Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senat jep "OK" për David Kostelancik, si ambasador i ri i SHBA në Shqipëri

28 Prill 2023, 17:44Politika TEMA

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senat jep

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit amerikan ka miratuar ditën e sotme kandidaturën e diplomatit David Kontelancik për të qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. 

Ai ka një karrierë të gjatë në diplomaci dhe ka punuar më herët edhe në Ambasadën amerikanë në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore në fundin e muajit mars, Kostelancik u shpreh se është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në Shqipëri, bazuar në eksperiencës 30 vjeçare dhe dëshira e madhe për të përforcuar partneritetin SHBA- Shqipëri.

Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të SHBA luftën ndaj korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Biografia

David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në Ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. 

Para emërimit si ambasador, i shërbente si këshilltar për Politikën e Jashtme i shefit të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare, ku ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

5 Komente

  1. G
    God bless America!

    Fuck you non grata sb.!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Svetllana

      Ai ka një karrierë të gjatë në diplomaci dhe ka punuar në kohën e Legjendes Sali Vukmanovic Berisha në Ambasadën amerikanë në Tiranë. Prandaj takimin e pare e ka rezervuar me kreun e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arian Çurri flet dy fjale latinisht eshte anal-ist

      Kur te filloje non grata kete ambasador.e ka blere Rama , Sorosi , na vodhen votat na vodhen zgjedhjet u blene zgjedhjet kam fakte njeri nga Gosa e Kavajes me ka derguar video . Ambasadori ka prona ne Durres eshte i korruptuar bashpunon me mafian ...kenget e perhereshme te non grates do kenaqemi .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli.

        Sa "keq"qe dikerka shqip se sdo kene me nevoje per perkthimet nga shqipja ne shqip per analistet e konkluzionistet e studjove.Po perse mor ambasador di shqip pi do ti lesh oa buke keta llapaqenet neper studjo.Po keto "kokat e analisteve"me ca do meren me perkthimet nga shqipja ne anglisht.Spaske menduar fare per keta

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pune te mbara Ambasadorit te Amerikes te riut

          Ishalla Ambasadori i ri folka edhe shqip te shkoje ne gjurmet e paraardhses znj Kim ti japi goditjen perfundimtare nongrades qe ka 32 vite ne qafen e ketij populli vec te zeza i ka bere .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje