Serbia uron Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë: Shëndet dhe paqe për popullin shqiptar

28 Nëntor 2022, 16:33Politika TEMA

Serbia uron Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë:

Serbia ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë.

Mesazhi i urimit ka ardhur përmes një postimi në Twitter nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se urime të shumta për festën e Pavarësisë, Shqipëria ka marrë edhe nga vende të tjera, përfshi edhe Ukrainën, por edhe nga Aleanca Euroatlantike (NATO).

3 Komente

  1. R
    Reshati Kolonjes

    Palacot ngelen gjithmone palaco. I urojne popullit te Shqiperise dhe jo popullit Shqiptar qe perfshin edhe shqiparet e Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise etj.

    1. M
      Mesuesi

      Shato! Urohet Pavaresia e Shqipërisë, e asaj që u krijua në Londër në vitin 1913, pra e 28.000 km2 dhe jo e shqiptarëve të Ballkanit, që i ndanë në favor të M.Zi, Serbisë dhe Greqisë. Psh sot zKosova është vetë shtet i Pavarur dhe ka 27 shkurtin ditën e Pavarësisë. Ne si shqiptarë si simbol kombëtar, e quajmë së toku ndryshe dhe "Festa e Flamurit", por kjo nuk ka lidhje me një ditë feste zyrtare të shtetit. Ndaj dhe të huajt në këtë ditë/datë, për protokoll në rrugë diplomatike, Shtetin Shqiptar do të urojnë.

    2. P
      Patriot

      O kazan, jo Serbia, por Vucici urone Ramen.

      Lini një Përgjigje