BATUTAT/ Rama: Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë, ju me gurë e ne me bukë. Ju kam rraf e do ju rraf prapë

19 Prill 2022, 18:22Politika TEMA

BATUTAT/ Rama: Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Valias, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të reja. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat me qytetarët, sidomos me ata demokratë.

Rama iu drejtua duke i thënë se “për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë”, ndërsa i kujtoi se apartamentet qe do te marrin sot do ti kenë falas dhe janë prona e tyre e paluajtshme.

“Më vjen shumë mirë që ne sot çelin dyert për një pjesë të konsiderueshme të familjeve që do strehohen në këtë lagje të re. Së shpejti edhe për pjesën tjetër. 

Sic shihet, pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm detajet e fundit për apartamentet ndërkohë që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kryetarin e bashkisë për të kompletuar anën e jashtëm me parqet dhe me këndet sportive, si dhe me këndet e lodrave, edhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme për gjyshërit dhe gjyshet. Këto godina përbëjnë një shembull të bukur për të ndërtuar jo vetëm një jetë familjare por edhe komuniatare në kushte mjaft të mira.

Të gjitha këto apartamente janë tuajt, falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaja. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë, që duken 4 orë larg. Nuk humbni gjë po të qeshni me gjithë zemër, sepse shtëpi po merrni nuk po merrni shkelm që të ikni nga shtëpia.

Nuk është faji im që ju prisnit nga tjetër kush dhe jua bëri tjetër kush. Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë, se ju vu kundër, në vu kopshte, çerdhe, shtëpia. Kështu që ju me gurë dhe në me bukë. Nuk na vjen keq sepse gurët tuaj na bëjnë mirë, na bëjnë më të fortë edhe ju buka ju bën më të fortë dhe të dy palët ecin bashkë.

Akoma më shumë rëndësi ka që fëmijët e vegjël, këta të vegjlit fare se ata që janë midis i keni prishur që tani se bërtasin Rama ik, por këta të vegjlit fare të jenë në kushte optimale”, tha Rama.

Me batuta, kreu i qeverisë tha se do ta kthejë zonën e Kamzës në një atraksion edhe për turistët e huaj, teksa shton se me Partinë Demokratike, banorët e këtij qyteti ndiheshin të huaj në vendin e tyre.

“Ky është një program që është ndërtuar për të qenë një program i barabartë për të gjithë, pavarësisht bindjeve, prejardhjes, pavarësisht gjithçkaje. Është një program tamam për të gjithë si njerëz, si qytetar të barabartë. Këtë lloj programi, më vjen keq për demokratët, e bën vetëm PS. Ju jeni hudhra pasi nuk na merr dot njeri më sysh. 21 gropa kemi gjetur në rrugë, 21 kopshte dhe shkolla kemi bërë këtu. Një kopësht që kemi bërë këtu, mori dhe një çmim për kopshtin më të bukur të ndërtuar në Europë.

Avash avash do i bëjmë të gjitha, dhe kjo lagje do jetë model për të gjithë, kjo është një tjetër fjalë e mbajtur, ne vazhdojmë punën pasi ka një tjetër pjesë të banorëve në Durrës dhe Tiranë që presin. Janë ata që presin më gjatë pasi dhe ndërtimet përkatëse hanë më shumë kohë. Janë një sërë godinash shumë të rënduara nga goditja e tërmetit në Durrës që kërkojnë një rikonstruksion më të thellë. 

Deri kur familja e fundit do të ketë hyrë në shtëpi, ne do vazhdojmë pa ndërprerje punën, me të gjitha vështirësitë. Është shumë e rëndësishme që ky program të mbyllet si histori suksesi. Përveç atyre që humbën jetën, të gjithë që u prekën më keq, të dalin më të fortë se sa përpara se të binte tërmeti.

Gjithë kjo zonë është një vlerë e patundshme, dhe është vlerë më e madhe se sa ajo që humbën. Do vijë ajo ditë që dhe turistët do vijnë këtu në Kamëz. 

Me PD-në ju dukej vetja si turistë që kishit humbur në këtë qytet. Për ne nuk jeni të ndarë, i shohim të gjithë njësoj, duam që të gjithë të keni siguri dhe përkujdesje. Duam që zhvillimi të vijë për të gjithë. Ne nuk e bëjnë për vota këtë. Zgjedhjet mbaruan tani, dhe me sa kujtohem unë, u rrafët prapë.

Dhe do rrifeni prapë. E dyta ne nuk kemi asnjë problem që ju këtu të bëni fitoren e vogël me atë humbjen e madhe. Të shohim kush do jua shtojë zoti inatin, mua apo juve. 

(Ndërhyn një qytetar) 

Janë mësuar që flasin dhe thotë e kam këtu fjalën. Ty të ka vënë Rakipi të lavdërosh Rakipin. Ti s’je i PD-së. Më vjen keq se je në minorancë këtu. Për demokratët është kjo që po them. Siç e dini dhe ju, ne demokratët e Kamzës i kemi shumë merak. Edhe për pjesën tjetër, se mirë këto godinat janë pjesë e programit të rindërtimit, ndërkohë që kjo qeveri e poshtër vijon t’ju paguajë dritat. Diferenca e çmimit që qeveria paguan është më e madhe se vetë çmimi që ju paguani. Kjo nuk  bëhet me asnjë dallim. Duam që të gjithë të ndihemi bashkë, qoftë me marrjen e një mbështetje” – tha Rama.

