Nga Ylli Manjani
Hajdutët të kthejnë paret.
Sali Berisha ka thënë dje, ndër të tjera se :
"Neni 103 Kushtetutës, paragrafi i tretë thotë se anëtarët e Këshillit te Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetëve dhe kjo është interpretuar nga disa lakej te qeverisë dhe nga vete Edi Rama dhe Lubi Balluku si imunitet për pezullimin. Është absolutisht pa bazë dhe e gënjeshtërt."
****
Zotnia nuk ka faj hiç me thënë të drejtën, se kur mbroja në publik principet bazike që nuk lihej opozita pa vulë; se nuk i diktohet emri i kryetarit një partie politike; se nuk mund të jenë nongratllëqet pengesa kominikimi politik; se nuk mund ti hiqet imuniteti opozitës; apo se çështjet penale në ngarkim të Tij janë të stisura, nuk isha lake. As gënjeshtar.
Tani, i motivuar njësoj si më parë, nga motive thjesht profesionale dhe gjithnjë parimore, kam argumentuar në publik me bindje të plotë se drejtësia ka kaluar limitet e atij neni të Kushtetutës, i pandehuri Sali të quan "lake i qeverisë" dhe "gënjeshtar".
Bahh, çfarë keqardhje për veten!
Kam harxhuar frymë e kohë, ndonëse për princip, por për favor të këtij njeriu, të cilit nuk i kërkoj mirnjohje, por edukatë në komunikim.
Por nuk jam pishman, sepse mbrojtja e parimeve dhe standarteve në publik është detyrë civile, jo ndaj Saliut, as salinjve, as lakejve e gënjeshtarëve të tij, që u ka rënë qepeni dhe hyjnë në SHQUP me facebook.
I mbroj ende ato principe dhe do ti mbroj se opozita i duhet shoqërisë, jo xhepit privat të opozitarëve...
Që Sali Berisha endet kuturu midis SKAP-it dhe SPAK-ut, sipas hallit të çastit, nuk na bën neve të nenit 103 lake, por atë vetë.
Tani sa për informacion, ky neni 103 është miratuar në Kushtetutën e vitit 1998. Sali Berisha e të tijtë nuk morën pjesë në hartimin e miratimin e saj, ndaj skanë se si të dinë e kuptojnë mbi arsyet e ekzistencës së atij neni.
Asokohe ishin të zënë duke bërë parada të dhunshme me molotov e arkivolë te kryeministria, pasi futën në dhé nja 5 mijë shqiptarë një vit më parë.
E sjell në vemendje këtë fakt për të kuptuar se ai neni kushtetutës ka dalë pikërisht nga ky sfond i dhunshëm politik.
Ndaj nëse ka lake e gënjeshtar në leximin e interpretimin e nenit 103 ai është Berisha. Ai flet me kompetencë për një nen që ka rrefuzuar ta lexojë e ta miratojë.
Pavarësisht kësaj, ka një dallim esencial ndërmjet argumentimit tim dhe të tjerëve mbi nenin 103, me atë që bëri Berisha dje.
Ne argumentojmë këtë gjë nisur nga principi se gjykatat janë garanci e ndarjes dhe balancës së pushteteve dhe jo gjykatore të morali. Me pak fjalë ajo që na ndan në thelb është se Berisha dhe lakejtë e tij i duan gjykatat si gardën e Iranit dhe, shoqërinë e konsiderojnë si turmë talebanësh që gjuajnë viktimën me gurë në mixhlis, veçanërisht gratë.
Dallim të madh shumë kemi.
Sa për leksionet me "mbrojtje hajdutësh", rrefuzoj ti pranoj dhe nuk më del koha ti numëroj.
Nuk mbrohen hajdutët pa dyshim. Por aq më pak mbrohen hajdutët që bërtasin "(s)kap-eni hajdudin".
Por kam një sugjerim, ata që kanë marrë para nga "hajdutët e qeverisë" duhet ti kthejnë ato. Çdo gjë që kanë marrë nga hajdutët para, leje e liçensa etj duhet ti kthejnë menjëherë.
Kaq, për aq sa në këto fjalë zotëria i referohet argumenteve të mia publike mbi këtë nen.
JESSSS!!!
Je shume I sakte o Ylli . Bravo, analize perfekte, dhe pergjigje shteruese Vampirit 82vjecar me 27akuza akuza mbi kurriz qe 24/7 nxjerre mut shurre helm molotov zjarr shpifje pleh nga goja .
Dhe ti sje burre me i mire o servili pushteteve
ku e ke pa ti qe eshte servil i pushteteve? Eshte nje nenpunes i devotshem, profesionist ne zanatin e tij! Pastaj mos u merr me njeriun por me argumentet qe percjell o qyrash!
pergjigje dinjitoze! Po kunder kujt? Nje spurdhjaku si sali ziu!
