Alibeaj: Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve

19 Prill 2022, 15:38Politika Enkeleid Alibeaj

Alibeaj: Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Enkeleid Alibeaj ka komentuar qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me deputetin Ornaldo Rakipi.

Ndër të tjera ai shkruan: 

"Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve.

E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit.

Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave.

Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramen dhe deputetet e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit.

Me avokatinë e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit.

Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve.

Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur!", shkruan Alibeaj.

16 Komente

  1. K
    Komuniste dite balliste naten

    Nje dite balliste nje dite komuniste po c"lidhje ka babai me djalin . Normale kur ate ish PD e ka drejtuar nje komuniste si Berrisha dhe ata qe e ndjekin jane komuniste .

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ju e keni si familje nongraten tuaj

      Ju burra leshi,nuk keni cfare i beni non grates tuaj qe po ju poshtron,dhe mereni me te birin e qifes nongrata

      Përgjigjjuni
      1. J
        Joni

        Ore babai vet ska pas lidhje fare me ps vetem flisni palidhje te kapeni turp media

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neritan

          Po per ate pune juve ju nxorren kryetarin non grata e spo ju akuzon njeri sepse pergjegjesia eshte personale

          Përgjigjjuni
          1. E
            Egla

            PD,njee zhgenjim i popullit partii hajdute

            Përgjigjjuni
            1. F
              Festim

              Merruni nji her me ate nongraten tuj mos u merrni me nongratat e tjerve

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arta

                Ca po thoni budallalliqe.Nese Rama do mbante mendjen te non gratat nuk do ecte para Shqiperia.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arta

                  Ca po thoni budallalliqe.Nese Rama do mbante mendjen te non gratat nuk do ecte para Shqiperia.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lorena

                    Faji eshte personal dhe skane lidhje veprimet e te atit me punen qe ben i biri dhe kontributin qe jep ai.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Altini

                      Ju meruni me non graten tuaj qe qellimin kryesor e ka shkatrimin e keti vendin dhe percarjen midis Shqiptarve

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arber

                        Po skeni nga kapeni tani e flisni kot me kot pa fakte.Lereni Aqifin aty ku eshte e merruni me non gratat tuaja se ju mbyten.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alma

                          Ca jane keto budalliqe aty e ka pas mendjen mo Edi rama te non gradat

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Ledina

                            Ju keni kryetarin e partise non grata mos komentoni kshu gjerash per partine socialiste te pakten!!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Beni

                              Bravo Alibeaj, shume sakte, ajo qe duhet te beje USA eshte nepermjet SPAK te arrestoje Dakon, Berishen, Qifen, Doshin, Meten ... dhe te jeni te bindur se zgjedhjet ne Shqiperi do te jene te shkelqyera.Te vendoset edhe nje ligj, kush blen vota - jo vetem t'i hiqet e drejta per kandidim por edhe te denohet minimumi 10 vjet.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ladi

                                si ka mundesi qe Berisha nuk thote asnje fjale per Qifen. Ahaa e e ka mik tani, jane partnere te perjetshem. Urime

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Një qytetar

                                  Vazhdo djalë, trego fytyrën e vërtetë të të përndjekurve politikë, që nuk është e njëjtë me atë të komunistëve vrastar, të cilët në çdo hap gatuajnë vetëm gjëmë për këtë vënd. Si i djathtë i vërtetë qëndron si burrë, mik i nderit dhe të vërtetës, mik i aleatit që na ka falur Zoti, Amerikës, e cila kurrë dhe për asnjë rast nuk na ka harruar, por me madhështinë e saj është bërë mburojë për çdo vlerë të vërtetë njerëzore në këtë vënd. Të lumtë bir i shtresës tonë, qëndro si burrë, lufto dhe bëjë të qartë me qëndrimin tënd se balta gati shekullore që është hedhur mbi fytyrën tonë ka qënë jo për të mirën e këtij populli, por për t'a sunduar dhe ruajtur me zjarr e hekur sundimin e tyre barbar, duke na trajtuar sikur të ishim të zënë rob. Edhe sot e kësaj ditë, edhe pse shikojnë që shtresa jonë kurrë nuk po i bënë të keqen më të vogël këtij vëndi, e cila me fisnikërinë e shpirtit të saj kurrë nuk kërkoi hakmarrje, përsëri këta bastard të ushqyer me urrejtje të përjetshme, nuk na shohin dot me sy, urrejnë për vdekje qënien tonë në pozita drejtuese të shoqërisë, shpifin dhe mbajnë gjallë monstruozitetet që kanë sajuar e thënë për ne në vite.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje