Spahiu: Protesta e PD me autobusë dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët!

24 Nëntor 2024, 19:01Politika TEMA

Spahiu: Protesta e PD me autobusë dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet

Opozita dhe kreu i PD, Sali Berisha, që ndodhet nën arrest shtëpiak prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”, ka thirrur protestë kombëtare në Tiranë më 26 Nëntor (të martën).

Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera në Report TV, në Studio Live, se tashmë militantët e refuzojnë Berishën dhe kjo duket nga pjesëmarrja e ulët në mitingje, si ai i Londrës sot, me 100 vetë në antimiting.

Por ai dënoi sjelljen e PD me idenë e vjetëruar të bllokimit të rrugëve dhe aktivitetit të jetës në kryeqytet, duke marrë njerëz me “autobusë apo me sufllaqe me vete”, siç e quajti.

“Protesta e PD me autobusë nga fshatrat nuk mirëpritet në Tiranë, Berisha është i refuzuar nga militantët. U pa edhe në Londër, antimiting me 100 vetë. Unë prisja më shumë. Nuk rrëzohet qeveria duke bllokuar dyqanet e bukës, kopshtet, shkollat, çerdhet, parukeritë, apo rrugicat apo dyert e ambulancave. Një qeveri rrëzohet me lëvizje dhe revoltë popullore, e cila fillon nëpërmjet grevave masive të studentëve, ose në administratë, ku të gjithë dorëzojnë çelësat. Pra nuk je ti që i mbyll brenda, por janë vetë ata që braktisin punën, vendin dhe dorëzojnë çelësat, nuk je ti. Kjo është greva dhe protesta popullore. Protesta partiake janë shumë komike dhe nuk ndodhin në asnjë vend të Europës. Që do të thotë, bllokohen rrugët e Berlinit, por bllokohen nga traktoristë, që bllokojnë rrugët me traktor. Bllokohen rrugët e Parisit, por nga lëvizje radikaliste. Nuk dalin deputetë me Range Rover, me makinat e tyre dhe të bllokojnë autostradën”, u shpreh ai. 

Më tej theksoi se këto nuk ndodhin në asnjë vend të Evropës dhe janë ide të vjetëruara dhe se partitë e mëdha duan të faktorizohen, apo të mos lejojnë të dalin lëvizje të reja.

“Kjo nuk ndodh as në Londër, as në Athinë, ku ka lëvizje radikale. Kjo nuk është lëvizje popullore, kjo është një lëvizje partiake, e cila ku këta kërkojnë të faktorizohen, e në një farë mënyrë këta faktorizojnë njëri-tjetrin. Pra Berisha godet Ramën, Rama godet Berishën dhe duke na thënë ne se vetëm ne dy jemi, këto janë dy alternativat. Imagjinoni sa e rëndë është kur thërret nga një rreth, për të bllokuar rrethin tjetër. Pra çfarë kuptimi ka tani që t’i marrësh nga Tropoja, nga Kukësi, nga Puka, nga Lezha, Kurbini, t’i sjellësh që të bllokojnë Laprakën, Tiranën e Re, Kombinatin, çfarë llogjike ka? Nëse të mbështet populli, thërrit qytetarët e Tiranës dhe blloko Tiranën. Thërrit të Shkodrës të bllokojnë Shkodrën, të Tropojës që të bllokojnë Tropojën, çfarë kuptimi ka që merr tani importon nga një qytet në tjetrin me autobusë, me sufllaqe me vete, që të bllokojnë kryeqytetin”, u shpreh Spahiu. 

Më tej theksoi se “kjo krijon alergji në Tiranë” dhe e vetmja që përfitojnë është hapësira mediatike dhe goditja brenda llojit, duke mos lejuar lëvizje të reja.