Te gjithe kerkojme qe hajdutet te hapin llogari, te kthejne gjene e plaçkitur. Por kjo nuk behet me matrapazllek drejtesie. Kushtetuta e ka qarte, kristal: nuk pezullohet deputeti dhe te barazuarit me ta. Nuk ka jurisprudence ne bote qe njeh pezullimin e ministrit. Kaq dhe pike. Askush nuk ka tha nuk arrestohet apo denohet! Po themi se pezullimi i ministrit eshte shpikje. Qellimi i mire nuk mjafton. E drejta (dmth ligji, perben bazen dhe kufijte e veprimit te shtetit thote Kushetuta. Ndryshe i bie te ngreme gjykata popullore e te bejme denime ‘te drejta’ per keqberesit, por me duket se nuk shkon. Identik eshte shpikja e kategorive juridike
Po Ylli, ti kthejne parate me gjithe interesa, tju hiqet per 100 vjet e drejta per politike e administration publik per to dhe femijet e tyre! Tu jepet denimi por jo ne burg se bejne palle ariu, por ti leme rrugeve sikur lane rrugeve ka 35 vjet SHQIPTARET!!!!!
Ke shumë të drejt Është e vështirë të jeshë i lirë për të folur drejtë Beoçkulla fletë Saliu tërë ditën por vazhdon të katranos çdo gjë.
Pavaresisht se flet Berisha apo Manjani nuk ka shume rendesi pasi per kete ceshtje vendos Gjykata Kushtetuese,por nga pikepamja morale ti behesh krah nje megahadutje nuk ka emer tjeter vecse nje lake. Ky Manjani qe shqetesohet se Balluku po pezullohet nga mundesia per te prishur provat,per te frikesuar deshmitaret dhe bashkevjedhesit e per te vjedhur perseri perse nuk e tha nje fjale kur arrestoheshin me mijera qytetare per fatura te papaguara te energjise si ai rasti i lushnjarit qe u arrestue per 30 euro e doli nga burgi ne arkivol.Sikur edhe per faktin qe etiketon Kryeministrin me fjale fyese duke duke qene zevendesja e tij ajo duhet te pezullohet.
Ore budall, prokurori mund ta arestoje, mund ta lere ne arest shtepie, por nuk mund ta pezulloje. Ketepo thote Manjani dhe jep argumentat e tij. Ti kundershtoje po me argumenta, por moa kalo nga dega ne dege si sali birisha. Apo je pjelle e tij mer shkerdhate?
Socialisti i bythës , nuk është dënuar asnjë person për fatura të pa paguara , thjesht sepse nuk ka ligj që e dënon me burg një akt të tillë . Kush nuk paguan faturat e dritave , i priten dritat derisa të paguajë detyrimet e pa paguara , siç ndodh në të gjithë botën . Në burg janë futur dhe do të futen ata që vjedhin energjinë elektrike , si kudo në botë . Prandaj , o socialist leshi (domethënë berishist) mendoi mirë idiotlliqet para se t'i shkruash .
E po patjetër, që është kështu, o Manjan.SPAK- është i tillë kur heton vetëm nga njëra anë dhe bëhet SKAP kur heton Saliun me të tijtë.Dhe nuk është se kjo gjë nuk i ka dhënë rezultat.Po ku vuri dorë Saliu dhe nuk la pas shkatërrim.Edhe ata që e besojnë ende nuk e kuptojnë dot se ai ju ka shkatërruar trutë me kohë.
Ylli, je yll ne çdo aspekt.
Faleminderit që vazhdon të bësh detyrën si qytetar dhe jurist. Sa për Saliun, koha po ja çjerr maskën përditë, saqë dhe fytyra i është bërë sikur j gërvishtur macja, por janë gjurmët e atyre që futi në dhe gjatë këtyre viteve dhe në kohën para 90-tës.
Te méresh me Bufin komunist nuk te duket humbje kohe o Manjan... Je jurist dhe i komenton sipas te drejtes , po si munde te kuptoje nje njeri i semure psiqik si Bufi kenetes qe jurispondenca per te nuk egzistone ...
Me kamatë, ti kthejnë
Artikulli i Ylli Manjanit ndërton një platformë morale mbi parimet dhe luftën kundër korrupsionit të të tjerëve, ndërsa historia e Aurel Lamçes dhe tenderave në Ministrinë e Drejtësisë shërben si një vrimë serioze apo "pikë e dobët" në autoritetin e tij moral dhe pastërtinë institucionale të periudhës kur Ylli ishte Ministër Drejtësie. Kjo është një kontradiktë tipike në politikë: të flasësh për ligjin dhe moralin kur je jashtë pushtetit, ndërkohë që ke një histori të ndërlikuar me zbatimin e tyre kur ke qenë në pushtet. Kjo është ta hash turpin me bukë.
Nuk kam ndonjë simpati për kokëzbathurin por këtë herë pajtohem me këtë që të gjithë hajdutët e Shqipërisë të dorëzojnë gjënë e vjedhur
E le Ramën ti grua qirë, ju ngjite Demokrateve e pe qe smore ndonjë kockë ike përsëri ke Rama. Yttt katolik i pjerdhur e rracë qirë