Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është përgjigjur pyetjes, “si e drejton partinë nga burgu Ilir Meta?”
Bulshi shprehet se bisedon çdo ditë me kreun e burgosur të PL, Ilir Meta. Por ai e mohon se Meta ka një celular, teksa shton se bisedat i bëjnë nga një kabinë telefonike që ndodhet brenda ambienteve të sigurisë.
“Nuk mund të pritet drejtësi nga një strukturë e vendosur në krah të Ramës dhe që garanton siguri për korrupsionin qeveritar. SPAK, kobure në dorën e Ramës për të vrarë opozitarizmin. Nuk është rastësi që dy drejtuesit e opozitës kanë qenë më masa të paligjshme izolimi.
Dhe kjo thjesht në axhendën politike të Edi Ramës. Unë kam komunikim të përditshëm me Ilir Metën dhe për shkak të funksionit, komunikimi është i pashmangshëm.
Bisedat janë telefonike dhe nëpërmjet mesazheve të shkruara. Ky ka qenë qëllimi i izolimit që të mos komunikojë me drejtuesit e partisë dhe anëtarët. Nuk ka aparat celular, merr nga një kabinë telefonike”, - tha Blushi në Debat në A2 CNN.
Po ti do e drejtosh lesheline e spiunit Agush 50 lekesh o Tedi bibiloshi, apo ne ndihme do te vijne sharebajgat e Jales qe i mban ne konferencat e shtypit ca cupelina 16 vjecare qe skane haber nga bota
Policia burgjeve gjat kontrollit rutine te qelive te burgosurit Spiun 80 leksh I gjeten celularin te fshehur ne bythe.