Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mbajti një fjalim në Kuvend mbi procesin e integrimit europian, ku ngriti shqetësimin se qeveria po e trajton integrimin si një proces propagandistik dhe jo si një reformim real të shtetit shqiptar.
Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje historike: ndërtimit të një shteti europian në standarde ose përdorimit të Europës si slogan politik.
Sipas saj, procesi i integrimit është kthyer në një “integrim në letër”, ku ligjet miratohen me procedura të përshpejtuara, pa transparencë, pa debat publik dhe pa përfshirjen e opozitës apo të shoqërisë civile.
Deputetja e PD deklaroi se integrimi europian nuk matet me numrin e kapitujve të hapur apo konferencave ndërqeveritare, por me ndërtimin e institucioneve funksionale, sundimin e ligjit, lirinë e medias, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut.
Ajo u ndal gjerësisht tek raporti i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë, të cilin e cilësoi si një “skaner politik dhe demokratik” të gjendjes së vendit.
Tabaku solli në vëmendje faktin se Shqipëria ka rënë 11 vende në indeksin e korrupsionit të Transparency International, ndërsa raporti evidenton korrupsionin e nivelit të lartë, problemet me zgjedhjet, presionin ndaj medias, keqpërdorimin e administratës publike dhe përkeqësimin e standardeve demokratike.
Në fjalimin e saj, ajo ngriti shqetësimin edhe për ekonominë dhe varfërinë, duke theksuar se shumica e fëmijëve shqiptarë vazhdojnë të jenë në rrezik varfërie, ndërsa ekonomia sipas saj po prodhon pabarazi dhe po favorizon monopole e oligarki.
Një tjetër çështje ku Tabaku u ndal ishte skandali i fondeve IPARD II, ku sipas saj raporti evidenton parregullsi të rënda dhe mungesë përgjegjësie politike për keqpërdorimin e fondeve europiane për bujqësinë.
Deputetja e PD foli edhe për drejtësinë dhe median, duke deklaruar se raporti i Parlamentit Europian konfirmon vazhdimin e presionit politik ndaj gjyqësorit dhe problematikat serioze me lirinë e medias në Shqipëri.
Në përfundim të fjalës së saj, Tabaku theksoi se Europa nuk ndërtohet me propagandë, por me standarde dhe demokraci funksionale.
“Një qeveri që beson tek Europa nuk i frikësohet transparencës, debatit, opozitës dhe medias së lirë,” deklaroi ajo nga foltorja e Kuvendit.
Ja kjo fyçka goca e budallait...
Po kjo fyçka , siç e quan një komentues Tabaken , tani e mësoi që integrimi nuk është propagandë po transformim i vendit dhe gjithçkaje që nuk është në nivelin e kërkesave të BE-së ? Ishallah e ka kuptuar , se më mirë vonë se kurrë thotë populli , po në këtë mes , opozita sipas Tabakes , nuk paska asnjë detyrë për të kryer ? integrimi europian nuk kërkon të bëhet vetëm për socialistët po për gjithë shqiptarët . Po shohim se plaku Sali , i mbështetur nga Tabakja dhe disa deputetë të tjerë injorantët funksionalë , po mundohen me çdo formë e mjet për ti sabotuar përpjekjet dhe punën që po bëhet për integrimin e vendit drejt BE-së .
ik moj Shurre e Mutit Grua Shkerdhate, qe nxini Shqipeine kudo qe shkoni,per Interesin e Berishes... 1-Bombat me Molotove te kujte jane???????????????
Femer e ndyre, antiperendimore ne sherbim te Zenit.
prap ti o fycke salehut nuk te mbyllet goja vetem vrer nxjer
Qysh do ja bënim pa këtë bibën,do na kishte marrë lumi ( i fshatit te Meros)...
Kjo nuk mund te sillet ndryshe se e ka ligesine ne gjak……
. . . Dheeeee Shqiperia mund te integrohet ne Europe , vetem permes bombave MOLOTOV ! Kete deshe te thoshe moj bucja e egersires se Vicidolit ?