VIDEO/ “Nëse PD do të vazhdojë të ekzistojë…”, Sefa: 85% e demokratëve e kanë braktisur Berishën

7 Maj 2026, 16:35Politika TEMA

VIDEO/ “Nëse PD do të vazhdojë të

“Sali Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por demokratët e kanë braktisur atë. Më shumë se 85% e tyre nuk angazhohen më dhe nuk do ta votojnë”, është analiza e Indrit Sefës, ish-sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhjet në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Tema, ai flet për zgjedhjet në PD, ku sipas tij nuk ekziston asnjë element gare dhe po imponohet me dorë të fortë, në mënyrë thuajse diktatoriale, kandidatura e vetme e Sali Berishës. Sefa ndalet edhe te përvoja e tij në PD që në fillimet e kësaj force politike, kur, siç thotë ai, iu desh të pranonte se gara e vërtetë nuk ka qenë kurrë kulturë e kësaj partie. Duke komentuar përjashtimet nga gara dhe largimet nga partia me metoda që ai i cilëson diktatoriale, Sefa shprehet se Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por shumica e demokratëve janë tërhequr dhe e shohin me përbuzje atë që po ndodh sot në selinë blu.

Sipas tij, ata nuk janë larguar shpirtërisht nga PD, por presin shfaqjen e një figure tjetër që të përballet me Berishën dhe mënyrën e tij të drejtimit të partisë. Indrit Sefa deklaron se demokratët e distancuar nga PD janë mbi 85% dhe se një proces zgjedhor me kandidat të vetëm dhe me pjesëmarrje të ulët nuk mund të jetë legjitim.

Ai lidh përjashtimin e të gjithë sfidantëve të Berishës edhe me frikën nga bojkoti masiv që demokratët mund t’i bëjnë procesit të 23 majit. Sipas Sefës, largimi i kandidatëve nga gara synon edhe shmangien e pranisë së vëzhguesve të tyre në procesin e votimit, duke e lënë gjithë administrimin e zgjedhjeve nën kontroll të plotë të strukturave të Berishës. Kjo, sipas tij, hap rrugë për manipulime të mundshme me pjesëmarrjen dhe shifrat e anëtarësisë ditën e votimit.

Ish-sekretari demokrat sjell në vëmendje edhe paradoksin e një partie që, sipas tij, manipulon proceset brenda vetes, ndërsa kërkon të bindë shqiptarët se i janë vjedhur zgjedhjet nga kundërshtarët politikë.

“Nëse Partia Demokratike do të vazhdojë të ekzistojë”, thotë Indrit Sefa, “Berisha nuk do ta ketë të lehtë të qëndrojë gjatë në krye të saj, sepse demokratët nuk do të vazhdojnë të falin gabimet e panumërta dhe dramatike të tij”. Sefa thekson ndër të tjera se Berisha nuk u dha demokratëve mundësinë ta mbanin si lider shpirtëror, ashtu siç, sipas tij, duhej të kishte ndodhur.

11 Komente

  1. i
    i drejti

    ik tani se dukesh qe te pelqen shume sufllaqja e fitove per sot,85 per ty e kane braktisur fute edhe vehten e beje 86 haaaaa sa i eshte bere koka prej sufdhaqeve haaaa po ik o legen ti e te gjithe bythlepiresit e rames.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poshte komunistat

      O i drejte rri shtrember por fol drejte. Une jam demokrat dhe ish i perndjekur polotik para dhe pas viteve 90. Ta dish ti qe Ramen dhe rilindsat i urrej per vdekje por me nil moken, vokahin, ennon gazrat, gjkturpin erj etj kurr nuk vijme ne pushtet. Do talle karin djali xhepisti gjate me ne se ata jane bashte.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Po për sali malok komunistin çfarë na thua o i përndjekur politik para dhe pas 90-s.Nuk e pashë emrin e atij mut burri në komentin tënd.Ai është ai që i drejton ata qenë të tërbuar që ti ke përdorur.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunistat ne litar

          Berisha eshte po aq kurve e burre llun sa edhe ti o Arben pareonazhisti. Sa per dijeni gjysma e shqiptarve e ka emrin Arben dhe gjysma ndodhen neper katundet e Tiranes. E more vesh apo do prap

          Përgjigjjuni
        2. O
          Oficeri dulles

          Rama nuk ka qene komunist,ti po desperately te urresh komunistat urre PD ,atje Jane mbledhur te gjithe komunistat fanatike me Saliun ne krye, spiunat e rregjimit pa fillo dhe numeroi me kujdes . Ballista apo te persekutur ke shume pak po dhe ata pa asnje post

          Përgjigjjuni
      2. M
        Malo

        Pse nuk krijoni Parti te re nqs jeni te sigurte ne 85% tuaj?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati i zhgenjyer

          O z avokat kur thua 85% do te thote te gjithe ata qe e simpatizonin dikur e kishin shprese , po kur e pane se kush e udheheq e kush e ndjek prapa plakun mere ja bene naften . Keta 15% jane ata qe kane perfituar shume pasuri te lujtshme e te pa lujtshme e nuk ikin dot , plus jane edhe disa qorra qe shpresojne qe po e moren edhe njehere ne dore dijne ata se si sillen me Shqiperine , gje qe nuk ka per te ndodhur sepse nuk eshte me ai populli i 92 e as ai i 2005 , ju jane hapur syte te gjithve nuk e voton me njeri plakun mere breket plot kundermon era tre km . Qe pd ka ikur per lesh te gjithe e dijne vetem qorrat nuk e shohin , barin qe ja u dha ambasadorja Kim e mbaruan tani e ka radhe m . . . .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Sali malok komunisti,sekretari i partisë vjen nga diktatura komuniste dhe ashtu ka mbetur një diktatot që ka ndërruar pardesynë e bardhë me kostum gjoja demikrati,por që ujku qimen ndërron,por zanatin të mbys e shqyej kurr nuk e harron.Është një njeri i pështirë që shumica e popullit e urren,por jo vetëm,sepse edhe anëtarët e PD po e abanfojnë këtë fytyrë të përçudnuar krimineli e antikombëtari.Ata e dijnë se me këtë monstër nuk fitojnë kurrë dhe po e abandinojnë.Ai e quan PD ptonë të tij dhe të familjes së tij,sikur ja ka lënë trashëgim Ram maloku.Ai i ka zënë frymën asaj partie.Ai është i mallkuar nga gjithë shqiptarët në Ballkan,aq i ndyrë është ky njeri i zi sterrë si nata.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komunistave miun e shpise

              Arben patronazhisti besoj se je kelysh i vogel i ndonje bundre komunisti te vogel. Injorant qe per partine i puth loqet Rames e kujdo qe keni interes.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Futja vetes

              PD është e SALI kermes .....po Shqipëria?????????????

              Përgjigjjuni
              1. B
                B

                Jo 85 perqind por, 85 pike 85 perqind. Ky eshte tuaf . Jane si per gjumashin perqindjet more ka…. Do vije koha te provohen te gjithe se sa ju vlen lekura.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje