KQZ ka njoftuar partitë politike, se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën e votimit dhe për të pritur votën, është e pamjaftueshme.
Celibashi informon palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës, ndërkohë që afatet që KQZ ka në dorë janë 10-12 ditë.
“Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që u duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shipëria, në adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit, ishte 54 ditë. Koha më e shkurtër, por që do ta vinte gjithsesi në vështirësi/pasiguri procesin, është 30 ditë.
Sikurse ju e dini, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve të votimit, daton rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Në çdo rast jo më parë se 30 ditë përpara.
Të gjithë operatorët, përfshi edhe atë publik, vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30-54 ditë.
Praktikat e vendeve të tjera, ku disa prej këtyre operatorëve janë angazhuar në votimin nga jashtë, konfirmojnë afatin e dërgimit dhe të kthimit të fletëve të votimit nga jashtë, në një periudhe kohore jo me të pakët se 45 ditë”, thuhet në shkresën që KQZ ju ka dërguar partive.
E drodhën, mor shokëni e drodhën....... . I panë sondazhet se PD humb rëndshëm në emigracion dhe po kërkojnë ta shmangin votimin e emigrantëve.
Diaspora te votoje ne mennyre elektronike ne Ambasade ne prani te 2 perfaqsuesve te Opozites dhe te pushtetit , thjesht fare
Ja modeli më i mirë se si mund të bëhen petullat me ujë, e ka thënë këtu mender "Sylvinjo", Të vijnë me avion shqiptarë nga Kalifornia në Washington DC ku është ambasada shqiptare (6 orë), Oregon (6 orë) Washington state (7 orë), nga Chikago, (3 orë), nga Arizona (5 orë), nga Texas (4 orë), nga Florida (2 orë), nga NYC (1.5 orë), nga Massachusetts (2 orë) e kështu me radhë në çdo vënd ku ka shqiptarë nëpër botë. Dhe ç'është më e bukura, e gjithë kjo për të zgjedhur një tufë hajdutësh dhe varrëmihës të atdheut.....
Kane gjetur nje gru pallum si Celibashi per te monitoruar zgjedhjet.