Analisti Ergys Mërtiri komentoi lirimin e Salianjit tre muaj përpara mbarimit të dënimit të tij. mërtiri tha se Berishës i duhen viktima dhe jo heronj. Më tej, ai e komentoi këtë situatë si një mundësi të artë për Salianjin në një moment ku PD është në fazën më të errët.
“Berishës i duhen viktimë, jo heronj sepse hero është vetë. E ruan me xhelozi të qenurit i vetëm me ndikim, është me mendësi autoritar dhe nuk do rival afër vetes. Kërkon bashkëpunëtor të dobët që nuk kanë kredite politike sepse e dëmtojnë. Salianji i duhet Berishës si viktimë jo si hero. Salianji ka momentin më të artë, është i himnizuar nga një pjesë e demokratëve ku PD është në momentin më të errët.”
Analisti Arben Meçe tha se pas daljes nga burgu Salianji pësoi një zhgënjim nga mungesa e militantëve në momentin e lirimit. Sipas Meçes, imazhi i tij është i një të burgosuri që mori dënimin dhe u kthye në një të burgosur politik.
“Gjithmonë kur në një ambient prodhohet heroi i një akti, komuniteti i thjeshtë është aktiv, mungesa e militantëve në momentin e lirimit dhe në sallë tregon zhgënjimin e Salianjit. Militantët e PD e dijnë se Salianji e ka kryer veprën penale dhe ata në mënyrë të posaçme demostruan që nuk mund të prodhojnë imazh të rremë. Imazhi i Salianjit është i një të burgosuri që mori dënimin dhe u kthye si në një të burgosur politikë.” / abcnews.al
Salianji!!!... Po si mund të mendohet një copë idioti, një mashtrues i rëndomtë, një shpifës i paskrupullt e një legen pa pikë dinjiteti të bëhet kryetar partie??! Po pse, mos PD-ja humbi zgjedhjet ngaqë nuk pati Salianjin në krye? Ç'janë këto mendime të pakuptimta. Salianji mund ta bëjë partinë edhe më keq Bero krimineli.