Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zgjodhi të flasë drejtpërdrejt me studentët e drejtësisë për rolin që ata do të kenë në të ardhmen e sistemit, duke e vendosur theksin te përgjegjësia individuale dhe standardet europiane të drejtësisë.
Në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, Gogu u shpreh se sundimi i ligjit nuk është një slogan politik, por një mënyrë e përditshme funksionimi e shtetit.
“Sundimi i ligjit do të thotë që pushteti i nënshtrohet ligjit, që çdo qytetar është i barabartë para tij dhe që të drejtat e njeriut janë garanci reale në çdo proces”, theksoi ai.
Duke iu drejtuar studentëve, ministri e lidhi drejtpërdrejt reformën në drejtësi me rolin e brezit të ri, duke nënvizuar se sistemi nuk konsolidohet vetëm përmes institucioneve, por përmes njerëzve që e zbatojnë atë.
“Reforma ka ndërtuar institucione më të forta dhe një standard që nuk kthehet pas. Por ky standard nuk mbahet vetë — mbahet nga ju, nga vendimet që do të merrni çdo ditë”, u shpreh Gogu.
Ai theksoi se integrimi europian nuk është thjesht një objektiv politik, por një standard konkret që matet me mënyrën se si funksionon drejtësia dhe si trajtohet qytetari në praktikë.
Në fjalën e tij, ministri ndaloi edhe te rëndësia e procesit të rregullt ligjor, barazisë së palëve dhe transparencës, duke i cilësuar këto si shtyllat mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te drejtësia.
Mesazhi për studentët ishte i qartë: e ardhmja e sistemit të drejtësisë dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian varen nga integriteti dhe profesionalizmi i brezit të ri të juristëve.
Duke lexuar ato çfarë ka thënë ministri i ri i drejtësisë Toni Gogu mendoj se është një demagog duke na bër teori dhe aspak punë në praktikën e ministrisë që drejton.Para një muaji i kam shkruar një letër duke denoncuar një padrejtësi të bër ndaj një familjeje në Gjinar të Elbasanit nga të korruptuarit e kadastrës së Elbasanit,por gjer tani vetëm heshtje dhe asnjë përgjigje.Mendoj se zyrtarët e korruptuar e dembela kafenesh të aparatit të ministrisë së drejtësisë nuk ja kanë vënë në dispozicion shqetësimin tim si qytetar ose vet Z Gogu nuk e ka vënë ujin në zjarr.Nuk ishte problem personal,por edhe po të ishte i till duhej të më kthenin një përgjigje,jo vetëm heshtje pa pikë turpi.Njerëz të ulët e pa pikë dinjiteti.Sot i shkruajta përsëri dhe ju thashë se kopjen e letrës time do t’ja dërgoj edhe Komisioneres se BE për zgjerimin për t’i treguar se çfarë ministri drejtësie ka qeveria shqiptare sot.E di që nuk do të shqyrtojnë problemin që ngrë sepse janë të papërgjegjshëm,por atje kanë shkuar se i kemi votuar ne për t’i shërbyer popullit.
T'a dije Ministri i Drejtesise qe ka koleg nje pastor si Gogu mbytet ne nje pike shurre.