21 Komente

  1. K
    Keli

    Shume mire ja ben ketyre nga bota tjeter

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Brovo.Kemi nje kryeminister qe shqipetaret duhet te mburret,pas ai po punon per kete popull,per kete vend.Edi Rama nuk eshte si Sali Berisha qe e beri shqiperine shkrumb e hi ne te kater anet,shkaterroi uzinat,fabrikat, kombinatet,bujqesin,ushtrine,shkolla e spitale, sa e katandisi shqiperine ne nje shkrtetire. Edi Rama dallon nga kryekrimneli Sali sepse Saliu shkateronte ,Edi Rama po nderton dhe po bene gjera te reja.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gimi

      Po fiks e ka se ngelen gjith kohes te len pas dore ne kohen e pd e prap nuk zen mend

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hilari

        Ata te pd per tu bere batuta jane skane faj

        Përgjigjjuni
        1. L
          Limi

          Kjo edhte nje nga gjerat e mirea qe ka krye ministri jon qe nuk njeh dallime partiake dhe premitimet e dhena i mban

          Përgjigjjuni
          1. g
            g

            rama e ka bo kamzen qytet bravo po kto te kamzes pse e votoj pd sedi asgje ska bo per kamzen

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neritan

              Tu i bo investime kamzes qe deri dje ka qene me viza rruge ngjyre blu , megjithse bo investime sa t dush atje , ata smarin vesh kush eshte i duhuri jan msu me ato t vjetrit

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bel Inda

                E kemi gariop tirone K/ministrin. Ben ndera me taksat tona. Na rrofte sa malet.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ali baba

                  Keta lefin kot se rama ja ka mbyllur gojen me koh i ka treguar se ne kete parti behet vetem pun e jo percarje mes njeri tjetrit.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mahamuti

                    Folke Boba nifar vokti ! QKA FOL VUQIQI QATO E BON RAMIQI! Me men eka pos.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dušan Mugoša

                      Vuciqi e Rama jane pjelle incestoide e komunjarave te komunizmit sovjetik. Shqiptaria duhet mu pastru njeher e mire, kemi kopila incestoid shume- populli shqiptar ka probleme me veteveten- populli ma laraman dhe ma hibrid n’bote,…….populli me kater pese fe nuk eshte popull kompakt, dhe pike- eshte popull laraman, tradhtare, i perqare, pa edukate e fillozofi te njajte shpirterore e kombetare, dhe pike.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emri

                        Qelbesh i teri…

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Baca Xhaf

                        Edi rama faqe zi i ka nreq punt me shki po punon kunder shqiptaris ne kosove e shqiperi oh hapni syt o vllazer shqiptar se nqeveri e kemi ni shkjaa.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hasan Rrota

                          Esat pash Toptani u dytë Edvin Ramo me origjinë indiane Shqiptar me emer e me gjak shkjau.

                          Përgjigjjuni
                          1. y
                            ylli Panga

                            Nese dikush pret dhe kerkon diqka te mire nga Edi Rama, ai atehere edhe gabon shume se Edi asht proserb dhe e perkrahe vllaun e vet Vuqiqin e jo shqiptaret, sepse me i ndodhe diqka Edit, ai menihere shkon ne Beograd dhe Vuqiqi i jep azil politik.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rrokomon Kosova

                              Partit tradhtare PDK LDK DHE AKK ju bashkangjiten Kristaqit ne momentin e fundit me qellim mi rrxue qeverin Kurti. Po veq karin ja han se gjo sun i bojn King Albinit.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sara

                                oty t'qifsin tan rust e kinezt robt e shpis megjithe Albinin e putinin

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                Vëzhguesi

                                Edi Rama është i shkolluar dhe i përpunuar nga Serbo-Rusia në Francë me ndihmën e Fatos Nanos, ky idiot tradhtari në pushtetin që ka është instaluar nga Serborusët me një qëllim , zhbërjen e shtetit tonë Kosovës …!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kosovari

                                  Ngujimi i Ramës në raportet Serbi-Rusi, është një gurë prove se ai i takon atij grupimi, dhe se pozicioni tij është shkatërrues për projektet shqiptare. Humbja e besimit të tij tek shqiptarët është proces i pashmangshëm.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dokëtorrë Hajëdarë Pyka

                                    Mas pari duetë te shpallenë nonëgrata PDKurcatë e Hashumitë e Lamushitë e Pacovitë e e Ishesë me disa te LDKaks e tani RRamenë kta duetë likfiduarë nga poelitika Shqipëtare se do jon trathëtatë e do amaka.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      shqiptar

                                      Lopa do haurin e malsori do gurin,shkembin ske ci ben me o kryeminister.Shiko Shkodren te ashtuquajturen djep i demokracise ka 50 vjet qe e fiton Pd-ja bashkine e asnje pune apo permiresim kushtesh prej saj.Gjithcka qe eshte transformuar ne Shkoder eshte bere nga Partia Socialiste.Te vjen keq,por ama dihet qe ne shkoder inteligjenca ka ikur o ne Tirane o jashte shtetit,ndaj mos prinisi ndryshime ne mentalitet e intelekt

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje