Politika uron besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale një video me inteligjencë artificiale.
“Gëzuar Ditën e Re”, shkruan Rama.
Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit, ku besimtarët heqin dorë nga prodhimet shtazore.
Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës. Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera.
C'lidhje ke ti mer i pacipe me fene kristiane.....bastardhos(atheos)!!!
O kryeminister deri ne 90-ten se kishe aberin e pashkeve dhe te FEVE palere historine e vezeve ju ktheu mbrapsh demokracia , prishet tere ate industri , shkateruat gjithecka , si dhe brezin e ri e caperdate , futet degjenerimin ne vend te kultures tradicionale per te na kthyer shekuj mbrapa ? E kujt i intereson , Rinia do pune , do industri te prodhoje qe nga NAFTA e deri tek TEKSTILET palere bujqesia apo blegtoria , ku theret QAMETI ti i pershendet me historine se si ngjyrosen vezet apo kur i thyejne me njeri tjetrin , per tu falur ke papa apo ke hoxha e permbyset ate regjim dhe te krijoni shtresen tuaj shume te pasur , ndersa ne RINIA e 1967-tes qe permbysem kisha e xhamija nen drejtimin e sekretarit te PPSH sali u denuam me pensionin duke na dhene LEMOSHE si per ironi sekretari i PPSH-se per vehte eshte bere sheiku i SHQIPERISE bashke me ty dhe bashibuzuket tuaj , BRAVO .!!!!!