Spiropali reagon sërish për përplasjet në Kuvend: Të papranueshme! Brezi i ri nuk mund të ushqehet me kulturën e dhunës

18 Tetor 2024, 14:33Politika TEMA
Spiropali reagon sërish për përplasjet në Kuvend: Të

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj me rektorët e universiteteve publike dhe atyre private, ka komentuar edhe përplasjet në seancën e djeshme plenare në Kuvend.

Spiropali tha se tensionet në parlament janë të papranueshme. Ajo tha se këto skena nuk janë një shembull për brezin e ri, teksa shtoi se asesi nuk mund të ushqehet me kulturën e dhunës.

"Kundërshtari politik nuk është armik. Kaosi në parlament është krejt i panevojshëm dhe i papranueshëm.

Duke thënë këtë, nuk dua që të mbaj qëndrim politik, as të jem palë në ndonjë nga palët në këtë konflikt, që është i dëmshëm për të gjithë në rezultat.

Dija mund të lërë pas e në hije këtë të kaluar. Në Kuvend ka hyrë tashmë brezi i katërt i post-pluralizmit.

Ne duhet të japim një tjetër edukim tek brezi i ri. Qytetari i nesërm duhet të jetë një individ me përgjegjësi, i ushtruesit të pasionit dhe jo pasionit për ndeshje", tha Spiropali. 

 

Lini një Përgjigje