Pas debatit të ethshëm politik që shpërtheu prej vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për detyrim paraqitje të Berishës në SPAK, JAVANEWS angazhoi specialistin e sondazheve Eduard Zaloshnja, për të zbuluar se çfarë mendojnë shqiptarët e thjeshtë rreth kësaj çështje.
Pyetja kryesore në sondazhin e tij (të zhvilluar gjatë fundjavës duke e shpërndarë pyetësorin me SMS krejt të rastësishme në të gjithë vendin) ishte: “Çfarë mase sigurie mendoni se do të ishte më e përshtatshmja për Berishën?”.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin prej 1147 të anketuarish në shkallë kombëtare rezultoi plus/minus 3.1%.
Vetëm 28.5% e të anketuarve nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, ndërkohë që plot 43.1% duan arrest shtëpie për të. Ndërkohë vetëm 28.4% e të anketuarve janë dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës në SPAK.
Zalo e ka bere kete?
Tani pa asnjë simpati per Berishën, por kur hetimet jane mbyllur pse duhet të jetë në arrest shtëpiak?? Deri ne shkallën e fundit vlen pafajësia apo per lali fikun vlen per Berishën jo?
Sondazh me telefon vetem ne Norvegji mund re behet u askujt nuk ja ndjen per frike nga pushteti
Nuk esshte e vertete: 80% e shqiptareve e duan kete kruyekriminle dhe kryehajdut ne burg, meqenese denimin me vdekje u tregua i zgjuar dhe e hoqi nga Kushtetuta.
Ne burg zagari