Artan Hoxha: SHBA solli informacione për Metën për çështjen e CEZ DIA-s dhe lobimin, SPAK mori të dhëna të dorës së parë

24 Tetor 2024, 15:22Politika TEMA
Artan Hoxha: SHBA solli informacione për Metën për

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar informacione të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha tha se SPAK ka marrë të dhëna të dorës së parë nga SHBA, të cilat lidhen me dy çështje kryesore: atë të CEZ DIA-s dhe lobimin në SHBA.

Sipas Hoxhës, SPAK ka bashkuar tre procedime që lidhen me Metën, ndërsa theksoi se çështja e lobimit është veçanërisht e ndihmuar nga infomacione dhe prova te ardhura nga autoritetet amerikane.

Ai shpjegoi se shuma e parave e deklaruar nga LSI në atë kohë për lobimin në SHBA, ishte rreth 27 mijë dollarë, ndërsa pagesa reale e deklaruar nga kompania e lobimit ka qenë më shumë se gjysmë milioni dollarë. Hetimi po përqendrohet në burimin dhe mënyrën se si kanë ardhur këto para.


“Të treja procedimet janë bashkuar. Çështja e lobimit është shumë interesante, pasi sasia e parave që ka kaluar nga thesari i LSI-së në atë kohë, me paratë që janë deklaruar në departamentin e thesarit të SHBA, është fare minimale, është një shifër te 27 mijë dollarë, ndërkohë që pagesa që është bërë realisht dhe është deklaruar nga kompania e lobimit në SHBA është më shumë se gjysmë milioni dollarë. Duhet parë se si kanë ardhur këto para dhe burimi i tyre.

Këtë e ka hetuar SPAK dhe këtu e ka ndihmuar informacioni që ka marrë nga SHBA. Autoritetet amerikane kanë ndihmuar shumë hetimin e kësaj çështjeje duke servirur informacione të dorës së parë.

Edhe për çështjen e CEZ DIA-s ka informacione që janë dhënë nga SHBA, sepse bashkë me zotin Kastriot Ismailaj, në këtë kompani ka qenë bashkëpronare një qytetare amerikane, Rebecca Gaskin Gain.

Ajo nuk është proceduar pasi ka bërë një marrëveshje me shtetin shqiptar dhe ajo ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur me CEZ DIA-n dhe se si politikanë shqiptarë kishin ndërhyrë,” tha Hoxha.

11 Komente

  1. g
    goni

    Ky eshte me i pisti i gjithe gazetareve.Ne sherbim te karteleve,.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Byrektore SHQUP-i

      goni, përse të dhëmb kaq shumë by...., më fal, denoncimi që ka bërë Artan Hoxha!?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Keshille per gonin

        Po ke fakte coji ne prokurori o 'goni', ndryshe mos ha mut kot.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Artan Hoxha eshte gazetari me i mire dhe me i saket ne invstigimin e shume çeshtjeve dhe jane te besueshe.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Meri

          Ti haje morti politikanet tane, majtas e djathtas, mos u ngopshin e ju mbette ne gryke. Se nga nallonet prej druri e me fustane basme e pantallona doku, u veshen me soj soj markash mijera euroshe. E prandaj te vijne zorret ne goje kur flasin per varferine e popullit. Ata nuk e dine ku bije varferia. Jane bere te mos i votosh fare se cfare bejme ushtrojme te drejten e botes per te humbur tere te drejtat e tjera. POLITIKANE QEPNI GOJEN E MOS DILNI NE TV SE NA E ÇPIFET

          Përgjigjjuni
          1. M
            Meri

            U rriten te lindurit ne ‘90 dhe po Ssliu, Iliri, Monika etj etj

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              Ky spiuni Agush 50 lekesh ja paska kaluar Al Kapones me shifrat marramendese te paraveve qe ka vjedhur me ane te korrupsionit kur ishte minister.Zhdukja misterioze e keshilltarit te tij Belegut, vdekja misterioze e Dritan priftit pas denoncimit te videos 700 mije euro, vdekja misterioze e ambasador Qazim Tepshi pjesmarres ne Prage ne tavoline me spiunin Agush me Cez-Dia duhen hetuar me kujdes se dhe gariplleku qe po tregon ne salle nuk eshte force por frika qe i ka hyre ne palce se gjithcka po shkon kunder deshires se tij dhe ai ndodhet ne diten me te zeze te jetes se tij. Te presim,,,,

              Përgjigjjuni
              1. d
                dsa

                Bre bre more sa i ditur eshte ky kokelopa nga Sklrapari ku pula ha mut dhe gure, CIA duhet te zevendesoj Drejtorin e saj me kete bole, qe i mbeti dora ne xhep duke blere lajme tek zgjebsat e Drejtesise, policise dhe ne kete rast tek langot e SPAK.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejesia

                  Meta edhte ckoqur, bsdhke me ceten e tij. Tani edhte rradha e Saliudbashit. Ketu Meta mund te perfitoje duke u bere pentito - i shpton burgut, por jo padurine, dhe shkrrrmoq perfundimisht arkitekin e purdhosjes done 30 vjecare ne salikraci!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rebecca

                    O Artan gjobaxhiu! Rebecca eshte qytetare amerikane por nga SHBA nuk ka ardhur asnje informacion per Rebecca, pasi Rebecca ka mbi 30 vjet që nuk jeton në Amerike. O Artan, pisi ku jane minierat e Metës ne Afrike? Po pse more pos ben sikur di diçka. Na cave menderen me paret e Metës që pastroheshin ne minierat afrikane, ku jane? Ore kokebole, ore plere, po Rebecca ka marre para nga shteti shqiptar per tu terhequr nga arbitrazhit. Pse e terhoqi kot DIAn nga arbitrazhi Ajo? E pagoi Gjiknuri sa frengu pulen, mor zagar i Tomes. Te pyesim Mekgonigalin, se ai e di me mire. Artan gjobaxhiu, e kuqe e zezë, e kuqe e zezë.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rebecca

                      O Artan gjobaxhiu! Rebecca eshte qytetare amerikane por nga SHBA nuk ka ardhur asnje informacion per Rebecca, pasi Rebecca ka mbi 30 vjet që nuk jeton në Amerike. O Artan, pisi ku jane minierat e Metës ne Afrike? Po pse more pos ben sikur di diçka. Na cave menderen me paret e Metës që pastroheshin ne minierat afrikane, ku jane? Ore kokebole, ore plere, po Rebecca ka marre para nga shteti shqiptar per tu terhequr nga arbitrazhit. Pse e terhoqi kot DIAn nga arbitrazhi Ajo? E pagoi Gjiknuri sa frengu pulen, mor zagar i Tomes. Te pyesim Mekgonigalin, se ai e di me mire. Artan gjobaxhiu, e kuqe e zezë, e kuqe e zezë.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje