shtetin e quan nje shaka. Per Saliun shteti eshte nje lope per tu mjele, kurse Trampi mendon se shtetiit i sherbehet dhe respektohet. Saliu mendon si katunar Vicidoli dhe komunist i shokut Enver, Trampi nuk eshte katunar apo malok dhe e urren komunizmin. Ka dhe shume dallime te tjera, por here tjeter. Dallimi me i math eshte se Trampi ka qene kapitalist qe ne zanafille, kurse Saliu eshte kapitalist i dale nga mitra e pergjakur e komunizmit....
Arrestojeni qenin.
Naziskinin me te moshuar se ky ne karroce me rrota e cuan perpara drejtesise, qe ai edhe gjermanishten e kishte harruar dhe nuk kishte me asnje te aferm atje. Kurse kete akoma e perkedhelin ose i tremben sevilet. Pas renies se diktatures kishim e kemi nje grup njerezish everiste, vendi akoma seshte pastruar nga ata, tani u bene dhe berishistet, mjere medet si u be ky vend. Kush eshte burre nuk frikohet ......thote Hymni Shqiptar, po ky cfare burrnie ka kur si del per zot vetes, familjes dhe atyre qe i shkojne pas duke mos "pastruar" veten perballe drejtesise. Neper podiume si pushon goja tani fshihet si ljepur. Cojeni gjyqin ne stadium, vendosini perpara podiumin e foltores se mbase flet. E pas tij te kapen me rradhe ata qe i bene deme ketij vendi Shkelzeni, Mediu, Memia etj, kush ka shkelur mbi ligjet e shtetit te ballafaqohet me drejtesine
zotttttttttttttttttttttt!
Rrasini ne burg ! Ka vrare mijra familje shqiptare - VAMPIRI i VIÇi - dolit !
Nuk ka faj Saliu kujton se eshte loje mbase te shohim fundin e SPAKUT. Ky eshte Kapedani xha sulua vetem mustaqet i mungojne .