Rithemelimi do debat, Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI 3, pabesi ndaj shqiptarëve

26 Prill 2024, 17:50Politika TEMA
Rithemelimi do debat, Spiropali: Kërkojnë të na vënë

Pas kërkesës për interpelancë në lidhje me dokumentarin e Rai 3, Rithemelimi ka kërkuar që të zhvillohen diskutime edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ministrja Elisa Spiropali publikon kërkesën e bërë nga deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa.

"Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson.

E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa.

Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe", shkruan Spiropali.

4 Komente

  1. N
    Nje propozim modest

    Ne emisionin e RAI-it, prokuroret italiane flasin per lidhje te forta mes krimit te organizuar dhe shtetit shqiptar. Meqe deputeteve te PD-se u mungon kredibiliteti, perse nuk zgjidhni me llotari 50 qytetare shqiptare per t’iu pyetur ne sallen e parlamentit mbi kete teme, forcimin e çuditshem te lekut dhe CV-te e çuditshme te shume deputeteve dhe njerezve me funksione shteterore?

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ish shoqja

      Ina Zhupa e bija e babait ,mamase ,vellait Kadri komunista,shuranjosja e klases ,kesaj nuk i afrohej asnje shoqe e me jo djemte se mbante era shure , e sot bene politike kjo ,pasurine qe ka vene yt shoq dihet , por do kohe se do vij dita te behet edhe familjes tende nga i keni nxjere te ardhurat ,mos u merzit o ish shoqja ime gjimnaziste

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        Po sa e zonja u be kjo zhupa more si se paskemi ditur me pare cpaskemi humbur

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po u beme si kembet e dhise gjanem.Prisni pak sa Skenderbeu sa te mbaroje pune me armiqte e jashtem do ju kthehet edhe ju Hamzava me terbim edhe me te madh se atyre. Pushtet kriminal .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje