“Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalon Ramën, roli i tij është zero” - Bushati debaton me Zogajn për dorëheqjen e kreut të PD-së

24 Tetor 2025, 10:00Politika TEMA
“Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalon

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi një ditë më parë se nuk do të largohet nga posti, edhe pas humbjes së zgjedhjeve, për të cilat tha se sihin farsë dhe se do të garojë sërish për t’u rizgjedhur në vitin 2026. Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se (mos)qenia e Berishës në krye të PD-së "nuk e pengon Ramën që të vjedhë". 

Andi Bushati: Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalojnë dot Ramën të vjedhë. Presidenti i Federatë së Shudos, duhet të ikë? Në diktatura, roli i opozitës është zero.

Preç Zogaj: Çfarë emri i vë diktaturës? Ky është vend autoritar, bëhet parti shtet gjithnjë e më shumë. Por ka ndëshkueshmëri, ka përpjekje për të vendosur sundimin e ligjit.

Andi Bushati: Këtu morëm vesh se na kanë bërë gropë në aeroportin e Vlorës, ne themi po ikën Saliu. Ramën mund ta rrëzosh, duke u thënë njerëzve, ja si u vodh në aeroportin e Vlorës, jo si do ikë Saliu.

Preç Zogaj: Rama rrëzohet me opozitë të riorganizuar.

Andi Bushati: Gati-gati po e pëlqej Saliun tani, se e di që nuk fiton dhe ka gjetur humorist për bashkinë…

Mentor Nazarko: Një parti që nuk krijon shpresë nuk e rrëzon.

Andi Bushati: Problemi është që Rama ka marrë më shumë vota se në 2009, 2013, 2017, 2021.

Mentor Nazarko: Ka 34 mijë vota më shumë.

Andi Bushati: Nuk është puna se kemi opozitë të dobët, por kemi një qeveri që vetëm bymehet. Nëse do të ishte Saliu i keq, do të shkonin votat te opozitat e reja. Rama nuk ka marrë kurrë më shumë vota se në 2025. Ka qeverisur aq mirë sa vetëm rritet?!

Preç Zogaj: Për mendimin tim, çdo lider demokrat, që del në krye të PD-së, e mund Ramën. Politika ka rregulla.

2 Komente

  1. B
    Banor i Tiraës se re , në kufi me ish bllokun e Bu

    Ky bushatuci , se Bushati nuk e meriton ta quash , është edukuar me politikën marksiste leniniste nga gjyshërit që e kanë rritur dhe është shumë e vështirë për të ndyshuar mendim . Ndoshta ndikon dhe afërsia me Salën si mjek i familjes në këtë edukim , pasi gjyshërit nuk jetojnë më që ta mbajnë në ekuilibër . Me ato koncepte politike është rritur dhe prandaj nuk i bën saktë krahsimet me zhvillimet e politikës së sotme . Ndoshta inati që ka me Ramën që nuk ja var fare , apo konceptet e tij për zhvillimin e vendit , i errëson logjikën normale që nxin çdo arritje të qeverisjes së tij .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      Mjerim analistësh mediokër qe fyejnë njerëzit. Thjesht një zili dhe urrejtje për Ramën sepse ai i ka fshirë tashmë nga ata "intelektualë" që mund të duheshin. Në asnjë vend të botës ndoshta nuk mbeten pa i shfaqur patronazhidtrt, siç i quanin ju. Ja mblodhën ata 2000 bota më shumë, ja paguan 20.000 euro, ja henjyen 100 te tjetri, po nuk del hesapi, o mjetet të ligj. Diferenca nuk është me opozitën nuk është as 5 as 10 perqind, po 30 a me shume. Pra PS dhe Rama diçka bën që këta qytetarë votojnë për të. Ju po zvogëlohet i si mjetet ai rritet si drejtues i PS dhe njeri që bota e admiron.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje