
Një djali i ri me vath në vesh e bëri nostalgjik kryeministrin Rama, i cili kujtoi kohën e rinisë së tij, kur vetë mbante një aksesor të tillë.
Gjatë vizitës nëpër banesat e reja në Valias, kreu i qeverisë i shoqëroi takimet me qytetarët me batuta. Teksa iu drejtua Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës, Rama u shpreh se futja në parti e detyroi atë të heqë vathin nga veshi.
Ndërkohë në një tjetër moment, kryeministrit Rama i nxjerrin disa ëmbëlsira, por ai refuzoi t’i marrë duke thënë se duhet t’ja jepni Arben Ahmetajt, pasi siç u shpreh kreu i qevrisë “ai është helm”.
Edi Rama: Shi shi me vath si Ronaldo… Eh mo Rakip ç’na bëtë me këtë parti, na hoqët vathët.
Rakip Suli: Një mrekulli është.
Edi Rama: Shumë mirë është.
Qytetari: Jo mirë, por shumë e mirë është. Ne jemi shumë të kënaqur.
Edi Rama: Ta gëzoni, paçi shëndet.
Edi Rama: Jepjani këtij se ky është helm (e drejton gishtin nga Ahmetaj) unë jam i ëmbël.
Qytetari: Nuk dua ta harroj për të mirën që ka bërë
Edi Rama: Jo jo, Rakipin nuk ke si ta harrosh se ai vërtet i ka ndenjur mbi kokë kësaj pune, por me stadiumin e prish cik punën. Kërkon dhe stadium.
Ed, beje ca kohe kryeminister Arben Ahmetaj ... Hajdut dhe legen !
hahahahahahah i ka ber rama si vetja te gjith te gjith i ka ber sarkasitk dhe te rregullt
Hahaha ja ca te ben politika vetem te mira na ke sjell o rama mir qe ta hoqen vathin
Ky eshte nje premitim i mbajtu nga ju kryeminister ju them bravo per punen e ber edhe per kete amient fantastik qe keni krijuar
Na i shpifin këto fytyra! Plehra dhe maskarenj, hajdutë e legena.
O "Ana' te qenkan shpifur ata qe te japin shtepi te reja falas....por ti hiç mos u merzit se ke ku shkon, zgjidh turinjte e krimineleve, te SB apo te Nokes, apo te Mziut, apo te te rithemeluesve qe mbushin kenetet e pislleqeve. Por edhe leshelistet nuk jane per t'u hedhur poshte. Shko bir shko se te presin me duar plot e perplot me vjedhje e mashtrime.
Zoti kryeministër po me pallatin nr 901 pranë gjimnazit”Naim Frashëri” në durrës çfarë do bëhet? Personalisht ju keni thënë të shembet por nuk është bërë asgjë.