Shehi: Na del një ministre angleze na ofendon çunat e Londrës! Nuk e lejojmë, ne jemi nipat e Skëndërbeut

18 Janar 2023, 09:30Politika TEMA

Shehi: Na del një ministre angleze na ofendon çunat e Londrës!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se reagimi për deklaratat e ministrit britanik Robert Jenric, sipas së cilit emigrantët shqiptarë po kthehen në kriminelë të rrezikshëm dhe arsyen e problemeve të Britanisë së Madhe, vijnë për arsye elektorale.

“Na del një ministre angleze na ofendon çunat e Londrës?! Po nuk lejojmë ne, ne jemi nipat e Skëndërbeut e kupton? Dhe prandaj them. Kështu që duhet të kthehemi seriozisht aty ku është rrënja e së keqes, në shoqërinë shqiptare.

Sigurisht që anglezët nuk janë engjëj, ata bëjnë politikën e shtetit të vet. Një e treta e Anglisë është me të huaj, ne po shkojmë po akuzojmë vendin më liberal në Europë që e ka kryeministrin me origjinë indiane, gjysma e qeverisë është me ngjyrë në Angli, është shembulli i demokracisë,” – u shpreh Shehi.

 

 

6 Komente

  1. e
    emigranti1991

    Nipat e skenderbeut nuk ja hypin gomoneve, por anijeve. Avionit mundesiht mqs jane shqipe. Jemi nipat e skenderbeut, por jemi shtetas te SALES, FATOSIT, EDIT, METES DHE TE DASH SHEHIT.

    1. !
      !!!!!!!!!!!!!!????????????????

      o ZOT ! Ish Zv / KRYEMINISTER dhe Minster i Emigracionit ne vitin 1992 . Dhe ankohemi sot !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. x
        xha Beqo

        ti je sternip i dervisheve te Iranit qe dergoi sulltani ne keto ane o Dash

        1. s
          spata

          Shkove shume large me keto krahesime .Se si ishin cunat ne kohen e Skenderbeut ne pak dime o fillostrofi i koheve moderrne . Por nje gje e dime se e shohim ne realitet .Keto qe po ndodhin sote ne Shqiperi jane produkt i politkave qe ndiqen nga shkerdhatodemokracija qe ju solli juve ne pushtet . Anglezeve nuk mund tu drejtohesh me krahesimin qe bene se e njohin kete bote shume here me mire se ti .Tu kerkojme qe te zbatojne standartet e demokracise qe ata vete e kane si medalje ne themelet e shtetit moderrne .Sjelljet tona dhe perpjekjet qe bejne te rinjte ,nga zgenjimi i politkes ,ti vlersojne sic kane vlersuar shume emigrante te tjere .

          1. v
            vet e ka pranuar origjinen iraniane

            edhe ky iraniani,na qenka nipi Skenderbeut!!!!!ti je sternipi ajatullahut sumperpjet

            1. U
              Une

              Per ju qe e merrni seriozisht ate pjesen e niperit e Skenderbeut, duket qe e ka ironi per pergjigjen e presidentit dhe eshte fatkeqesi, ka qene edhe minister i emigracionit e zv kryeminister ky??Vertet?! Copa e pijanecit. Nuk mbroj "fermeret" shqiptare te Londres ama komentet qe kane bere keta jane aspak dinjitoze, lere pastaj diplomatike, jane pa etike dhe naziskine duke perfshire ne te, te gjithe popullaten shqiptare qe jane atje. Po fundja keshtu qenkan keta ekstremistet e djathte, rraciste dhe mendojne qe jane me te mire se te tjeret (jo se ekstremistet e majte jane shume me lart, por nuk dalin duke akuzuar popuj te tere si kriminele qe "duhen marre per zhelesh e nxjerre perjashta" njelloj si keta shqiptaret)

              Lini një Përgjigje