Në një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Miamit erdhi për herë të parë në Europë kryeministri Edi Rama foli për mandatin e tij të katërt, Shqipërinë, Samitin si dhe projeksionet për vitet në vijim.
Sa i takon vendit tonë, kryeministri u shpreh se Shqipëria do të jetë një Itali e re ku vendi e ka bekuar Zoti, por e ka mallkuar historia ndër vite.
Richard Attias: E zbulova vendin tuaj – e them me modesti të plotë – vetëm para pak muajsh me gruan time dhe ramë në dashuri me këtë vend, me njerëzit e tij dhe sa herë njerëzit na pyesin, “çfarë mendoni për Shqipërinë” – nuk e di nëse ju pëlqen krahasimi im – por unë mendoj se jeni Zvicra e re e Europës. Jeni fiks në qendër të Europës dhe nga pikëpamja gjeografike keni edhe më shumë të drejtë të jeni qendër për Europën.
E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, një vend i paqtë, një vend tolerance. Pse keni qenë kaq të heshtur deri më sot? E gjithë bota po zbulon tashmë Shqipërinë, po zbulon Tiranën. Nëntëdhjetë për qind e delegatëve tanë janë të habitur pozitivisht me zgjedhjen që bëmë dhe mendoj që ky është vetëm fillimi. Si prisni të jetë e ardhmja e Shqipërisë?
Rama: Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse, nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrijmë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, po të bëheshim të tillë, atëherë Shqipëria do të ishte tmerrësisht e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësi, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, të ushqimit, por ku nuk e humbet buzëqeshjen.
Ne na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë, kemi pasur edhe kontributin tonë për shumë e shumë vite dhe shekuj. Ky vend, me një territor shumë të vogël, vetëm 28 000 kilometër katrorë, ku gjen dy dete, male, nëntë lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, për të investuar, por, nga ana tjetër, ky vend ka vuajtur tej mase nga stigma dhe ka qenë shumë e vështirë t’i sillje njerëzit në Shqipëri ngaqë stigma ishte shumë e madhe.
Pastaj, kur erdhën, sa herë vinin, thoshin: “Oh, po këtu nuk është siç e prisnim”. Tashmë, kemi dalë përtej dhe vitin e kaluar e mbyllëm me 12 milionë turistë, e kjo është shifër e jashtëzakonshme për një vend me vetëm 2,4 milionë. Tani, po kërkojmë të marrim atë çfarë me shumë mirësi po sillni ju në vend, ekselencën, cilësinë më të mirë, sepse na duhet të vëmë një ekuilibër midis masives dhe cilësores, në të kundërt, rrugës, mund të humbim, jo vetëm mundësinë për të qenë Zvicra, që nuk mendoj se e kemi, por edhe mundësinë për të qenë një Itali e re.
Rama foli edhe për projektet për energjinë, teksa u shpreh se është duke u punuar për projektin me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e kabllove nënujore të transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të prodhohet në vendin tonë.
"Ne kemi shumë për të bërë politikisht dhe gjeografikisht për energjinë dhe ne po e bëjmë. Tani ne jemi të angazhuar në një projekt më të madh me Italinë që lidh Shqipërinë me Italinë. Ka kompani franceze që kanë ardhur për të ndërtuar për energjinë diellore. Aktualisht kemi ngritur parkun e parë teknologjikë, ndaj ka shumë kompani të huaja që vijnë këtu. Pastaj edhe në shërbim jemi mirë, por turizmi energjia dhe novacioni janë 3 nga drejtimet ku mund të bëjmë shumë më tepër", tha ai.
Një koment e pati dhe për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili u mbajt në vendin tonë më 16 maj.
"Kjo që ndodhi në Tiranë me samitin ishte e paparashikueshme. Në këto vendtakime vijnë njerëz nga terreni ku gjithçka mund të ndërveprojë, të ngrenë pyetje dhe të marrin përgjigje, dhe të vihen në kontakt me njëri- tjetrin. Ne patëm nderin që të kishim presidentin francez këtu dhe në momentin që ai iku ai shkëmbeu kontakt me 3 persona. Njeri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor, përmes inteligjencës artificiale dhe jetonte në Londër. Dhe ai i tha pse në Londër duhet të jesh në Paris më jep kontaktin tënd", tha Rama.
o qofte, nje "Zvicer" ne kuptimin ku gjithesecili invetohet shpirterisht ne ate qe beson, ne nje fare menyre nje "Zvicer" ku depozitohen paurite shprterore te te gjithe botes, e jo ate financiare...
Dëgjoje Luanin o qofte , ku merr vesh ti , Luani I di të gjitha . Eshtë rrotë kari i ditur .
Kryetari Mao I Surrelit hapi thesin e dacibaove !! ..' Periodat e Spirokaripalit ishin aq te shijshme sa qe (Edvin Don Peder Astes.shën. redaksisë) filluan t'i gudulisin gishtat e kembeve.... i rrufiste ato përmes dhëmbëve të plastmasit, nga nje preservative e mbushur plot, disinfektuar me benzine 90 oktan, nga ajo qe pshurr Kastrati...
Tema, vitrima e Surrelit
Po ku je mor Luan mendje ndritur, dil origjinal e jepi mend Rames.
Ti ke mallkimi me i madh o kancer.
Me 90% arabe pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit nuk te ka beku Zoti por te ka futur te gjatin..... allah uakbar
Emancipiminn shkollimin elektrifikimin tolerancen fetare E beri. ENVER HOXHA . Demokracia ka bere vetem droge krim dhe korrupsion
Po ti je i mallkuar qe Kur ke lindur do beje dermane ky vende me Kullaj pa lidhje???
Ma Mir me Lulin Dhe halene e madhe ke Avni Rustemi. Ne si tironca, kena mar vendin, qi sheshin ta qujm “esat toptani”, ene ta kthejm ene I here qelbsinllekun ke “avni rustemi” bashk me eren e shurres dhe te mutit, se ne kshu kena jetu, mes shurres e mutit. Po, vallahi, bilahi, vet si kto kamunistat Nuk behet, me t’heq mutin nga dera e shpis Pa ja kerku. Kum Pa, s’kam Pa, po c’ekshtu nuk kom pa.
Une, edhe Pak dhe me Ramen U bera..SE keta koqet e opozite, vetem grinden.