“Kjo krijon një alergji në kryeqytet, kryeqyteti është krejt tjetër. mendoj se këta kanë mbetur shumë mediokër në lëvizjet e tyre politike. Këta mendojnë se është ende viti 94, 98, 99, janë aq të vjetër në kostumin e tyre politik dhe idetë e vjetra, sa është e vështirë që të kenë sukses. I vetmi sukses është se ata pushtojnë hapësirën mediatike, të gjitha lajmet merren me ta, si dhe eklipsojnë lëvizjet brenda llojit. Pra ata duan që të mos ketë një lëvizje apo parti tjetër që t’i rivalizojë si opozitë. Ata thonë opozita jemi ne, ky tjetri thotë qeveria jam unë. Pra të njëjtën gjë bëjnë”, përfundoi Spahiu. 

6 Komente

  1. F
    Fëqe Postoli

    Ky Nik Spahiu, jeton e punon në Gjermani. Nga i di ky djalë, se ç’duan apo nuk duan Tironcit ? Me të degjuar e me TV-ra, nuk mund të nxjerrësh konkluzione. Prandaj Niçkë, ja ke fut kot plako.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fabdi

      Bravo zotri Spahiu shumê fjal me vend, duhet me dal nji parti e re me alternativ te Shk,21, ejo më mekëta që kan hëngër dhe e han djersën e fundit të atyre që pak kan mbet.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Ose duhen bere zap shpellaret, ose u do lene prape ne dore Shqiperia, qe ta dhjesin me keq nga ce dhien.

        Përgjigjjuni
        1. u
          une

          Jam dakrt me Spahiun deri tek ceshtja e administrates. Spahiu sigurisht eshte njohes i funksionimit te administrates publike ne Shqiperi dhe e di shume mire se ajo eshte teresisht e politizuar, eshte teresisht e angazhuar jo ne ne sherbim te interesit publik e mirefunksionimit te shtetit por ne sherbim te partise shtet sepse vetem keshtu atyre u mundesohet te jene ne pune te rehatshme, pa u shqetesuar nga konkurenca dhe pa nevojen e nje pregatitje profesionale por te nje angazhimi per te mbledhur vota. Spahiu e di se megjithese popullsia eshte zvogeluar me 1/3 dhe nga ana tjeter sherbimet jane dizhitalizuar, adminitrata eshte dyfishuar qe nga koha kur Spahiu ishte zyrtar i larte i drejtesise. Llogatit 120 mije vete me teper se nevoja se cfare kostoje e rende eshte per buxhetin e mbledhur nga taksat e qytetareve .Ata e dine se jane aty per shkak te sherbimit ndaj partise, prandaj cfaredo qe te beje partia ne pushtet dhe cfaredo qe te beje opozita ata jo vetem qe nuk dorezojne celsat por jane te gatshem te bejne gjithecka edhe kunder interesave te shumices, edhe interesave te shtetit edhe kunder interesave te Shqiperise per te mbajtur ata celsa sepse ata celsa i kane te trasheguara nga gjysherit komuniste qe ua lane baballareve te tyre dhe keta duan tua lene trashegim femjve te tyre si pasurine me te cmuar.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrofshim neve shpetimtarët e popullit të Tiranës.

