Çifti shqiptaro- libanez Elias Mazloum dhe Armida Alikaj të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë këtu ishin të ftuarit e parë në sezonin e tretë të podkastit të kryeministrit Edi Rama.
Pyetjes nëse do ta linin Shqipërinë për të shkuar të jetonin në një shtet tjetër? Elias Mazloum iu përgjigj 'Jo'.
“Shqipëria është e vështirë është sfiduese. Ne akoma nuk e kemi blerë një shtëpi, gjyshërit e mi nuk më kanë lënë toka e gjëra por…?” tha Armida Alikaj.
“Shqipëria është e vështirë por cili vend nuk është i vështirë? – replikoi Rama - Ne kemi dhe prirjen çfarë është e vështirë e konsiderojmë normale.
Por një gjë di të them që Shqipëria përveç të tjerave, për ne shqiptarët, të jep atë që nuk ta jep një vend tjetër, flas për pjesën e marrëdhënieve”, tha më tej Rama.
Më tej tregoi dhe takimin me mjekë shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Gjermani, janë të integruar mjaft mirë, por iu mungon Shqipëria.
Elias Mazloum e përkufizon jetën këtu: “Shqipëria është Europë pa stresin e Europës”.
Shqiperia eshte vend sketerr per te krijuar familje edhe me jetuar si njerez''kurse per ram te pa aftin edhe per ministrat hajduta eshte mire rrumpalla