
Deputeti socialist Erion Braçe ka shpërthyer në Komisionin e Ekonomisë, ku ka akuzuar se në Shqipëri janë vetëm 2 brokera që sjellin dhe shpërndajnë karburante, nga të cilat furnizohen të gjitha pikat e tjera.
Sipas Braçes, abuzimi me naftën në Shqipëri ndodh për shkak se mungon tregu i lirë.
Ore sa brokera janë që sjellin naftën në Shqipëri, se në dijeninë time janë vetëm 2. Vetëm këta po e shesin me shumicë. Po t’i konsultosh bursat, bursat nuk shesin sot për nesër. Po të doni, e hap tani dhe ua them sa janë çmimet deri në janar. Patjetër që bursa bast është, edhe del edhe nuk del, por ata që po shesin me shumicë në këtë vend janë këta brokerat, dhe këta nuk kanë blerë sot për nesër.
Tregu ynë është i deformuar, ka probleme të mëdha të konkurrencës, janë evidente, përsa kohë që ne shkojmë krijojmë një bord për të kontrolluar abuzimin. Por nga se vjen abuzimi? Nga mungesa e lirisë në tregti. Bordi do e humbë funksionin e tij, çfarë do bëjmë? Do e lëmë në dorën e 2-3 tregtarëve?
Unë dua që çmimi të jetë i drejtë, të jetë produkt i kërkesës dhe ofertës, dhe jo i këtyre që janë bërë bashkë. Shpenzimet e tyre janë ato të njohurat nga ligji i procedurave tatimore, asgjë tjetër. Referenca është vetëm ligjore, jo ato që duan ata. Ne kompanive të shumicës u kemi dhënë leje me ligj që të krijojnë pikat e tyre të pakicës, ndaj është deformuar ligji.
Tani t’u bëj disa llogari. Po marr një karburant të vogël, që shet 500 litra naftë në ditë, 25 makina nga 20 litra. 250 litra benzinë, 15 makina nga 16.6 litra. 150 litra gaz, 10 makina nga 15 litra. Të gjitha bashkë shpenzime që ju i njihni shkojnë 405 mijë lekë. Tani vijmë te shpenzimet. 2 punëtorë ka një pikë e tillë, po të doni dalim dhe i shikojmë.
(Dikush e ndërpret) Si? U mërzite ti, u mërzite vëlla? Po hajde i shikojmë, se në rrugë janë pompat nuk janë në ministri. Paga dhe sigurime shoqërore, 100 mijë lekë, se me pagën minimale janë, po hajde se po t’i quaj me 500 mijë lekë. Kur e merr me qira 200 mijë lekë, energji elektrike 28 mijë lekë, të gjitha bashkë bëjnë 328 mijë lekë kur e merr me qira dhe 128 mijë lekë kur e ka pikën e vet. Tani e bën pak diferencën, ja po u shtoj edhe 200 mijë lekë për ato që u keni njohur juve. E bëni dot diferencën tani, po flasim për pikë të vogël.
Doni dhe një pikë të madhe, që shet 5000 litra naftë në ditë, 2500 litra benzinë dhe 1000 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju shkojnë 38 milionë lekë të vjetra, dhe shpenzimet për pikat e brenduara shkojnë 1.1 milionë lekë, 1.4 për variantin kur e kanë energjinë me 18.8 lekë. Doni t’u shtoj edhe 2 milionë lekë për shpenzimet e tjera, po nuk arrijnë te 3.8 milionëshi.
Nuk jam i varfër, nuk jam as i pasur, por ka njerëz të tjerë që e kanë naftën element pune. Për ta mbyllur, ajo që unë mendoj është që duhet bërë betejë, të pranosh se çfarë thotë një shoqatë nuk është puna e duhur. Do vijmë te akti tjetër normativ me të njëjtat parametra. Duhet të bëjmë çmos që ky treg të çlirohet, të ketë hyrje të reja. Zinxhiri i transaksionit ka shkuar vetëm tek dy njerëz. Ti ketë e njëjta dorë të vetat apo me qira deri te pompimi, pa dyshim që ajo e ka zbehur konkurrencën. Këtu duhen mbyllur sytë, i kujt është ky apo ai. Kur këta marrin 1 mijë lekë për litër për buxhetin e shtetit, pse të mos marrim edhe ne 500, kjo është ajo që thonë. Kur merr qeveria kaq shumë pse mos të marrim dhe ne që e kemi biznes këtë punë, por nuk funksionon kështu.
Pse ben derr derr kot ? Ishe zv.kryeminister.... Po ke ideale shko denoncoje kerricin e Vucicit per qindra milion euro qe i ka vjedhur popullit. Ti di di te gjitha .
Nuk është zbulim i z. Braçe. Këtë e kam thënë prej kohësh, që në Shqipëri nuk funksionon Ekonomia e Tregut. Keni ndërtuar një kapitalizëm hibrid me monopole të privatizuara. T’u jap vetëm një shembull: sherbimin urban Tirana e ka privat ndërsa Bostoni i ka publik, trenat, autibuzat dhe metronë. Arsyeja përse? Sepse nuk ka konkurencë që të mbrojë konsumatorët nga monopolet në treg. Shqipëria të gjitha i ka kështu, pa konkurencë që ul çmimet.
Na e shpife o Arion,Erion,Orion...te tha mire berisha dikur...pusho ti mor kec!!!!