            Ti artikull-shkruesi, çfarë don të na thuash me ketë trakt, ëëh, çfarë don të thuash. Çfarë qytetarësh nuk na duan ne demokratët në Tiranë diten e rrevolucionit ku do rrëzojmë djalin e Kristaqit. Cilët janë ata qytetar që nuk na duan, që nuk duan rromujën, që nuk duan rrevolucionin demokratik, ëëh, kush janë ata. Popull shkerdhatë autokton i Tiranës, popull pa karakter i Tiranës, ju jeni të gjithë legena, mos-mirnjohës dhe tradhetar. Sejcili komunitet, që do dyndet atë ditë në Tiranë, të flasi dhe të mbrohet vetë, por unë Tropojani-dumbabist, po nevrikarosem dhe po irritohem shumë nga opinioni i popullit shkerdhatë të Tiranës. Shumë shpejt harruat o qelbësira, që ne Tropojanët nën udheheqjen e heroit kombetar, demokratit më të madh të Evropës Sali Shiqeres dhe heroit të Tropojës Azem Hankarit, erdhem dhe ju çliruam nga diktatura. Ne Tropojanët erdhëm dhe jua hoqem kulet dhe shallvaret dhe ju mesuam të visheni si demokrat me pantallona dhe me xhinsa. Ne Tropojanët, jua dhamë lirinë grave dhe vajzave tuaja, duke jua hequr shamijat nga koka. Ne Tropojanët dhe vetëm neve e rrezuam komunizmin dhe i varem në mes të qytetit Enverin, Mehmetin, Ramizin dhe Kadriun, që ju shtypnin si miza që 80 vjet. Ju popullin shkerdhatë dhe kulexhi i Tiranës, keni lindur dhe keni jetuar që 500 vjet në shtepi qerepiçi me kashtë, dhe ne Tropojanët ju mesuam konkretisht se si ndertohen shtepitë, vilat dhe pallatet 50 katshe. Ne Tropojanët, me detyrë dhe vullnet politiko-demokratiko-Serb, ju mesuam ju popullin e Tiranës, se ti vishni gratë, motrat dhe vajzat e juaja, njësoj si gratë e motrat tona, me mini-funda, pa brekë, ti eksportoni në Greqi, Itali e Evropë që me pidhin e tyre të mykur të mprehin "ndoc rrokat" e burrave të ketyre vendeve, dhe me lekat, dhrahmit dhe liretat që fitonin, t'jua dergonin juve o qelbesira dhe ju të ndertoni kolibet me çimento siç ju mesuam neve. A e kupton o popull shkerdhatë i Tiranës, se sa shumë ju kemi ndihmuar ne Tropojanët pergjatë ketyre 30 viteve dhe ju nuk na thoni as Gracie. Nuk e imagjinoj, që qytetarët e Tiranës të mos na mirpresin neve Tropojanët, duke shikuar se sa sakrifica të medhaja ka bërë populli i Tropojës per keta kulexhi. Popullec i Tiranës, ju urdheroj, që me daten 26 nentorë, të jini të gjithë në sheshin Sali Shiqerja, me defa, daulle dhe me këngë Tropojane, ndryshe do t'jua qijmë rracen tuaj, dhe do t'jua kthejmë komunizmin, Enverin, Kadriun e shokët e tyre. A më kuptuat kulexhinj.

            Përgjigjjuni
            1. r
              raul

              Po te kuptuam mire por dhe e dijme mire si buka qe hame se levizja pordheste dumbabiste, lesheliste, leniniste, staniliste, marksiste , cartiste, antiimperialiste, kastriste, per te sjelle ne pushtet njeriun me te urryer ne planet per shqiptaret do deshtoje me turp dhe me 26nendor. Ato trushplare me sufllaqe, llalle e molotov ne xhep te prire nga Sokol Bushkola truthari morragjiu i kurbinit do te sillen si rrugace dhe do ikin si minj te lagur nga kane ardhur duke marre me vete dhe urrejtjen shekullore te mbare shqiptareve dhe ne vecanti te popullit te kryeqytetit. Imam haxhi dede sali fazllic dumbaba me 40 hajdute do marre pergjigjen ekzemplare nga populli i Tiranes sic ka ndodhur ne gjithe pordhestat e tij rrugore dhe nga ballkoni i tyrbes se katit te 8t Neroni 81 vjecar nuk do te mund ti bjere dot violines duke pare zjarr e molotov si para 2000 vitesh kur Neroni i Romes buzeqeshte nga ballkoni i viles se tij duke pare Romen ne zjarr te djegur me urdherin e tij.Duroni o njerez dhe 5 muaj dhe do ta marre vesh Hu Xhintao cfare surprize i ka pergaditur populli shqiptar autorit te luftes civile 1997, grushtit te shtetit 1998, Gerdecit me 26 te vrare, 21 janarit me 4 te vrare, Tropojen me 159 djem te vrare nga politika, Remzi hoxhen e zhdukur, Trebicken e vrare, e keshtu me radhe 27 akuza mbi kurriz deri tek grabitja e kompleksit Partizani dhe gllaberimi i 35 milion eurove nga bin laden al abi Malltezi supermafiozi me ze gruaje e republike ne koke.14 maji 2023 do ti duket lule sheikut taliban Hu xhintaos 81 vjecar ku humbi pushtetin ne 92% te teritorit rast i pare ne historine elektorale planetare.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje