Shqipëria hapi sot 4 grupkapitujt e radhës/ Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt! I hapim të gjitha deri në fund të vitit

16 Shtator 2025, 09:08Politika TEMA
Shqipëria hapi sot 4 grupkapitujt e radhës/ Kos: Shqipëria ka

Shqipëria hap sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së. 

Në fjalën e tij nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur vetëm 5 grupkapituj për t’u hapur.
Ndërkohë komisionerja e zgjerimit Marta Kos, ka deklaruar se të gjithë grupkapitujt priten të jhapen deri në fund të vitit siç edhe është plani. 

“Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendos të verdhën.
Do ti hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. Urime edhe një herë është një nder”, tha ajo. 

2 Komente

  1. T
    TALLJA ME SHQIPTARËT

    Shqipëria hapi sot 4 grupkapitujt e radhës/ Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt! I hapim të gjitha deri në fund të vitit. Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit.____________Shënim: Puna është sa kapituj mbyll e jo sa hap, njofton të kujtosh rastin e Turqisë. Ku ka ecur shpejt Shqipëria te çështja mjedisit? Këta vetëm kulla dhe beton kanë bërë! Mungesë gjelbërimi dhe ndotje maksimale. Apo M.Kos e sheh gjendjen me syzet e Sorosit? Po inceneratorët inekzistentë (të megavjedhjes), janë ecje përpara? Janë ecje për-para, për lekë. Për Martën deti qënka bërë kos.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Te shohim a do hapin bujqesine....po sa vite di duhen per tu mbyllur??????kur per tu hapur u deshen 3.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje