Spiropali “rrezikon të mbytet” ndërsa i përgjigjet Berishës: Të zë mallkimi i atij! Bardhi dhe Korreshi shpërthejnë në të qeshura

14 Korrik 2022, 14:53Politika TEMA

Spiropali “rrezikon të mbytet” ndërsa i përgjigjet

Ministren për Shtetin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka zënë kolla gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa hidhte akuza ndaj Sali Berishës.

Situata ka shkaktuar të qeshura në sallën e Parlamentit, ndërsa ministrja e ka marrë me sportivitet duke thënë “të zë mallkimi i tij”, referuar Berishës.


Ajo tentoi disa herë të përfundonte mendimin e saj, duke mos ia dalë dot dhe ka kërkuar të mbyllë fjalën e të flasë në një moment të dytë.

Lini një Përgjigje