Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin të na e kursenin, njerëzit nuk janë budallenj

8 Maj 2026, 08:20Politika TEMA
Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin të na e

Dashamir Shehi, ish-deputet, e injoroi të ashtuquajturën garë për zgjedhjen e kryetari të PD-së.

Ai u shpreh se ky është një teatër i paneojshëm që u duhet kursyer demokratëve.

“Është muhabet pa vlerë. Dihet që është Doktori dhe Doktori do të jetë. Do të ishte më e ndershme të kursehet ky lloj teatri për demokratët. Njerëzit nuk janë budallenj. Këtë teatrin, që është demokratike, ta kursenin. A doni të bëni diçka formalisht? Merr një nga deputetët dhe vëre paralel që të paktën korniza e kësaj të mbyllet nga ana formale. Ka atje 50 deputetë që mund ta bënin. Nuk i prishte punë askujt. Për të qenë demokratike ato do duhej të ishin zgjedhje me kundërshtarë. Salianji p.sh. Po si duket atij kjo nuk i leverdis. Nuk është puna që ata duan Salianjin, ato janë tregues që këta nuk duan Berishën. Do identifikohet grupi që nuk është më përqark kryetarit. Kështu si e kanë sjellë, më mirë ta mbyllin dhe t'i rikthehen politikës. Ta mbyllin këtë histori dhe shyqyr që mbyllet. Të shikojmë tani si reagojnë Berisha e të tjerë. Kjo ka ndodhur, nuk është më në të ardhmen, është në të shkuarën”, tha Shehi.

1 Komente

  1. C
    Castriotas

    Dhe ti Dashi pa brire, pa bole dhe pa koke, sikur the qe u terhoqe nga politika?! Apo populli dhe misioni te therriti dhe ty e agron duken? Koqe enveristesh mbetet! Fakti qe ju nuk shihni jete pertej politikes e ben me emergjent dhe hyjnor tashme jo largimin, qe e kishit ne dore vete, por qerimin me breza nga politika! Nese juve nuk ju dhimbsen femijet tuaj wmqe po i lini prapa me borxhet e juaja, a jane tuajet?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje