“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë

4 Tetor 2025, 10:17Politika TEMA
“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj.Në takimin e sotëm me sektorin e shërbimit zjarrfikës, Rama tha po punohet çdo ditë po ashtu për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen.

“Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës.

Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme.

Jemi duke u marrë përditë me porositjen e dronëve me kamera termike për monitorim në kohë reale pyjet dhe kapjen sa më shpejt sinjalin e zjarrit, sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje, për ripërtëritjen e territoreve që digjen nga zjarret.

Të pasurojmë flotën ajrore dhe me avionët zjarrfikës”, deklaroi kreu i qeverisë.

6 Komente

  1. L
    Loni

    Sa mbrapa je? Do punojme thote...pra me kesmet. As 5% te atyre qe thote nuk ben.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Delusional idiot

      Vendin cudirave…Flote Ajrore pa asnje Avion…si Puna e omelettes Shqiptare qe ma tha nje anglez..Shqiptaret tha e bejne omeletten ndryshe,,Si Pune e pare tha Vjedhin dy veze……Ik ore Ramut se te doli boja me rrenat e tua.. e satellite,akademi cobanesh,minister AI dhe pordhe kot..akoma nuk ke uje e plehrat kane mbuluar vendin

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora***

        Ha ha , cfare mashtruesi ordiner qe eshte ,po nuk hoqe floten e hajduteve qe ke ne qeveri dhe administrate per ushtrine s ngelet asgje

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cinxo

          Po avionet zjarrfiles ku jane. EdZdRoma je shkeputur komplet nga realiteti. Te ka ngelur kosherja bosh. Ajo bande idooto-hajdutesh qe mban rreth teje te lajne e te lyejna me mbroçkulla dhe ti fluturon me presh.

          Përgjigjjuni
          1. h
            he ca polli me kete bole

            po ti ske force airore o bole i thinjur. Ci do keta “pilote” qe do ti besh me shkolle. Prape propagane me luge bosh ?

            Përgjigjjuni
            1. b
              bbbbbbbbb

              Ky eshte kryeministri i formalitetit hajdutllekut dhe mashtrimit. Lidhur me formalitetin, eshte reale qe nderton karabina , u ve tabelat ne hyrje dhe cakton ca drejtus qe te vjedhin fondet. Psh AKU, ndertesa spitalesh ku te semuret nuk gjejne zgjidhje, por detyrohen te vene tek privatet.etj...si keto Per hajdutllekun, vetem fakti qe jemi nder vendet me te korruptuara ne Europe dhe bote.Kuadrot e zgjedhura prej tij vjedhin edhe kur futen ne burg. Ai mbetet CEO i kesaj pune. Per te mashtruar ,....? ne cdo fjale qe thote dhe dalje qe ben ne TV. Manastirliu la gjurme si ministre e shendetesise ne kohen e pandemise. Por edhe bemat e okologjikut qe atehere i jane rrenjet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje