
Luçiano Boçi dhe Ervis Iljazaj janë përfshirë në një debat me tone të larta. Teksa diskutonin për situatën brenda PD-së në studionin e emisionit “Open” në News24, Iljazaj e ka cilësuar demokratin si ‘ngelës në këtë lëndë’.
Boçi i është kundërpërgjigjur menjëherë duke i thënë se është një njeri alogjik e ofendues, ndërsa i ka thënë të ndalojë se ka “folur shumë”.
Pjesë nga debati:
Iljazaj: E djathta sot për sot është frakturë politike, ndarje shoqërore, politike dhe ideologjike. Sot është e djathta Berishiste dhe ajo jo Berishiste. Nuk janë grupet Parlamentare që caktojnë partitë, por e kundërta.
Boçi: Mos kundërshto se je out.
Iljazaj: Ti je ngelës në këtë lëndë.
Boçi: Kush je ti që më flet me këtë gjuhë. Qenke dhe njeri alogjikë dhe ofendues. Boll e boll se fole shumë. Qenkam unë… ti kujt i drejtohesh?
Qenkam unë ngelës. Kam 32 vite që merrem me auditorë. U bëre ti të më thuash që jam ngelës.
Ti je nga ata që paguhen për të thënë fjalën. Ty duhet të të vijë zor. E mbyllim këtu se skam ndërmend të merrem me ty.
Nuk i vjen turp ketij Boçit qe del ende neper ekrane ? Saliu e ka perdorur kete njeri si lecke pastrimi gjithnje per interesat e tij personale , e ka futur dhe nxjerre nga loja , sa here ja ka dashur nevoja . Eshte nga deputetet me te keq perdorur nga kapo banda Sali Voçidoli . Akoma nuk e kupton prof universitetit ? Dil nga skena politike o derezi se turperove far e fise dhe krushqine .
O Boce Elbasani,po' Ka te drejte ai tjetri,ti je ngeles.Konkurove,Dole ne provim dhe profesor Popull Elbasani te negli ne provim.Ne auditore dalin shume kunguj ,si puna jote.