Sazan Guri i vendosur të bëhet president: Nuk kam një të çarë në biografi! S'kam bërë kurrë një sherr me komshiun apo me fisin, vij nga mali i Tomorit

19 Prill 2022, 18:58Politika TEMA

Sazan Guri i vendosur të bëhet president: Nuk kam një të

Sazan Guri është i vendosur për t’u shpallur president.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Guri tha se ai e mori vendimin për të garuar për president, pikërisht nisur nga kërkesat nga shoqëria civile, teksa thekson me bindje se i përmbush kriteret për të qenë në krye të shtetit.

"Kisha kohë që nga shumë pjesëtarë, shoqëria civile, në rrjete sociale, më kërkuan që përse në këtë situatë, ku është ideja që mund të vijnë kandidatë dhe nga shoqëria civile. Mund të jemi pjesë e të majtës për lobin, ose e djathtës sepse e djathta do zgjedhë, e majta do votojë.

Ka shumë njerëz që plotësojnë kushtet e diturisë, aftësisë, të kenë treguar veten të paepur në çështje kombëtare, që ja kanë haberin për të gjitha. Po më gjete një të çarë, atyre që merren me biografitë e njerëzve, në marrëdhënie me komunitet, në familje, kurrë nuk kam bërë një sherr me fqinjin, me xhaxhallarë, me dajallarë, me miq, edhe kur ma kanë bërë borxh.

Origjina që vij nga Mali i Tomorit, rritja me ortodoksët, katolikët i dua prej bindjeve të mia, e kam gruan fe besim tjetër ortodokse, kjo tolerancë më bën të fal dhe ata që ma bëjnë borxh", tha ai.

Guri ka thënë se ai i plotëson të gjitha kriteret për t'u zgjedhur president i vendit, teksa u kujdes të theksonte se ai nuk ka asnjë porosi nga partitë apo bizneset.

Madje ai sqaroi se vendimin për të vetëshpallur kandidaturën për president e kishte marrë duke u konsultuar vetëm më një person ndihmës që kishte në zyrë, për të cilin u shpreh se nuk as arsimim të lartë.

"Unë nuk jam pa këmbë në tokë, nuk kam porosi nga partite, as nga bizneset. Vendimin e mora vetëm me një person ndihmës që ishte prezent në zyrë. Nuk është kushedi me ndonjë shkollë të madhe, me të mesme është, por më rri afër, e kam si ndihmës dhe me atë isha vetëm", tha ai.

12 Komente

  1. S
    Shqipe

    Po ku te con mushka,o krric?!

    Përgjigjjuni
    1. n
      na mbyten injorantet turcelinj

      Eshte keq kur te hyn vetja be qef,dhe nje cop budalla nga fshati i eshte mbush mendja se ben per president. Ti per pastrus halesh vlen

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeqo Pilafi

        Të marsha të keqen, o Sazan, sa ngjashmëri ke me organin e qejfit, një çikë të fërkojnë dobiçat në rrjetet sociale, ti fal ngrihesh dhe ashtu krenar dhe stoik, kërkon të bëhesh president! Të lumtë Sazan, na nderove Institutin e Naftës!

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSOE

          dhe te Gazit!!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nje Skeptik i Pademshem

          O Sazan po perse behesh gazi i botes edhe me keq nga c'je bere deri tashti. Ti a e di qe presidentin e zgjedh parlamenti dhe e propozojne partite. Po pse o lumadh e be veten karagjoz kotnasikoti, apo te ka vajtur mendja te marresh rroge te madhe qyl, se Presidenti i Shqiperise ate ben, merr nje rroge te madhe qyl e mban ndonje fjalim futja pordhes.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Do të bësh pastaj ndonjë vlerësim mjedisor si ai I Tiranës në kohën e Lulit dhe me superdhëndrin.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Denis

              Si ke mundesi qe kete vend e marrin persiper vetem debilat. Dhe ky eshte krye debili. Nje klloun i vertete qysh kur ka qene ne institutin e Naftes ne Fier ku njerezit talleshin me kete debil se ishte i paafte dhe injorant. Pastaj jetoi me paret e OJQve se vet sdi te prodhoje. Tmerr

              Përgjigjjuni
              1. O
                Osman Gazepi

                JU POPULLI I BERATIT, TU THUASH TRIMA, JU TRIMA NUK INI. TU THUASH FISNIK, JU FISNIK NUK INI. JU SHKON ME SHUME TU THUASH, POPULLI MISTREC I BERATIT.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  ENTSOE

                  Nuk Ka lidhje fare me Beratin, eshte nga Skrapari, duhen 7 breza te jesh nga Berati keshtu thone ne Berat.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqipe

                    Osman Gazepi (i verteti) ka pasur te drejte.

                    Përgjigjjuni
                2. A
                  Agimi

                  Ka disa vjet një njeriu im i afërt vdiq ,ishte komshi me këtë mostër.Doli në mëngjes nga shtëpia kaloi mes njerëzve as pyeti cfarë ka ndodhur por iku,ky është ai njeriu i mirë dhe human.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Astrit

                    Nuk e dua presidentin nga mali i Tomorit me gjen nje mal tjeter e ta bejme president!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje