Rinisin bisedimet shqiptaro-greke: Micotaqis takon Ramën në Vilnius

9 Korrik 2023, 21:40Politika TEMA

Rinisin bisedimet shqiptaro-greke: Micotaqis takon Ramën në Vilnius

Kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë do të takohen në Vilnius mbasditen e datës 11 korrik.

Lajmi konfirmohet prej burimeve të top-ch pranë qeverrisë greke.

Sipas informacioneve ,ka qënë pala Greke që ka pranuar që dy liderët të takohen për të ristartuar bisedimet dhe kontaktet e ndërprera për shkak të fushatës zgjedhore në Greqi por edhe të cështjes Beleri.

Burimet i thanë top ch,se pikërisht cështja Beleri do të jetë kryefjala e bisedimeve,me zotin Micotaqis të ripërsërisë këtë herë edhe në takim tet a tet me kryeministrin Rama,se zoti Beleri duhet të vijojë detyrën si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës,në funksion të asaj që athina e quan funksionim i shtetit të së drejtës dhe rrespektimi i pakicave kombetare dhe minoriteteve në vendin tonë.

Përkundër lehtësimit të masës ndaj zotit Beleri,Athina ka kërcënuar se do të jenë organizmat Europianë të cilat do të penalizojnë Tiranën zyrtare në rrugën e saj europiane nëse zoti Beleri nuk do të lejohet të ushtrojë detyrën e tij si kryetar i zgjedhur në bashkinë e Himarës.

Mbetet për të parë sesi zoti Rama do ti spjegojë homologut të tij grek se as ai dhe askush nuk mund të ndërhyjë pranë gjykatës së posaçme për zotin Beleri,pasi ajo është një gjykatë që deri tani ka treguar se nuk merr as komandë dhe as orientime prej qeverrisë socialiste të tiranës,cka tregon edhe fakti se kjo gjykatë ka goditur jo pak eksponentë të së majtës Shqiptare.

Në variantin më të mirë pritet që Athina të mirëkuptojë sitatën dhe të anashkalojë ngërçin e krijuar prej arrestimit dhe mbajtjes së burg të Fredi Bejlerit,për ti hapur rrugë proçeseve të tjera të inicuara prej dy vendeve gjatë fazës së parë të bisedimeve,siç është përshpejtimi i dërgimit të cështjes së detit në gjykatën e hagës,tashmë që presidenti Begaj dha edhe autorizimin formal për komisionin që do të negociojë me greqinë për këtë çështje,apo projektet e mëdha të rajonit,bashkëpunimi në rrugën europiane te vendit tonë apo cështjet e vjetra të mbartura mes dy vendeve ndër vite.

Në variantin më pesimist të këtij takimi dhe konfirmimit të mosmarrëveshjeve të mundëshme mes dy vendeve,atëherë dimri do të nisë më herët në klimën mes dy vendeve,duke konfirmuar qëndrimin e atyre që nuk besojnë se marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës janë të sinqerta,por ato preken rëndë sa herë njëra apo tjetra palë ka një pakënaqësi.

Vlen të përmendet se ky do të jetë takimi i parë me palën shqiptare në të cilin zoti micotaqis do shoqërohet prej ministrit të ri të jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis dhe jo prej Nikos Dendias i cili tashmë është ministër i mbrojtjes së republikës helenike,dhe një mik i mirë i zotit Rama.

4 Komente

  1. T
    Tirane

    Perse legenat deputetve Shqiperise nuk e pyetin Ramoviqin per te drejtat e shqiptarve etnik dhe arvanitasve ne Greqi. Kaq legena e frikacak jane deputetet?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Na plasi cari

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        Ju gazetaret jeni Debilna.Gjithe shkrimin tuaj po ta Analizosh eshte Frika ne mes,qe nje Shtet i Vdekur si Greqia do i prishi pune Shqipnise.Ore Cope Mishi Gazetare:Ju genjeni veten:Ne rradhe te pare ai Beleri nuk lirohet nga Rama(Berisha i lironte njerezit Pro Greke,nga frika e karriges),ndersa Rama nuk e ka kete Komplex,Pse?Rama eshte i kidhur shume ngushte me Politiken e sotme Amerikane,ka nje Figure si Sorosi qe doni apo nuk doni eshte Figure qe luan guret ne gjithe Politikat Europiane,dhe e fundit:Eshte zgjuaresia e Edit qe mban nje Lidhje te Vecante me Erdoganin,qe i duhet ne momente te veshtira me Greket.Per cfare frike ka Rama nga Greku,?Do i flasi Macron apo Shulz,qe Grekun nuk eshte se e kane shume qejf.Sa per perfundim:Qe Edi ka gisht ne Arrestimin e Beleris,kjo dihet,po pse nuk merreni me Kurvat Sali dhe Like qe e futen kete Vrases ne Zgjedhje me emrin e Opozites.Po u prishem me Greket,Kush i dhjet nje M.t,por merruni me Kurvat e Opozites qe na futen ne kete Corbe Greke.Ramushhhhh,mos lesho pe,ose Ik dhe ap krahun:Sic jane denuar Shqiptare per Blerje Votash me Burg,dhe Zoti Beleris duhet te provoje Burgun,nxjerrja e tij jashte i lire:Eshte Renia e Shtetit,prandaj zgjidh dhe merr Ramush.Mis rri si Shkerdhat para Grekve,eshte Shtet leshi pa asnje Fuqi Ekonomike.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhaku i pamposhtur

          Si sju vjen turp?? dhe perseri takim shqiptaro-grek me qellim te vetem lirimin e Bejlerit...turp e faqja e zeze,menjefjale Micotaqi do ti kerkoj llogari Rames dhe ky i fundit do ti lepij topet se mbase e kalon lehte...a nuk do ye ishte me serioze qe ne kete takim te flitej mbi heqjen e ligjit te luftes? mbi te drejtat e popullsise se shperngilur came?apo per pensionet e emigranteve shqiptare? duhej me patjeter qe ceshtja Bejleri te jete kryefjala e takimit??

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje